Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Çehov “Një udhëzues për ata që duan të martohen”

Kultura E mërkurë, 24 Korrik 2024 12:20
Nga Çehov “Një udhëzues për ata që duan të martohen”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Meqënëse objekti i këtij artikulli është një e fshehtë mashkullore, është e këshillueshme që vajzat dhe gratë e reja të mos e lexojnë këtë artikull. Ky udhëzues nuk është fryt i një mendje të vetme, por përbën kuintencën e të gjithë orakujve, doktrinave fiziologjike dhe kabalistike ekzistuese dhe të bisedave shumëvjeçare me burra të martuar me përvojë. Koha sa cilës ky manual i përket mund ta ketë të pamundur ta depërtojë koracën e së sotmes, por tentativat e saj mbetet një përpjekje për të gjetur kohshmër në kohë.

***

Jeta familjare ka shumë anë të mira. Po të mos ishte ajo, vajzat do të rronin tërë jetën në kurriz të baballarëve dhe shumë muzikantë do të mbeteshin pa bukë, sepse atëherë s’do të bëheshin dasma. Mjekësia na mëson se beqarët zakonisht vdesin të çmendur. Beqarit ia lidh kravatën shërbëtorja, ndërsa burrit të martuar gruaja. Martesa është e mirë, edhe ngaqë ata mund t’a arrijë kushdo. Mund të martohesh edhe kur je i pasur, edhe kur je i varfër, edhe qorr, edhe i ri, edhe plak, edhe i shëndetshëm, edhe i sëmurë, edhe rus, edhe kinez… Përjashtim bëjnë vetëm të marrët dhe të çmendurit, ndërsa budallenjtë, kokëgdhenjtë dhe hajvanët mund të martohen sa herë të duan.

Udhëzimi i parë

Kur i vjen rrotull një vajze të re, në radhë të parë kushtoji vëmendje pamjes së jashtme, sepse nga pamja e jashtme njihet karakteri i personit. Në pamjen e jashtme dallo mirë ngjyrën e flokëve dhe të syve, shtatin, të ecurën dhe shenja të veçanta. Nga ngjyra e flokëve ndahen në bionde, brune, flokëgështenjë, etj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Biondet

Bjondet zakonisht janë të mirësjellta, modeste, sentimentale, e duan babanë dhe mamanë dhe u vjen keq për kafshët. Nga karakteri janë të sinqerta, nga bindjet janë tepër konservatore, me shenjën forcuese s’e kanë punën mirë në të shkruar. Janë të ndjeshme ndaj dashurisë së njerëzve të tjerë, ndërsa në dashurinë e tyre vetjake janë të ftohta, si peshqit. Në çastin më patetik biondja mund të gogësijë dhe të thotë: Se mos harroj të dërgoj njeri nesër për të blerë perkal! Kur martohen, ato mërziten, shëndoshen dhe fishken. Janë pjellore, nëna të dhembshura dhe qaramane. Burrave nuk ua falin tradhtitë, ndërsa për vete kanë qejf të tradhtojnë. Gratë bionde zakonisht janë mistike, dyshimtare dhe e heqin veten si martire.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Brunet

Brunet nuk janë aq të arsyeshme sa biondet. Janë të palëvizshme, të paqëndrueshme, tekanjoze, gjaknxehta, zihen shpesh me mamatë dhe u bien shërbëtorëve në qafë. Fillojnë “të mos ua hedhin sytë meshkujve të poshtër qysh në moshën 12 vjeç, shkojnë keq me mësime, urrejnë zonjat e sferave të larta, u pëlqejnë shumë romanet, e ndërkaq i kalojnë pa lexuar përshkimet e natyrës dhe i lëçisin nga pesë herë deklaratat e dashurisë. Ato janë të zjarrta, plot pasion dhe dashurojnë me afsh, si të dalldisura, me një frymë… Gruaja brune është inkuizicion i vërtetë nga njëra anë, një pasion që edhe dreqit do t’i vinte krupë, nga ana tjetër, teka, rroba, logjikë prej të krisuri, klithma, pickime… Me tradhtinë e burrave pajtohen shpejt, duke ua shpërblyer me të njëjtën monedhë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 1 ore
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Flokëgështenjat

Flokëgështenjat nuk shkëputen plotësisht nga biondet, por nuk arrijnë as tek brunet. Janë diçka e mesme, midis njërës palë dhe tjetrës. Vetën e quajnë brune. Flokëgështenjat janë dinake, mashtruese, të liga, të pabesa… Nuk mund t’a kuptojnë dashurinë pa pabesi.

