Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:03 Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në një intervistë për Klan News, ku ka prekur disa nga çështjet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një statujë mermeri e perëndeshës Athina nxirret në dritë nga gërmimet arkeologjike në Denizli të Turqisë

Kultura E diel, 26 Prill 2026 18:15
Një statujë mermeri e perëndeshës Athina nxirret në dritë nga gërmimet arkeologjike në Denizli të Turqisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë gërmimeve të vazhdueshme në Teatrin Perëndimor të Laodicesë, në Denizli të Turqisë së sotme, arkeologët kanë nxjerrë në dritë një zbulim me vlerë të veçantë ikonografike dhe historike, një statujë mermeri të perëndeshës Athina.

Figura, e cila ruhet në një lartësi pak më shumë se dy metra, është e dëmtuar në mënyrë të dukshme,koka mungon plotësisht, e prerë me një ndërhyrje të qartë në nivelin e qafës në një periudhë të panjohur. Megjithatë, edhe në këtë gjendje fragmentare, statuja imponon praninë e saj monumentale dhe finesën e gdhendjes.

Stilistika e veprës e vendos atë në periudhën e hershme perandorake romake, me shumë gjasë në kohën e Augustit. Athina paraqitet në qëndrim frontal mbi një bazament rrethor, e veshur me një peplos të gjatë që bie në palosje të rënda, të thelluara dhe të ritmuara, duke krijuar një ndjesi peshe materiale dhe solemniteti klasik. Rreth belit, veshja ngushtohet me një rrip që organizon siluetën, ndërsa një shtresë e dytë pëlhure ngrihet lehtë mbi torson, duke shtuar volum dhe dinamikë vizuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbi këtë strukturë tekstile, perëndesha mban një mantel të fiksuar në qafë, një element jo gjithmonë i zakonshëm në ikonografinë standarde të Athinës, çka sugjeron ose një variant lokal të kultit, ose një zgjedhje estetike të vetë skulptorit. Vëmendja ndaj draperisë është e jashtëzakonshme: disa palosje janë të thella dhe dramatike, duke krijuar kontraste të forta hije-dritë, ndërsa të tjera janë më të buta, duke ruajtur ndjesinë e lëvizjes pa e humbur monumentalitetin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në gjoks, statuja mban egjidën, atributin e saj të lidhur me Zeusin dhe fuqinë mbrojtëse hyjnore. Sipërfaqja paraqitet e strukturuar me motive luspa, e rrethuar nga gjarpërinj të vegjël, ndërsa në qendër shfaqet koka e Meduzës. Edhe pse e konsumuar nga koha, kjo pjesë ruan ende një intensitet të fortë simbolik dhe ekspresiv.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Një detaj i veçantë bie në sy në kompozimin e egjidës: një brez diagonal që nuk ndjek simetrinë klasike të formës X, e zakonshme në shumë variante të tjera. Ky devijim formal sugjeron një interpretim më të lirë artistik, ndoshta më afër perceptimit të egjidës si lëkurë organike sesa si një strukturë e standardizuar dekorative. Në këtë kuptim, vepra afrohet më shumë me përshkrimet letrare antike, përfshirë edhe ato të Virgjilit, i cili theksonte natyrën e saj të shkallëzuar dhe qendrimin dominues të Gorgonës.

Statuja është e paplotë: përveç kokës, mungojnë edhe krahu i majtë dhe dora e djathtë, pa gjurmë fragmentesh të rikuperuara deri më tani. Sipas analogjive me tipologji të tjera të Athinës në artin greko-romak, krahu i majtë ka shumë gjasa të ketë mbajtur një shtizë, ndërsa dora e djathtë mund të ketë mbështetur një figurë të vogël të Fitores (Nike) ose një mburojë. Megjithatë, këto mbeten hipoteza të hapura për verifikim arkeologjik.

Kontexti i gjetjes e rrit më tej rëndësinë e objektit. Laodicea, e themeluar në shekullin III p.e.s. nga Antioku II Theos dhe e zhvilluar më vonë nën ndikimin romak, u shndërrua në një qendër të rëndësishme urbane dhe ekonomike të provincës së Azisë. E pozicionuar në rrugë kyçe tregtare, qyteti lulëzoi veçanërisht përmes industrisë së tekstilit, duke krijuar një identitet të fortë ekonomik dhe kulturor.

Laodicea ad Lycum ishte gjithashtu një qendër e rëndësishme arkitektonike dhe artistike. Teatri Perëndimor, ku u zbulua statuja, daton në periudhën helenistike (rreth shekullit II p.e.s.) dhe u zgjerua më vonë gjatë epokës romake. Dikur i strukturuar në nivele monumentale me kolona dhe skulptura dekorative, ai përfshinte një program të pasur ikonografik ku bashkëjetonin perënditë dhe skena mitologjike homerike.

Sot, shumë nga këto elemente janë fragmentuar nga koha, por gërmimet e fundit kanë filluar të rindërtojnë pjesë të kësaj skene të humbur. Vetë teatri është rihapur për publikun në vitin 2023, duke i dhënë një jetë të re një hapësire që për shekuj ka qëndruar në heshtje.

Statuja e Athinës u gjet e rrëzuar pranë murit të pasmë të skenës, me fytyrën e kthyer poshtë, një pozicion që sugjeron ose një shembje strukturore, ose zhvendosje të mëvonshme. Zona mbetet ende nën proces gërmimi, dhe nuk përjashtohet mundësia e zbulimeve të tjera shoqëruese.

Lidhja e Athinës me këtë hapësirë nuk është thjesht dekorative. Përveç rolit të saj si perëndeshë e luftës dhe strategjisë, Athina ishte edhe mbrojtëse e zanateve dhe mjeshtërive, veçanërisht e endjes, një aspekt që fiton rezonancë të veçantë në një qytet të lidhur ngushtë me prodhimin tekstil. Në këtë kuptim, prania e saj në teatrin e Laodicesë mund të lexohet si një ndërthurje mes kultit fetar, identitetit ekonomik dhe vetë përfaqësimit simbolik të qytetit.

Përgatiti: Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajAthinaTurqiZbulimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 1 minute

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 2 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 17 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 32 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.