Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lundrat, mjeti transportues shekullor

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 20:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dr Niko FERRO /

Duke  u  marrë  me  vlera  historike  të  qytetit  Lushnjës, shpesh gjatë kërkimeve nëpër dosar të ndryshëm kam gjetur të shënuar (në ndonjë rresht të veçantë) përdorimin e lundrave si mjet transporti në Myzeqe. Për aq kohë sa kam kërkuar asnjëherë nuk munda të gjej diçka të plotë dhe të dokumentuar rreth këtyre mjeteve. Por, ja që rastësia e solli që të njihesha me dy foto të vjetra, të cilat kanë qenë pak  te  njohura  deri  më  sot.  Këto foto siç dihet janë zbuluar disa vite më parë nga albanologu i ndjerë Robert Elsie ku një kopje ai vet ja dhuroi Muzeut të Lushnjës, (në  Maj të vitit 2017). Në këto foto dallohen qartë dy lundërtar duke vozitur në ujërat e qeta të Tërbufit. I nxitur më së shumti nga pamjet e fotove, vendosa të përmbledh sa më shumë fakte dhe dëshmi historike, ku vetiu kam shtruar edhe disa pyetje:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Ç’dihet për këto mjete lundrimi? A ka dëshmi të shkruara për këto? Si ndërtoheshin?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prej shumë shekujsh, banorët që jetonin pranë lumenjve Shkumbin[1]e Seman, përfshirë edhe ata që ishin afër kënetave si ajo e Tërbufit, Karavastasë, Sejmenit, Murrizit, Vozit kanë njohur përdorim të gjerë të lundrave. Për këta njerëz lundra ishte një mjet i shkëlqyer lundrimi e që sillte mjaft të ardhura por që njëkohësisht kërkonte mirëmbajtje të kushtueshme.

Lundrat siç dihet janë përdorur më së shumti për transportin e udhëtarëve, drithërave, ushqimeve, mallrave, lëkurave, qymyrit e shumë të tjera. Po japim një dëshmi të ruajtur gojarisht në fshatin Shënëpremte: “Në fshatin tonë deri vonë ka pasur lundra që përdoreshin nga udhëtarët dhe më së shumti nga tregtarët kavajas që vinin në breg të Shkumbinit dhe pasi binin dakord me lundërtarin kalonin mallin nga një anë në tjetrën.”

 Sipas një tjetër dëshmie “në fshatin e dikurshëm të Kularit ka ekzistuar dikur një skelë druri[2] ku ankoroheshin anije dhe sipas kërkesës që bënin tregtarët vendas ata shkarkonin një pjesë të mallit  dhe nëpërmjet lundrave duke ndjekur rrjedhën e lumit arrinin ta transportonin deri në afërsi të fshatit Thanasaj”.

Të njëjtën gjë bënin banorët që jetonin pranë lumit Seman, ku mallrat e transportit detar që ankoroheshin  në skelën e vogël të Pirgut, merreshin dhe shpërndaheshin me lundra deri në afërsi të Beratit. Supozohet që në lumin Seman ka funksionuar 4 ndalesa. Pra siç shikohet një ndër arsyet e përdorimit të shpesh të lundrës lidhej me vetë fakti se rrugët tokësore për qarkullimin e mjeteve me rrota, këtu, e deri vonë, (para Luftës së Dytë Botërore) nuk kanë ekzistuar ose nuk kanë qenë funksionale për arsye nga më të ndryshmet. Kështu që parapëlqehej kalimi i shpejt me lundra.