Zakonisht kanë shtat shumë të bukur dhe trupin e kanë me një lëkurë rozë të mrekullueshme. Thonë se djajtë dhe tullacët martohen medoemos me flokëkuqe. Aty ku ka mossinqeritet, aty fshihet pasiguria. Mjafton t’i bërtas një herë mirë flokëgështenjat (“Ta tregoj unë qejfin ty!”), që ajo të mblidhet sa një grusht dhe të varet në qafë për të ta puthur. Mos harro që Mesalina dhe Nana kanë qenë flokëgështenja.

Kur zgjedh gruan rëndësi jo të vogël ka edhe krehja e flokëve. Flokët e krehur dyst, të lëpirë, me vijë të bardhë anash, tregojnë naivitet, dëshira të pakta… Kështu më shpesh krihen rrobaqepëset, bakalleshat dhe vajzat tregtare, Një cullufe e prerë shkurt, e lëshuar mbi ballë, tregon meskinitet, mendjengushtësi dhe epsh. Me këtë cullufe mundohen zakonisht të fshehin ballin e ngushtë… Paruket e derdhura dhe në përgjithësi stolitë me flokë të rremë, flasin për mungesë shijeje dhe fantazie dhe për faktin që në mënyrën e krehjes ka futur hundët mamaja. Flokët e hedhur nga prapa përpara nënkuptojnë të gruaja dëshirën për t’u pëlqyer, jo vetëm nga përpara por edhe nga prapa. Kjo krehje nëse nuk bëhet si një kullë e rëndë Babilonie, tregon shije dhe karakter të afrueshëm. Flokët e derdhur flasin për një natyrë lozonjare dhe prej artisteje. Krehja e pakujdesshme, e shpurpuritur nënkupton dyshim dhe dembelizëm shpirtëror.

Nën flokët e prerë shkurt fshihen mendime të figurshme. Në qoftë se gruaja është e thinjur ose tullace dhe ndërkaq dëshiron të martohet, do të thotë që ajo ka shumë para. Sa më pak karfica u vihen flokëve gjatë krehjes aq më mendje hollë është gruaja dhe aq më e sigurt është ajo që s’i ka flokët të rremë.

Tani për ngjyrën e syve.

Sytë bojqielli të molitur tregojnë besnikëri, nënshtrim dhe urtësi. Sy bojqielli të zgurdulluar kanë më shpesh gratë hileqare dhe të përdala. Sytë e zez tregojnë temperament të zjarrtë, gjaknxehtësi dhe pabesi. Mbaj mend që gratë e zgjuara rrallë i kanë sytë e zezë. Sy bojhiri kanë gratë spitullaqe, gazmore dhe budallaçka. Sytë bojëkafe nënkuptojnë dëshirë për thashetheme dhe zili për veshjet e grave të tjera.

Shtatin zgjidhe mesatar.

