Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në kremten e Lindjes së Zojës së Bekuar, Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV, një lutje nga Zoja e Shkodrës

Kultura E enjte, 10 Shtator 2026 10:08
Në kremten e Lindjes së Zojës së Bekuar, Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV, një lutje nga Zoja e Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në ditën kur Kisha kremton Lindjen e Zojës së Bekuar, Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV zgjodhi të kremtojë Meshën e Shenjtë pranë Bazilikës së Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, të njohur në traditën shqiptare si Zoja e Shkodrës, një vend i shenjtë ndaj të cilit Ati i Shenjtë ushqen një përshpirtëri dhe devocion të veçantë.

Kjo zgjedhje e Papës merr një domethënie të veçantë për Kishën katolike shqiptare dhe, veçanërisht, për Kishën e Shkodrës, sepse emri dhe historia e Zojës së Këshillit të Mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me kujtesën shpirtërore, historike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës.

Në këtë kremtim solemn mori pjesë edhe Arqipeshkvi ynë, Imzot Giovanni Peragine, së bashku me Rektorin e Bazilikës së Nënës së Këshillit të Mirë në Shkodër, Dom Artur Jaku. Prania e tyre pranë Shenjtërisë së Tij Papës, pikërisht në këtë festë të Zojës së Bekuar, përbën një çast me një simbolikë të rrallë për Kishën tonë dioqezane.

Zoja e Këshillit të Mirë është më shumë se një emër i shenjtë i një devocioni. Ajo është një urë shpirtërore mes vendeve, popujve dhe historive; një prani që kapërcen kufijtë gjeografikë dhe bashkon në lutje ata që i drejtohen Nënës së Krishtit me të njëjtën shpresë. Për Shkodrën, kjo lidhje bart edhe peshën e një historie të dhimbshme, të mbijetesës së besimit dhe të ruajtjes së një trashëgimie që ka kaluar nëpër sprova të mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë kuptim, kremtimi i Papës në Genazzano nuk është vetëm një ngjarje liturgjike. Ai bëhet edhe një çast kujtese dhe bashkimi shpirtëror me Shkodrën, me Kishën shqiptare dhe me gjithë ata besimtarë që ndër shekuj e kanë kërkuar te Zoja e Këshillit të Mirë dritën e udhëzimit, ngushëllimin në vështirësi dhe forcën për të vijuar udhën e besimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëna e Këshillit të Mirë është pikërisht ajo figurë amësore që nuk flet me zhurmën e botës, por me atë gjuhë të brendshme që njeriu e dëgjon kur përballet me udhëkryqet e jetës. Këshilli i saj nuk është një përgjigje që e zëvendëson lirinë njerëzore, por një dritë që e ndihmon njeriun të dallojë udhën e së mirës.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Kjo ditë gëzimi merr një domethënie edhe më të veçantë për Kishën tonë dioqezane, pasi Imzot Giovanni Peragine kremton 9-vjetorin e shugurimit të tij ipeshkvor. Nëntë vjet në shërbim të Kishës, të bashkësisë së besimtarëve dhe të popullit të Zotit janë një udhëtim i shënjuar nga përgjegjësia baritore, përkushtimi dhe thirrja për të qenë pranë njeriut, veçanërisht në çastet kur ai ka më shumë nevojë për shpresë.

Një përvjetor ipeshkvor nuk është thjesht një datë në kalendarin e jetës së një bariu. Është një moment për të parë pas në një rrugëtim shërbimi dhe, njëkohësisht, për të parë përpara, drejt misionit që vazhdon. Sepse shërbimi baritor nuk matet vetëm me vitet, por me gjurmët që lë në zemrat e njerëzve, me duart që janë shtrirë për të ndihmuar, me fjalën që ka ngushëlluar, me lutjen që është bërë për ata që vuajnë dhe me dëshminë e besimit në jetën e përditshme.

Prandaj, në këtë festë të madhe të Lindjes së Zojës së Bekuar, urimi për Arqipeshkvin tonë bëhet edhe më kuptimplotë. I lutemi Zojës së Këshillit të Mirë që ta shoqërojë gjithmonë në misionin e tij baritor, t’i ndriçojë udhën e shërbimit dhe t’i japë forcë për të përballuar çdo përgjegjësi që i është besuar.

Qoftë Zoja e Këshillit të Mirë pranë tij si Nënë dhe udhërrëfyese; qoftë Krishti burimi i forcës së tij; dhe qoftë Kisha vendi ku dashuria, shpresa dhe besimi vazhdojnë të bëhen dëshmi.

Në këtë 9-vjetor të shugurimit ipeshkvor, i shprehim Imzot Giovanni Peragine urimet më të përzemërta, duke iu lutur Zotit t’i dhurojë shëndet, paqe, urtësi dhe hir të bollshëm, në mënyrë që të vijojë me përkushtim misionin e tij në shërbim të Kishës dhe të popullit të Zotit.

Dhe në këtë ditë kur Kisha ngre sytë nga Maria, nëna që lindi për t’u bërë Nëna e Shpëtimtarit, lutja jonë mund të jetë e thjeshtë:

O Zoja e Këshillit të Mirë, Nënë e Shkodrës dhe Nënë e të gjithë atyre që kërkojnë dritë në udhën e tyre, qëndro pranë Kishës sonë, pranë barinjve të saj dhe pranë popullit që të beson. Na mëso të zgjedhim të mirën, të ruajmë shpresën dhe të mos e humbasim kurrë rrugën që çon te Krishti.

Gëzuar festën e Lindjes së Zojës së Bekuar!
Urime të përzemërta Imzot Giovanni Peragine për 9-vjetorin e shugurimit ipeshkvor!
Ad multos annos, në hirin dhe paqen e Zotit!

Etiketat e lidhura

albert vatajLindjes së Zojës së BekuarShenjtëria e Tij Papa Leoni XIVZoja e Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.