Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eugenio Montale dhe loja e përkthyesve

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 16:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Maria Corti
Përktheu: Anxhela Lepuri

Gjithçka lindi nga një dëshirë e Eugenio Montales, duke marrë formë heshturazi me kalimin e kohës në kujtesën e atyre që fundja e realizuan. Në muajt e parë të vitit 1978, poeti më propozoi një program origjinal, duke më sugjeruar gazplotë realizimin e tij: të gjeja dikë që mund të përkthente në arabisht lirikën “Nuove stanze” nga “Occasioni”. Autorësia e tij nuk duhej përmendur kurrsesi dhe teksti, i ofruar një poeti të panjohur arab, do të përkthehej në frëngjisht, e kështu me radhë në polonisht, rusisht, çekisht, bullgarisht, holandisht, gjermanisht, spanjisht, për t’u rikthyer sërish në italisht. Sipas tij, poezia pas gjithë këtyre trajtimeve, do të ishte gati e panjohshme – këtë ma tha me një nënqeshje ironike më se të zakonshme. (…)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

I shkrova mikut tim Guglielmo Gorni, pedagog italian në Universitetin e Gjenevës, i cili kishte kontakte me Mahmoud Salem Elsheikl, filolog dhe gjuhëtar i Crusca-s (Accademia della Crusca ose ndryshe la Crusca, akademi e krijuar në Firence më 1583 nga një grup studiuesish, me qëllimin e rregullimit të gjuhës italiane nëpërmjet purifikimit të saj). Gorni, të cilin e falënderoj publikisht, pa humbur kohë më 13 janar 1979 më komunikoi se përkthimet në arabisht dhe nga arabishtja në frëngjisht, ky i fundit falë gjenovezes Claude Krul, ishin gati dhe tashmë në duart e tij. Më konfirmonte se përkthimet ishin të mira dhe se në atë francez “sidomos në fund vërehen spostime progresive të kuptimit”. I kërkova ndihmë sërish Gornit për përkthimin në polonisht dhe më 29 janar 1979 miku më informoi jo vetëm për përkthimin e kryer, por nënvizoi edhe ndryshimet grafike të përkthyesit. Një tjetër miku dhe kolegu, polonistit Pietro Marchesani, i jam mirënjohëse për bashkëpunimin intensiv për përkthimet në çekisht, bullgarisht dhe në holandisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Natyrisht koha e realizimit të një projekti të tillë është gjithnjë më e gjatë se ajo e paramenduar dhe parashikimet njerëzore vetëm rastësisht përkojnë me ritmin e kohës. Montale vdiq më 12 shtator të 1981, ndërkohë që përgatitej përkthimi në holandisht. Pranimi i humbjes së krijuesit dhe destinuesit të projektit qe i vështirë, ngjante sikur gjithçka humbte në boshllëk. Në ato muaj të trishtë, përkthimet e bëra qëndronin të mbyllura në një nga sirtarët e tavolinës sime të punës, ku qëndruan për vite me radhë deri në 1998, kur drejtori i Fondeve Dorëshkrimore paveze, Angelo Stella, më këshilloi që numrit 39 të revistës sonë “Autografo” t’ia dedikoja temës së “përkthimit” dhe njëkohësisht të publikoja në kolanën “Biblioteca di Autografo”, operacionin montalian pasi të përmbyllej. Mungonin përkthimet në gjermanisht, spanjisht dhe italisht. Iu drejtova një bashkëpunëtoreje të çmuar, pedagoges italiane të gjuhës gjermane në Universitetin e Bazilesë, Maria Antonietta Terzoli, e cila më siguroi përkthimin nga holandishtja në gjermanisht e spanjisht dhe si përfundim atë në italisht; natyrisht, përkthyesi dhe dy përkthyeset e mohonin autorësinë montaliane të tekstit.

Për gjuhët më të vështira për t’u kuptuar nga lexuesit italianë si, polonishtja, rusishtja, çekishtja, bullgarishtja, holandishtja, më dukej e nevojshme pajisja e çdo përkthimi me një poshtëshënim në gjuhën italiane, në mënyrë që lexuesit të arrinin të kuptonin vendet e sakta tekstuale të cilat kishin pësuar spostime semantike.

Mungon poshtëshënimi në italisht i tekstit arab, sepse Mahmoud Salem Elsheik, i vetmi përkthyes i tekstit orighinal montalian, më shkruan në 17 maj 1999: “Përkthimi im në arabisht i ‘Nuove stanze’ është i fjalëpërfjalshëm, me përkim gati ‘perfekt’, jo vetëm frazeologjik, stilistik dhe konceptual, por edhe formal i katër oktavave që përbëjnë poezinë. Kështu që, nuk kam asnjë sqarim kushtuar tekstit dhe aq më pak ndonjë shënim për t’u vendosur në fund të faqes”. Së bashku me këtë letër autori më dërgoi edhe “një kujtim të vogël (dhe të vyer) montalian, bashkëlidhur me arabizimin e ‘Nuove stanze’”, një pjesë të një bisede me poetin, i cili qe regjistruar, por, dispozitat e ligjit mbi privacinë detyrojnë që regjistrimi të qarkullojë i paplotë. (…)

Maria Antonietta Terzoli në ndërhyrjen e tretë, në shkrimin “Le insidie della fedeltà”, sqaron me një inteligjencë të veçantë dhe me një ndjeshmëri të mprehtë problemin e ethshëm që Montale kishte vërejtur, pra se çfarë mbijeton nga teksti primar pas një serie përkthimesh. Ndoshta poezia e madhe rezervon surpriza; ndoshta zëri i poetit në pamje të parë mbetet i gjallë dhe përshkon intervalin e gjatë të gumëzhimave përkthimore, por nuk kalon pa u ndëshkuar nga mënyrat iluzore të dekodimit të të tjerëve.

Vargjet montaliane në versionin origjinal:

Poi che gli ultimi fili di tabacco
al tuo gesto si spengono nel piatto
di cristallo, al soffitto lenta sale
la spirale del fumo
che gli alfieri e i cavalli degli scacchi
guardano stupefatti; e nuovi anelli
la seguono, più mobili di quelli
delle tue dita.
La morgana che in cielo liberava
torri e ponti è sparita
al primo soffio; s’apre la finestra
non vista e il fumo s’agita. Là in fondo,
altro stormo si muove: una tregenda
d’uomini che non sa questo tuo incenso,
nella scacchiera di cui puoi tu sola
comporre il senso.

E njëjta poezi pas përkthimeve:

Sul fondo della coppa di cristallo
restano ancora le ultime fibre del tuo tabacco.
Una lenta spirale s’alza,
sopra pedine e cavalli perplessi
e la seguono anelli
più agitati
di quelli che adornano le tue dita.
Con il primo sospiro svanisce
l’illusione che in cielo
disegnava ponti e torri.
Una finestra s’apre, tremola il fumo.
Sull’orizzonte una moltitudine
che ignora l’odore del tuo incenso.
Sulla scacchiera sei tu il solo
che sa mettere fuoco nella sfida.

/Palimpsest/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.