Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Gjon Pali II: “Nëna Terezë është shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit.”

Kultura E premte, 5 Shtator 2025 09:29
Papa Gjon Pali II: “Nëna Terezë është shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit.”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Më 5 shtator 1997, u shua zemra më e madhe që rrahu ndonjëherë për të varfrit dhe të harruarit e botës. Nëna Tereze, bijë e thjeshtë e gjakut shqiptar, e njohur si “misionarja e dashurisë”, la të gjallët për të hyrë në amëshim, duke marrë me vete bekimin e dhimbjes së shndërruar në shpresë dhe të sakrificës së bërë altar.
Trupi i saj u lodh e u konsumua nga shërbesa e përditshme ndaj të pamundurve, të sëmurëve, të braktisurve, por shpirti i saj u ngjit në përjetësinë e Zotit, aty ku mirësia nuk shuhet dhe dashuria nuk harrohet.
Lajmi i vdekjes së saj tronditi botën. Kanale televizive, gazeta e zëra publikë në çdo gjuhë të globit e përcollën ndarjen e saj si humbjen më të rëndë të shekullit. Kombet shpallën ditë zie, tempujt fetarë u mbushën me lutje dhe miliona njerëz, besimtarë e jo besimtarë, e ndjenë sikur kishin humbur një nënë të tyre. Ishte një çast përshpirtjeje, mirënjohjeje dhe pikëllimi universal.
Në ato ditë, nga tryezat e fuqisë politike e deri te selitë e besimeve fetare, nga tribunat e artit deri te penda e intelektualëve, u thanë fjalë që mbetën dëshmi e pavdekësisë së saj. Disa prej tyre shënojnë më fort se çdo epitaf:

Papa Gjon Pali II: “Nëna Terezë është shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit.”
Bill Clinton, president i SHBA-ve: “Vigania e shekullit tonë.”
Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë.”
Jacques Chirac, president i Francës: “Me vdekjen e Nënës Tereze, bota ka më pak dashuri.”
Tony Blair, kryeministër britanik: “Shpirti i saj do të jetojë si inspirim për të gjithë ne.”
Dr. Don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona.”
Dr. Don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër.”
Dr. Don Prekë Lazri: “Njeriu i shekullit që i shtyu njerëzit të besojnë në Zotin.”
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi.”
Imzot Rrok Merdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë.”
Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë.”
Bekim Fehmiu, aktor: “Pas Skënderbeut, u largua edhe Nëna Terezë.”
Hoxhë Sabri Koçi, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar: “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë.”
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetimë pa të.”
Nuk është e lehtë të gjendet një figurë tjetër që bashkon kaq shumë mendje e zemra rreth një ideali të vetëm: dashurinë për njeriun. Nëna Terezë, me trupin e brishtë dhe fuqinë shpirtërore të pathyeshme, mbeti shëmbëllimi më i veçantë i njeriut që jeton me tjetrin, bën për tjetrin dhe shuhet për tjetrin.
28 vite pas ikjes së saj, bota vazhdon ta ndiejë mungesën, por edhe frymëzimin e saj. Emri i Nënës Tereze nuk është thjesht një kujtim, por një thirrje që vazhdon të zgjojë ndërgjegje. Ajo mbetet përjetësisht shenjtëreshë e dashurisë, bija më e ndritur e kombit shqiptar dhe nëna e njerëzimit mbarë.
***
Pasi pësoi një atak në zemër në vitin 1989, Nënë Tereza u përpoq të jepte dorëheqjen si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por u kthye në atë zyrë me një votë gati unanime; ajo ishte e vetmja disidencë e saj. Në vitin 1997, përkeqësimi i shëndetit e detyroi të dilte në pension të përhershëm dhe urdhri zgjodhi një murgeshë me origjinë indiane, motrën Nirmala, për ta zëvendësuar atë. Nënë Tereza pësoi arrest kardiak dhe vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkuta, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 87-të.
Ndërsa bota mbante zi për vdekjen e Nënë Terezës, Papa Gjon Pali II nxori një dispensacion të veçantë për të përshpejtuar procesin e kanonizimit të saj, ose të bëhej shenjtore. Në vitin 2003, ai e lumnoi Nënë Terezën pasi një grua indiane ia atribuoi shërimin e saj nga kanceri në stomak ndërmjetësimit të Nënë Terezës, të cilën Vatikani e njohu si një mrekulli.
Dymbëdhjetë vjet më vonë, Selia e Shenjtë njohu një mrekulli të dytë, pasi një brazilian u shërua nga një infeksion i trurit kërcënues për jetën, pasi familja e tij iu lut Nënë Terezës. Në shtator 2016, Papa Françesku I e shpalli zyrtarisht Nënë Terezën shenjtore 19 vjet pas vdekjes së saj, një ritëm dukshëm i shpejtë për kohët moderne.
Shenjtërimi i Nënës Terezë ndodhi më 4 shtator 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një meshë solemne të udhëhequr nga Papa Françesku. Në praninë e dhjetëra mijëra pelegrinëve nga mbarë bota, përfaqësues shtetesh dhe udhëheqës fetarë, ajo u shpall “Shenjtëreshë e Kishës Katolike”.
Ky akt erdhi pas njohjes së dy mrekullive të kryera me ndërmjetësimin e saj: shërimi i një gruaje indiane nga një tumor i pashërueshëm në vitin 2002 dhe shërimi i një burri brazilian nga tumori në tru në vitin 2008.
Në fjalën e tij, Papa Françesku e quajti Nënën Terezë “shenjtëreshë të mëshirës” dhe “figurë të dashurisë hyjnore të mishëruar në përkujdesje konkrete për më të varfrit e më të braktisurit”.
Që nga ajo ditë, bota e njeh jo vetëm si misionare të dashurisë, por si Shën Terezën e Kalkutës, simbol i përjetshëm i mëshirës dhe sakrificës njerëzore.
“Ajo e bëri zërin e saj të dëgjohet para fuqive të kësaj bote, në mënyrë që ata të mund të njohin fajin e tyre për krimin e varfërisë që krijuan,” tha Papa në ceremoninë e shenjtërimit, të mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit .
I përgjithmonshëm kjoftë mes njerëzve shërbesa e saj vullnetmirë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 2 orësh
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

albert vatajNene TerezaPapa Gjon Pali II
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 19 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 20 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 22 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.