Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 12:07 Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Nga sot, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 208…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në një moshë të tillë… kur ti guxon të jesh vetja, duke jetuar çdo feksje drite si një diell

Kultura E diel, 6 Shtator 2026 17:15
Në një moshë të tillë… kur ti guxon të jesh vetja, duke jetuar çdo feksje drite si një diell
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Nëpërmjet mënyrës se si mendon një grua që ka lënë pas vitet e rinisë, ne arrijmë të perceptojmë ngjyrën më të mistershme të harkut të ylberit, atë që mban dhe ushqen të gjitha ngjyrat e shpirtit të saj, gjallërimin e paletës dhe flakërimin e tablosë me tone të ndezura, panten.
Po çfarë do të mendonte gruaja që ka kaluar pranverën e jetës dhe i gëzohet romantikës së vjeshtës, poetikës së ngjyrave dhe prehrit të begatë të natyrës që mëkon përmes frutave shpirtin etern, për etjen e saj të pashuar për të jetuar çdo moment, për të ndezur diellin e dëshirimeve te çdo fekse dielli.

Në një moshë si kjo, ato kuptojnë se buzëkuqi nuk i bën më të reja. Sepse kanë mjaltin e shpirtit që u’a ngjyn buzët dhe u’a skuq qershitë e tulta, që duan të puthen ende, edhe pse brazdat e rudhave u shkojnë skajeve si notat e një pentagrami.
Dhe një hir i vesh fytyrën me hijen e viteve dhe hirin e hijeshisë së asaj butësie dhe aromave, brishtësisë dhe qëndresës, ndrojtjes dhe guximi, që i përfaqëson si një zgjim i gruas që rinia u’a ndaloi të ishin.
E vërteta është se ata e dinë tashmë se rininë nuk e mban ngjyra as marka e buzkuqit, por buzëqeshja, ai rrezatim që u buron nga thellë. Dhe ata kanë mësuar të qeshin kaq bukur dhe të reflektojnë pozitivitet kaq hirshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe këtë e kanë mësuar nga dhimbjet dhe plagët, se për të triumfuar, duhet të buzëqeshim më shpesh, sikur të duan të dëbojnë djallin e mendimeve, me temianin e kohës që i ngazëllen, me dritën e syve që u buron nga brenda.
Në një moshë si kjo, nëse kalendari vijon të qëndrojë me kokëfortësinë e tij mizore në numërimin e viteve, kur rinia ka mbetur pas dhe së bashku me të kujtimet, sytë e tyre zbuten përpara ëndrrave të të rinjve dhe përfytyrimet nxjerrin nga vezullimi i syve, diellin që dikur i ndizte dhe dalldinë që i teptiste në dashuri e dëshirime, sot gaboni nëse mendoni se është shuar. Ai thjeshtë është mbështjellë me ledhatimin e tyre delikat dhe prushon ndërsa ato e hukasion.
Ata, të rinjtë e të rejat, me guximin e padjallëzuar të shpresës, bëhen kujtesa asaj që dikur ato kanë qenë, por edhe e atyre momenteve të bukura që i kanë lanë pa frymë dhe pa gjumë.
Dhe është bukuri e pashpjegueshme të shohësh jetën të rifillojë në gjakun e tyre, në vrapin dhe fluturimin me krahë të bardhë në qiejt e ëndrrave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ti, t’i soditësh se si ata mrekullohen, duke rimbushur shpirtin me çastet që zgjohen dhe drithërimat që të kafshojnë.
Në një moshë të tillë, kur gjithçka që ishte zemra dhe shpirti, tashmë është lënda, me të cilën ato janë mbushur përplot. Nuk është mosha që duhet fshehur, por plagët e zemrës, për të cilat duhet kujdesur gjithnjë.
Ato kanë nxënë tashmë, se duhet të mësojmë t’i mbajnë brenda, çfarë jeta u mëkoi si ushqyerje dhe si sprovë, pa ngarkesën që bartin dhe peshën që hedhin.
Sepse, ashtu si rrudhat që duhen parë si perla, edhe dhimbjet që duhet paqtuar me balsam shpirti, krejtkëto janë dëshmi e forcës, jo e dobësisë, janë atlasi i jetës, ai ku shkruhet; çdo breg ku pritën me zemër të ngrirë e shpirt të drobitur, çdo liman ku përcollën me puthjet e kripura me lot, çdo lëndinë ku ndoqën flutura dhe çdo udhë që i ftoi të ndiqnim ëndrrat. Eh, ja se si mendon në një moshë si kjo!

