Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Giuseppe Belvedere, kalabrezi, emigrant në Paris, që sakrifikoi gjithçka për pëllumbat

Kultura E mërkurë, 11 Shtator 2024 13:47
Giuseppe Belvedere, kalabrezi, emigrant në Paris, që sakrifikoi gjithçka për pëllumbat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj 

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kjo histori nuk është thjeshtë një e vërtetë e shndërruar në një legjendë urbane pariziene, por në thelb ka, revolucionin shpirtëror, zemrën dalldisëse, dritjen e hyjshme të mendjes, sharmin, befasinë, kokëkrisjen, ka çfarë Parisi e kolovit mbi Senë, e shpe në gijotinë, dhe e vendos të shkëlqejë në majën e Kullës Ejfel.
Është fjala për, Giuseppe Belvedere, një Shën Françesk i kohëve moderne, që u sakrifikua për pëllumbat e Parisit. Nëse Françesku nga një familje tregtarësh në Asizi, Itali, hoqi dorë nga pasuria dhe jeta pa kokëçarje, për t’iu përkushtuar të varfërve, për t’iu dedikuar thjeshtësisë dhe dashurisë për të gjitha krijesat e Zotit, përfshirë kafshët dhe natyrën, duke qenë një ndër shenjtorët më të njohur të Kishës Katolike dhe themeluesi i Urdhrit Françeskan, një tjetër italian, mbi pesë qindvjeçarë më vonë, nga Kalabria, emigruar prej 40 vitesh në kryeqytetin francez, pa pretendimin për t’u bërë shenjtor, ndoshta edhe pa e menduar se do të kthehej në një legjendë e Parisit, braktisi gjithçka kishte, jetën, ëndrrat, punën si kontabilist, u dëbua nga banesa dhe shumë më shumë, nga gjithçka që kishte, për t’i dedikuar jetën pëllumbave.
Foto pafund të tij duke ushqyer pëllumbat gjenden pafund në internet. Fokusi i mijëra njerëzve që e ngjitën atë në legjendë, tregojnë se si ai çdo ditë u hedh ushqim pëllumbave. Nga trastat, por edhe nga shpirti, nxirrte jo vetëm farat apo grurin që pëlqejnë zogjtë e tij të dashur, por edhe jetën e tij.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25


Spektakli i betejës me shtetin dhe me shpirtin, i Giuseppe Belvedere, ishte lufta e tij e jetës dhe e zemrës, përpara Ateliesë Brancusi në Centre Pompidou, deri më 11 janar 2022, kur ai u fik në moshën 76-vjeçare. I ikur nga Kalabria dhe fati i një njeriu të zakonshëm, nga atje ku ai kishte fëmijë, madje edhe nipër e mbesa, ai kishte përfunduar në një furgon Mercedes të vjetër, që ishte hedhur për skrap, të cilin ai e përdorte si strehë dhe si qëndrë ambulatore veterinarie për të kuronte pëllumbat e plagosur.
Gjithçka e jetës së tij u përmbys në një ditë të vetme, kur ai u solidarizua me një grup protestuesish që denonconin një program shtetëror shfarosjeje të zogjve të qytetit. Parisi dhe qytetet e tjera të Francës dhe jo vetëm, e kanë të ndaluar me ligj shndërrimin e vende urbane në habitate për shpendët e egër, për arsyen e përhapjes së sëmundjeve nga zogjtë te njerëzit, ndoshta më shumë se për gjithçka për ndotjen e ambientit. Sepse njeriu gjithnjë e ka patur problem, jo vetëm të jetojë në harmoni me natyrën, por edhe të bashkëjetojë me kafshët.
Shumica e njerëzve e donin atë, në rrjetet sociale (për nder të tij u krijua shoqata “Gli Amici di Giuseppe”) ai ishte protagonist i vazhdueshëm i nismave, madje edhe ekspozitave fotografike. Për të janë nisur shumë peticione, duke përfshirë një për “premiere dame” të Francës, Brigitte Macron, për të kërkuar mbështetje dhe një çati për dimër.
“Për shkak se pëllumbat nuk më kanë paraqitur asnjëherë problem dhe nuk është bërë referendum për këtë temë, vendosa t’i bashkohem këtij grupi”, ka thënë Belvedere, kur i hyri kësaj aventure, të cilin e shkatërroi ekonomikisht, por e bëri një nga njerëzit, për të cilin flitet dhe shkruhet në Paris dhe jo vetëm. Pëllumbat i morën jetën por e bënë atë të pavdekshëm, por pa mundur ta bënin shenjtor edhe pse gjithçka që ai braktisi, çdo gjë që ai dha për pëllumbat ishte dhe mbeti e denjë për një vlerësim dhe konsideratë të tillë.
“Ai vdiq si vdesin pëllumbat. Ai qëndroi në një cep, larg syve, dhe priti që të vinte koha. Trupi i pajetë i Giuseppe Belvedere u gjet të martën më 11 janar në furgonin e rrënuar ku ai jetonte prej vitesh, rue Beaubourg në Paris (IVe). “Njeriu i pastrehë me 1000 pëllumba” ose më thjesht “Zoti Pëllumb”, ishte 76 vjeç. Arsyeja e vdekjes së tij ende nuk është përcaktuar.” Shkruan “Le Parisien”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë


Sot, Parisit të historive njerëzore idilike, qytetit të dashnorëve të historive pasiononte, i piktorëve dhe skulptorëve, i revolucioneve dhe risive, atij nuk i mungon asgjë për të qenë një qytet që e vizitojnë mijëra turistë dhe e adhurojnë miliona. Por ai, Parisi, nuk mund ta fshehi mungesën e Giuseppe Belvederes, kalabrezit ai që nuk ushqeu vetëm pëllumba duke fikur jetën e tij, por që ndezi të zjarrtë diellin e atij shpirti që i kundërvihet shtetit dhe fatit, për t’i dedikuar jetën lirisë, atyre. Pëllumbave, atyre që ndihen të lirë, jo vetëm se kanë krahë për të fluturuar, por edhe sepse ishte bujari njerëzore ajo që zbriti nga qielli dhe i’u blatua atyre si një besimi.
Kauza e tij mund të mos ishte e drejtë, por ai dëgjoi zemrën, atë që e bëri të pavdekshëm.

Etiketat e lidhura

albert vatajGiuseppe Belvedere
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 7 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 16 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 22 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.