Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:26 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meshari i Gjon Buzukut, sot 472 vjet nga “mesha” e parë e shenjtë e shkronjave shqipe

Kultura E premte, 20 Mars 2026 10:35
Meshari i Gjon Buzukut, sot 472 vjet nga “mesha” e parë e shenjtë e shkronjave shqipe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Historia e një kombi shpesh nuk matet me betejat e fituara në fushën e luftës, por me betejat e fituara mbi harresën. 472 vjet më parë, më 20 mars 1554, dora e një prifti verior nisi të hidhte mbi letër tingujt e një gjuhe që deri atëherë kishte jetuar vetëm në ajrin e maleve dhe në shpirtin e njerëzve. Gjon Buzuku nuk shkroi thjesht një libër; ai hapi portën e parë të shtëpisë sonë shpirtërore.
Sintaksa e Buzukut është e dendur, pothuajse arkitekturore. Kur ai shkruan se “u doni Gjoni… desha me u fëdigunë”, ai nuk po flet thjesht për një lodhje fizike. Fjala “fëdigunë” këtu merr përmasat e një flijimi. Në një kohë kur shqipja nuk kishte “gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë” (asgjë të dëgjuar/shkruar në shkrimet e shenjta), Buzuku vendosi ta ngrinte gjuhën e popullit të tij në altarin e kulturës europiane.
Ky akt ishte një thirrje për “zhdritunë pak mendetë”. Këtu narrativa kalon nga rrafshi fetar në atë iluminist, shkrimi shihet si dritë, ndërsa mungesa e tij si një errësirë që mban mendjen peng.

Është sa tragjike, aq edhe simbolike që “Meshari” na ka mbërritur i cunguar. Mungesa e 16 faqeve të para dhe e kopertinës i ngjan vetë historisë shqiptare: një monument që ka mbijetuar stuhive, i plagosur por i paasgjësuar. Edhe pa emrin në ballinë, identiteti i veprës rrezaton përmes dialektit të pasur dhe strukturës latine, duke dëshmuar se shqipja ishte tashmë një gjuhë e formuar, e aftë të mbante peshën e teologjisë dhe të filozofisë.
Gjon Buzuku ishte një lëvrues që nuk u mjaftua me shërbimin fetar. Ai konsolidoi alfabetin latin si mjetin e parë të komunikimit tonë me botën. Sot, kur kujtojmë këtë përvjetor, ne nuk festojmë thjesht botimin e një teksti të vjetër, por lindjen e ndërgjegjes sonë të shkruar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Meshari” mbetet dëshmia se shqipja nuk lindi rastësisht, por u gdhend me mund, fe dhe dashuri nga ata që besuan se fjala është e vetmja gjë që i mbijeton kohës.
Buzuku përdor periudha të gjata me lidhje nënrenditëse që tregojnë një pjekuri të lartë mendimi (shkakore, qëllimore).
Përdorimi i paskajores së tipit “me u fëdigunë”, “me zhdritunë” i jep tekstit një muzikalitet që humbi në shqipen e mëvonshme, por që ruan forcën e veprimit.
Fjalë si “ëndigluom” (e dëgjuar/e njohur) dhe “kallënduor” (janar) tregojnë për një shqipe të pasur që buronte drejtpërdrejt nga rrënjët e lashta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

20 marsi 1554, shqipja shkrepëtiu në një epokë ku errësira e kohës kërcënonte të fshinte identitete. Asokohe Gjon Buzuku hodhi penën mbi letër për të nisur një rrugëtim që do të ndryshonte përgjithmonë historinë tonë, duke e pasuruar përkatësinë tonë identitare me gjuhë, me këtë element të diellt që kungoi fjalën dhe mëkoi këndimin në një gjuhë që hodhi hapat e parë në qiellin e shërbesës dhe shpërblesë hyjnore. Erdhi, me çfarë tjetër më të lartësuar në qëllim se sa të i’a behte e hyjt me besimin. “Meshari”, si kulla e parë e shkrimit shqip, nisi të merrte jetë pikërisht 472 vjet më parë, duke u përmbyllur pas një pune titanike më 5 janar 1555.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 20 minutash
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Ndonëse “Meshari” na ka mbërritur si një dëshmi e cunguar, një trup prej 110 fletësh që i mungojnë 16 faqet e para dhe kopertina identifikuese, pesha e tij mbetet e patundur. Ky libër nuk është thjesht një tekst liturgjik; ai marksizon kalimin e shqipes nga një gjuhë e folur në një gjuhë letrare.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjon BuzukuMeshari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 4 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 13 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 20 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.