Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Faik Konica, shqiptari i ditur, pena majëmprehtë, reagues kurajoz dhe polemist i ashpër

Kultura E premte, 15 Mars 2024 12:51
Faik Konica, shqiptari i ditur, pena majëmprehtë, reagues kurajoz dhe polemist i ashpër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SOT NE DITELINDJEN E SHQIPTARIT TE MADH

Nga Albert Vataj

Ai, i madhi Faik Konica, ai, pendëmprehti e gjuhëhidhuri, i shumëdituri e i shumëakuzuari, atdhetari i madh dhe fshikulli më i pamëshirshëm ndaj vulgut dhe trandjeve. Ai që guxoi si pakkush të thoshte disa të vërteta që shndrisin edhe sot në vetëdijen e çdo mendjeje të kthjellët dhe vullnese për të pranuar dhe kuptuar pa qenë i magjepsur nga pathosi dhe folklorizmat nacionaliste. Ai që edhe pse në shumë raste e tejkaloi sensin e masës dhe bëri jo pak armiq që e luftuan dhe i’u hakërryen, mbeti i pashembullt në llojin e tij, në të drejtën për të menduar dhe kumtuar mendjehapur. Ai që ndërtoi një figurë emblematike të shqiptarit në botë dhe e përfaqësoi atë me vetveten e tij dinjitoze. Ishte ai që i dha një dimesnion perëndimor botkuptimit të këtij nacionaliteti duke shembur kështu mure të larta anatemimi që një hordhi dashakëqijsh kishin ngritur për këtë racë vitale, për këto njerëz trima dhe fisnikë.

U keqkuptua në shumicën e herëve. Fjala e tij gjeti më shumë zëra për ta mbytur se sa veshë për ta dëgjuar dhe kureshti për ta nxënë. Kishte vendosur të ishte një fenomen, të kishte të drejtë edhe kur shumëkush ishte i pakënaqur me të dhe më çfarë ai kishte thënë dhe shkruar. Por ajo që mund të thuhet sot, është ajo që lejon secilin ndër ne të ketë një bindje vetjake për Faik Konicën. Gjithqysh analiza e tij për shqiptarët është nga më të arrirat. Në fondament qëndron përkufizimi, i cili ka vrenjtur shumë fytyra, ka hidhëruar shumë gjuhë, ka kthyer shumë koka mënjanë, por ai mbetet: “Nëse ka kush që do t’i bëjë keq Shqipërisë, janë vetë shqiptarët”, kësisoj është shprehur ai në një nga rravgimet e tij cinike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhé. Nuk do të më tretë dhéu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” ishin këto fjalët e fundit që tha, ishte ky amaneti që la i madhi Faik Konica në çastet agonike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 15 dhjetor të vitit 1942 ndali zemra e “njeri me kulturë të lartë” siç mëton për të Fan Noli, “enciklopedia shëtitëse”, siç preferoi ta cilësonte erodicionin e tij Apolineri. Faik Konica ishte ndër personalitete shqiptare kontributi dijetues i të cilit kaplot më të epërmet maja. 67-vitet e jetës, 15 mars të vitit 1875, kur ai erdhi në jetë, në Konicë, dhe 15 dhjetor të vitit 1942, kur u shua, i mbushi përplot me akte krijuese dhe kontribuese, mëtonjëse për shqipërinë e shqiptarët, nëpër botën e thundrës së rëndë të harrimit për këtë komb dhe këtë racë, për këtë potencial të pamatë kumtimi. Ai ishte eseist, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, polyglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. Kurajoja qytetare dhe vendosmëria për t’i qëndruar konseguent mendimeve dhe pikpamjeve të tija, bënë shumë artmiqë, por arriti të vendoste një standard të mëndimit kritik, të qëndrimit të vetvetijshëm dhe fshikullit si vullnesë ndëshkimi.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Në atë kur Konica vdiq Shqipëria ishte përfshirë nga lufta, dhe trupi i pajetë i tij u varros në Boston, përkohësisht. Me këtë rast, Fan Noli mbajti një elegji për mikun e tij dhe premtoi përmbushjen e amanetit. Gjithsesi, sistemi komunist që u vendos në Shqipëri pas luftës ndaloi jo vetëm emrin dhe veprat e Konicës, por edhe kthimin e eshtrave në tokën që e lindi dhe për të cilën bëri kaq shumë. “Noli dhe “Lamja i vogël” (Selfulla Maleshova) nuk mund të bënin gjë. Eshtrat e Konices u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes.

Etiketat e lidhura

albert vatajFaik Konica
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 7 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 22 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 31 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 32 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.