Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Oda Podcast”, aromë Shkodre nga Miçigani, aty ku zemrat u flasin mërgimtarëve me zë malli

Kultura E premte, 29 Gusht 2025 20:22
“Oda Podcast”, aromë Shkodre nga Miçigani, aty ku zemrat u flasin mërgimtarëve me zë malli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Edhe pse “Oda Podcast” u lind si një pasurim i fjalës së shkruar, unë vendosa t’i qëndroj besnik asaj që besoj, fjalës. Të bëj siç kam bërë dhe do të bëj gjithnjë, kur diçka origjinale dhe e sinqertë, jashtë konformizmave dhe kufizimeve, vjen, vjen si një mundësi për ta pasuruar botën përmes komunikimit, për të fshirë kufijtë kohorë dhe gjeografik, duke ju përgjigjur një thirrje për zgjim dhe ardhje, për prani dhe mall, për fjalën dhe heshtjen, për dëlirësinë dhe mirësinë.
Emigrimi është një ligjësi universale e kohëve moderne, një shtegtim i dhimbshëm, por i domosdoshëm, drejt një tjetër të sotme dhe një tjetër të ardhme, të cilat vendlindja, për shumë arsye, nuk mundi t’ua ofronte bijve të saj. Shqiptarët, si gjithë popujt e tjerë, u shpërndanë nëpër botë në kërkim të fatit, gjetën gjithçka që u mundësoi bota e re, por kurrë atë që mbush shpirtin me mall, zemrën me dashuri, sytë me lot dhe kujtesën me pritje.
Në këtë boshllëk shpirtëror, në këtë nevojë për t’u lidhur ndërmjet nesh, me zë dhe figurë, lindi “Oda Podcast”, një nismë që ka nisur rrugtimin e vet të mallshëm, që synon të japë zë atij zëri që shpesh mbetet i pashprehur, të ngrohë atë shpirt që kërkon përjetim, të qetësojë atë zemër që troket me mall për të thirrur kujtesën.
Katër zemra, tre zëra dhe vullnete përplot dritë e buzëqeshje, mirësi dhe pozitivitet, Gjoana, Mark, Manjola dhe Elvis, u bënë bashkë për të hapu këtë Odë moderne shqiptarie, ku kujtimet bëhen bashkudhëtarë dhe ku historia ndërtohet episode pas episodi, mysafir pas mysafiri, si një testament i gjallë i diasporës shqiptare.
Migjeni dikur shkruante: “… mallit s’ka mal që i del përpara”, dhe pikërisht ky mall është frymëzimi që ushqen këto zëra dhe zemra që ftojnë në këtë Odë. Çdo bisedë është një dëshmi se mallin nuk e mposht as largësia, as koha, por vetëm e kthen në një burim drite dhe bashkimi.
Në një kuptim më të gjerë, kjo Odë është ajo që Rainer Maria Rilke e quan “shtëpia e shpirtit” kur shprehet se “Atdheu i vërtetë i njeriut është fëmijëria e tij.” Në çdo episod, rikthimi i kujtimeve është një udhëtim prapa tek fëmijëria, tek zëri i prindërve, tek lagjja dhe oborri i shtëpisë, tek vendi që nuk shuhet kurrë nga kujtesa.
Ismail Kadare do të shprehej se “malli për atdheun është një nga format më të thella të dashurisë njerëzore”. Kjo dashuri është forca e padukshme që e bën “Oda Podcast” të mos jetë vetëm një program, por një ritual i kujtesës kolektive.
Në çdo episod, përmes mysafirëve të zakonshëm me histori të jashtëzakonshme, ndodh ajo magjia e kthimit tek rrënjët, tek pragu i shtëpisë, tek syri i nënës që pret, tek dashuria e babait që s’harrohet, por edhe tek sfidat dhe përpjekjet që ngadhënjyen për të përmbushur ëndrrat dhe për ta krenuar shqiptarinë. Siç shprehej Faik Konica: “Shqipëria është atdheu ynë, kudo që të shkojmë, ajo shkon me ne”.
Kahlil Gibran, poeti i madh libanez që e përjetoi diasporën, ka thënë: “Ju keni atdheun ku lindët, por ai nuk është asgjë pa atdheun që jeton brenda jush.” Dhe pikërisht ky është thelbi i “Oda Podcast”: të mbajë gjallë atdheun që jeton brenda nesh, edhe kur jemi larg tij.
Ky projekt nuk erdhi për famë, por për nevojë: nevojën e bashkimit dhe komunikimit, thjeshtësisht dhe modestisht. Milan Kundera thoshte: “Lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës.” Po kështu, lufta e diasporës kundër largësisë është ruajtja e kujtesës, e gjuhës, e historisë, një betejë e heshtur që “Oda Podcast” e lufton me fjalë dhe kujtime.
Nuk është rastësi që kjo iniciativë lindi pikërisht në Miçigan, djep i hershëm i diasporës shqiptare në Amerikë, një komunitet i konsoliduar dhe i veçantë, që e ka mbajtur gjallë shqiptarinë përmes gjuhës, zakoneve, traditave e identitetit të trashëguar brez pas brezi. Ernest Koliqi, në një nga thëniet e tij më të famshme, pohonte: “Gjuha asht atdheu vetë.” Dhe në çdo episod, kjo gjuhë ringjallet, bëhet urë që lidh largësinë me afërsinë.
Të udhëhequr nga fryma e Nënë Terezës – “të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” – këta katër vullnete kanë hapur një derë ku të gjithë janë të mirëpritur, një Odë që është njëkohësisht kujtesë dhe frymë, histori dhe përjetim, fjalë dhe shpirt.
“Oda Podcast” është, në thelb, një shtegtim malli dhe dashurie për atdheun, një testament i gjallë i shqiptarisë që jeton larg, por rreh fort me zemër shqiptare kudo që ato janë.
Ju uroj episode pafund, “Oda Podcast”, zë, fjalë, sinqeritet dhe përkorje, dashuri dhe pozitivitet, që ta dëgjojmë zëshëm mallin dhe frymshëm dashurinë për gjithçka udhërin ju në këtë shtegtim shqiptarie.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 20 orësh
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

“Oda Podcast”albert vatajElvisGjoanaManjolaMarkshkodra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.