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Para 17 orësh
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Në një moshë të tillë, kur gjithçka e bukur është shkruar në ditaret e kujtimeve, nuk mjafton të mbijetosh ditët, por duhet t’i besosh të ardhmes edhe më shumë. Duhet të planifikosh sikur përpara të kishe njëqind vite të tjera, sepse shpresa dhe shpirti nuk maten me kalendar, por me frymë, dhe ritmi i pulsit, nuk është tregues i rrahjeve të zemrës por i fuqisë së qenies së tyre që zgjohet, jetës që kthehet për t’i treguar të tjera shqigje dhe të tjera porta për të hyrë në çastet që u fikën në dëshirime.
Në një moshë të caktuar, në një kohëjete si kjo, rrethi i njerëzve zvogëlohet, dhe shumë mirë bën që lejon ata që duhet të ikin, të ikin. Bën përzgjedhjet e duhura, sepse ke mundësinë pa menduar se kush mendon çfarë. Zgjedh dashuritë që të mbajnë gjallë dhe flak tutje zhurmën që s’të shërben më. Dhe mbi të gjitha, mëson të duash pa kushte, pa kërkuar shpërblim, sepse dashuria e pastër është luks i pjekurisë dhe shërimi i çdo lëndimi që shpesh zgjohet si dhimbje dhe kujtesë.
Në një moshë si kjo, kujdesesh për veten si për një send të brishta e të shtrenjtë. Dhe ndonëse vitet peshojnë, zemra kërkon të kërcejë, të qeshë, të ëndërrojë, të këndojë, të rebelohet, jo më pak, por më shumë se dikur. Ndoshta për të marrë çfarë rinia nuk guxoi, dhe vitaliteti i viteve të rrëmbimshme i kaluan ashtu pa vëmendje.
Sepse, vjen kjo ditë e kësaj kohe dhe moshe, që nuk pret mëshirë nga askush, dhe nuk duhet të presësh të të kthehet ajo që ti dhe me mish e me shpirt.

Dhe atëherë, mëson t’i japësh vetes mbrojtje dhe mëshirë. Mëson të ngrihesh, edhe kur rrëzohesh, sepse të mbeturit rrëzuar nuk është kurrë zgjidhje. Dhe të ankohesh nuk është asnjëherë mënyra e duhur për të qëndruar në këmbë, madje edhe atëherë kur ndoshta duhet të ketë prej atyre që presin kur ti të rrezohesh për të mos u ngritur më.
Në një moshë të tillë, kupton se jeta nuk është e dhënë për t’u përballur me rrudha dhe vraga, dhimbje dhe trishtim, harresë dhe mospërfillje, vetmi dhe lëngim, por për t’u jetuar me madhështinë e një zemre që rreh ende fort në një trup që nuk është më si dikur, por shkëlqen në një shprehje fytyre, që nuk verbon më kur rrezaton, por ndrin.
Në një moshë si kjo, guxoni, e thoni, dhe e bëni, në djall vafshin gjithë ato vargonj që nuk na lanë të ishim të çmendura siç donim, të urta siç duhej, të ditura siç ishim. Në djall vafshin gjithë ato rregulla, norma e paragjykime që na plakën dhe drobitën, por nuk arritën të na gjunjëzojnë, as me rrudha e as me vraga, sikurse as me lëndën e errët që shuan etjen e frikës dhe paragjykimeve.

Dhe sot, në një moshë si kjo, keni mundësinë të jetoni pa e vrarë mendjen për asgjë, sepse jeta nuk jetohet duke u shqetësuar, por duke kërkuar t’i gëzohesh momentit, sepse ai mund të jetë i fundit. Të kapërcesh një ditë në tjetrën, pa kokëçarje sepse nuk e di se cila është e fundit, por çdo ditë vjen si e fundit, pavarësisht se në një moshë si kjo, e mbushni me ditë të fillimit dhe të jetuarit me gjithë forcën e zemrës dhe energjinë e shpirtit dhe praninë e trupit.
Në një moshë si kjo, Të vdesësh, është më e lehtë se sa të jetosh. Por ju ia thoni vetes, dhe e bëni, edhe nëse hezitoni ende, duhet të besoni në atë që dëgjoni si zë zgjimi. Unë dua të jetoj, dhe të jem edhe unë në këtë rrëfim gruaja që në një moshë si kjo, ajo guxoi për herë të parë dhe të fundit të jetë vetja.

Etiketat e lidhura

albert vatajdashurigratëpsikologji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 17 minutash

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Zidane surprizon në listën e Francës, grumbullon mbrojtësin që luan në kategorinë e dytë gjermane
Para 20 minutash

Zidane surprizon në listën e Francës, grumbullon mbrojtësin që luan në kategorinë e dytë gjermane

Kompany drejt rikthimit në stol, trajneri i Bayernit pritet të jetë gati pas pushimit të kombëtareve
Para 39 minutash

Kompany drejt rikthimit në stol, trajneri i Bayernit pritet të jetë gati pas pushimit të kombëtareve

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim
Para 56 minutash

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 20 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 17 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 13 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 18 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.