Lundrat e lumenjve arrinin deri në 3.5 m gjatësi dhe 1.30 gjerësi. Kjo lundër mbante deri në 5 persona përfshirë lundërtarin. Këto lundra ndërtoheshin me dru lisi të zgjedhur. Lundrat e kënetës ishin më të gjata, ato arrinin deri në 5 m gjatësi dhe 1.5 gjerësi. Kjo lundër mbante deri në 6 persona përfshirë dhe lundërtarin. E veçanta e lundrave të kënetës ishte vela e tyre. Ajo kishte këto përmasa 1.5 m gjatësi dhe 1.2 m gjerësi preferohej të ishte pëlhurë e bardhë. Kjo velë ngrihej kur kishte erë. Ajo kapej fort në anën e majtë nëpërmjet një druri ndërsa ana e djathtë dy skajet kapeshin me litar dhe kur frynte era krijonte përkulje. Kjo i jepte mundësinë lundërtarit për të rritur shpejtësinë. Edhe për ndërtimin e lundrave të kënetës përdorej druri i lisit.

Në një dokument që ruhet në Muzeun e Lushnjës. (AQSh. Fnr 252. Dnr 280. Viti 1920 f. 143) jepen emrat e pronarëve të lundrave. Ku më i dëgjuar për zonën e Lushnjës ishte Mustafa Qamili, ai posedonte mbi 10 lundra dhe ushtronte aktivitetin në zonën e Semanit saktësisht në fshatrat Ngurrëz – Arapaj dhe anasjelltas. Një tjetër person i dëgjuar ishte Mustafa Bani. I cili posedonte 4 lundra dhe ushtronte aktivitet në fshatrat Çukas i Vjetër – Hingë dhe anasjelltas.

Stacionet e lundrave në lumin Shkumbin që ofronin shërbimin vajtje-ardhje: Vilë Bashtovë – Sulzotaj, Ballaj – Shënëpremte, Çermë Proshkë – Kalim, Thanasaj – Rrogozhinë.

Stacionet e lundrave në lumin Seman (sipas dëshmive të ruajtura gojarisht) : Imshtë – Suku i Sipërm, Zhelizhan – Goriçan, Çukas i Vjetër – Hinkë, Çukas i Vjetër – Kuç, Morriz Kozare – Sheq Gajta.

Stacionet për udhëtime në kënetën e Tërbufit vajtje-ardhje: Shënëpremte – Çermë Çiflig (kjo përdorej më shumë gjatë stinës së dimrit). Gërmenj i Vogël – Gramsh pothuajse gjithë vitin, Hallvaxhias – Konjat, Grabian – Golem (ujërat e kënetës afroheshin deri në afërsi të fshatit), Spolat – Plug (ky stacion përdorej më shumë gjatë dimrit).

Stacione për udhëtime në kënetën e Karavastasë vatje-ardhje: Karavasta fshat – Hasturkaj, Karavasta fshat – Çiflig i Madhë, Karavasta fshat- Divjakë (kjo përdorej rrallë).

Stacione të vegjël të lundrave ka pasur edhe në fshatrat Thanë dhe Murriz Kozare (lundrat përdoreshin në raste të rralla më së shumti për nevojat e banorëve të këtyre fshatrave).

Një tjetër stacion ka ekzistuar edhe në fshatin Këmishtaj, për kalimin e kënetës së Vozit, ujërat e të cilës shkonin deri në afërsi të qytetit të Lushnjës.

Me tharjen e kënetave dhe ndërtimin e urave dhe rrugëve të reja roli i lundrave u bë dhe më i panevojshëm. Megjithatë ato nuk u nxorën menjëherë jashtë përdorimit por u shfrytëzuan për bartjen e bagëtive dhe për peshkim.

Në ditët e sotme ato pak lundra që kanë ngelur përdoren kryesisht nga privatët vetëm për peshkim, dhe shumë rrallë për transport. Nuk do ishte e tepërt rikthimi i tyre por në aspektin e turizmit. Fundja kush nuk do të donte të udhëtonte dhe të eksploronte ujërat e Shkumbinit apo të Semanit me lundër ?

[1] I GJIPALI, Kërkime sërvei në degën jugore të Via Egnatias.“Iliria” NR. XXXII 2005-2006, f.309

[2] LL. Gjeka. Kulari, bukuria që s’është më. Tiranë 2011 f. 10

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.