Gratë e gjata janë ca të vrazhda dhe kanë dorë të rëndë, ndërsa të shkurtrat në shumicën e rasteve janë zevzeke dhe u pëlqen të klithin, të gërvishtin dhe të ngulin thumba. Grave kurrizdala bëju bisht se janë të liga dhe tinëzare. E ecura e nxituar, duke kthyer kokën prapa, flet për pjekuri dhe mendjelehtësi. Të ecur të plogët kanë gratë, zemrën e të cilave e kanë zënë, ndaj s’janë livadh ku mund të kullotësh. E ecura si rosë, duke u tundur e duke përdredhur trupin, është shenjë shpirtmirësie, karakteri të afrueshëm dhe nganjëherë edhe mendjetrashësie. Të ecurit kryelartë, si mjellmë, kanë zonjat e zëna dhe mantenutat. Sa më e krekosur të jetë e ecura, domethënë aq më plak e më i pasur është dashnori. Kjo e ecur tek vajzat e reja do të jetë vetëmburrje dhe mednjengushtësi. Në qoftë se zonja nuk ecën, por lundron si pallua, vëri majat nga thembrat: ajo do të të ushqejë, do të të ngushëllojë, por medoemos do të vërë nën thundra. Shenjat e veçanta s’janë të shumta. Gropëzat në faqe tregojnë koketëri, mëkate të fshehta dhe shpirtmirësi. Gropëzat në faqe dhe sytë e picërruar premtojnë shumë, por jo për një platonist. Mustaqet tregojnë për shterpësi. Thonj të gjatë mbajnë gratë që nuk bëjnë punë të rëndomta. Vetullat që bashkohen tregojnë që gruaja që i ka do të bëhet nënë e rreptë dhe vjehërr e tërbuar. Zonjushet bufalaq edhe të bëshme në faqe të fryra dhe me duar të skuqura, janë naive në fjalën “ende” bëjnë qesë gabime, mirëpo mësojnë shpejt për të bërë byrek të shijshëm dhe për t’i qepur burrit jelekë prej kadifeje.

Udhëzimi i dytë.

Nuk duhet të martohesh pa pajë. Martesa pa pajë është njësoj si mjalti pa lugë. Dashuria është punë më vete. Kërko menjëherë 200 mijë rubla. Pasi t’i kesh shastisur me shifrën, fillo të bësh pazar, të bësh kambiale, kupona, aksione, dhe çdo kartmonedhë njëqindrubëlshe, preke mirë me dorë, merri erë mirë dhe shikoje në dritë, sepse nuk janë të rralla rastet kur prindërit u japin bijave të tyre para false. Veç parave kërko të marrësh sa më shumë plaçka. Gruaja bile edhe e keqe, duhet të sjellë me vete:

a) sa më shumë mobile dhe piano,

b)një dyshek me pupla lejleku dhe tri kuverta: një prej mëndafshi, një prej leshi dhe një prej pambuku, dy manto gëzofi, njërën prej ditët e kremte dhe njërën prej ditët e javës,

d) sa më shumë enë për çaj, për kuzhinë dhe për drekën,

e) tetëmbëdhjetë këmisha hollandeze nga më të mirat të qëndisura me dantella, gjashtë bluza nga e njëjta pëlhurë dhe me dantella, gjashtë bluza prej nansuku, gjashtë palë pantalona nga e njëjta përhurë dhe po aq palë prej shifoni anglez, gjashtë funde prej pëlhure të zbardhur me dantella dhe një rrobëdeshambër prej batistit më të mirë, katër gjysmërrobdashambra prej batisti, gjashtë palë pantallona prej kanitasi. Çarçafë, këllëfë jastëku, rrjeta flokësh, çorape, funde prej fanellate, llastika çorapesh, mbulesa tavoline, shami hundësh, etj duhet të ketë një sasi të mjaftueshme. Të gjitha këto kontrolloji vetë, numëroji dhe, atë që mungon kërkoje menjëherë. Ndërresa fëmijësh, mos merr pjesë zoti ka lënë një shenjë: ku ka ndërresa nuk ka fëmijë, ku ka fëmijë nuk ka ndërresa,

f) në vend të fustaneve, prerja e të cilave ndryshon shpejt, kërko copa stofi,

g) pa takëme tavoline prej argjendi mos u marto. Pasi të martohesh, me gruan ji i rreptë dhe i drejtë, mos e lërë të kalojë cakun dhe në çdo keqkuptim thuaji: “Mos harro që të kam bërë të lumtur!”

Më shumë se si një këshillues, pjesë nga ky manual janë argëtuese, për gratë, jo më pas se për burrat.

Përgatiti: Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajAnton Çehov
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 15 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 18 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 26 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 31 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.