Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përkthyesi dhe përkthimi

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 22:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lidhur me përkthimin e një libri pyetja e parë që i lind lexuesit është se sa besnik është përkthyesi në këtë libër. Veç brenda kësaj pyetjeje ka pyetje të tjera: Besnik ndaj kujt: Ndaj origjinalit të tekstit, domethënë ndaj autorit, apo ndaj gjuhës ku e çon, domethënë ndaj lexuesit? Sa të vërtetë ka në thënien e famshme: “traduttore, treditore”?

Sipas Franz Rosenzweig përkthimi është një zanat prej shërbëtori. Qysh këtu lind drama e përkthyesit: ai endet pa pushim midis besnikërisë dhe tradhtisë. Çfarë duhet të zgjedhë ai? Kujt t’i qëndrojë besnik? Veprës apo gjuhës së tij?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Pra, në vija të trasha, përkthyesi ka dy rrugë për të përkthyer: E para: t’i qëndrojë besnik origjinalit, domethënë gjuhës së autorit. Kësaj mënyre Schleiermacher i thoshte: “të përcjellësh lexuesin tek autori”. Në këtë rast, në njëfarë mënyre, përkthyesi ka tradhtuar gjuhën, në të cilën e ka çuar veprën artistike, domethënë, lexuesin, bashkatdhetarin e tij. Për pasojë, mund të ketë vështirësuar kuptimin apo më mirë perceptimin dhe përjetimin e saktë të situatave dhe personazheve të veprës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E dyta, e kundërta e së parës: nëse vepra shqipërohet, siç bënte i madhi Fan Nol, në këtë rast Schleiermacher thoshte: “të përcjellësh autorin tek lexuesi”, domethënë, përkthyesi ka arritur ta bëjë veprën tejet të kuptueshme për lexuesin, atëherë kultura e veprës origjinale do të ndjehet e “vjedhur” apo “e dëmtuar”, domethënë, përkthyesi ka tradhtuar origjinalin, autorin.

Siç shihet, ndërmjet përkthyesit dhe autorit, përherë ka njëfarë marrëdhënie të ndërlikuar dhe, kësisoj, thënia “traduttore, treditore “përherë qëndron.

Mbase, është kjo arsyeja që përkthyesi gati fshihet dhe shuhet fare, duke u paraqitur thjesht si një ndërmjetës i vogël, gjithmonë “tradhtar” për të tjerët dhe “besnik” për veten e tij. Edhe në librat e përkthyer, ai mezi dallohet, emri i tij shkruhet diku, me shkronja të vogla, dhe ka lexues që as e shikojnë fare (Po e kam lexuar, më tha një miku im për “Festën e cjapit” të nobelistit Mario Josa, pse ti e paske përkthyer?)

Gjithsesi, profesioni i përkthyesit ka diçka magjike. Dihet që fjalët kanë një fuqi të jashtëzakonshme, sepse gjërat ekzistojnë kur emërtohen. Pa forcën që u jep emërtimi, gjërat do të ekzistonin vetëm në mendimin tonë, në brendësinë tonë, por nuk do të ishin të vërteta, reale, nëse nuk do të kishin një emër. “Mrekullia” e përkthimit shpesh qëndron në atë se një përkthim i arrirë mund të zgjojë në gjuhën e përkthyer mundësi më të mëdha edhe sesa vetë shkrimi i diçkaje në atë gjuhë. Në këtë rast kam parasysh rolin e madh të Hölderlit, një ndër poetët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, i cili me përkthimet e tij nga greqishtja e vjetër zgjoi gjuhën gjermane, ndoshta dhe më tepër sesa me veprat e tij të shkruara gjermanisht.

Përkthyesit i kërkohet shkathtësi në përdorimin e gjuhës amtare, aftësi dhe njohuri për të kapur ngjyrimet dhe kuptimet më të fshehta të gjuhës nga e cila përkthen dhe mjeshtëri për të transmetuar ato kuptime tashmë të kthyera në diçka të vetën dhe të afërt për lexuesin.

Çdo gjuhë ka personalitetin, veçorinë, origjinalitetin e vet dhe kuptimet më të fshehta për të emërtuar realitetin që na rrethon. Përkthyesi duhet t’i njohë mirë këto për të arritur që elementët e tyre të kthehen në pjesë përbërëse emërore të gjuhës tjetër, ku do t’i çojë. Këtu qëndron forca e përkthyesit, forca e magjisë së tij, një forcë që, si çdo forcë tjetër, duhet të përdoret me saktësinë, kujdesin dhe profesionalizmin e nevojshëm, për të shmangur grackat fine që fshihen nganjëherë në gjuhësi. Përgjegjësia e përkthyesit qëndron pikërisht te pushteti që ka mbi fjalët, sepse fjala formon realitetin. Dhe pavarësisht se fjala në gjuhë të ndryshme tingëllon ndryshe, realiteti përherë është i njëjti. Prandaj përkthyesi do të gjejë fjalën e duhur të gjuhës tjetër që të paraqesë të njëjtin realitet.

Një përkthyes i mirë bën që fjalët dhe kuptimet e tyre të dalin nga pylli i shkronjave me personalitetin e vet dhe të përcaktuar mirë, që nga gjuha e origjinës të mbërrijnë në gjuhën tjetër, pa i zënë besë improvizimit dhe ndryshimit dhe pa u tërhequr, derisa të gjejë zgjidhjen më të mirë e më të saktë të asaj që synon.

Nëse përkthyesi nuk është shumë i angazhuar me profesionin e vet, nuk është çudi që të kalojë me lehtësi në kuptime të ngatërruara që mund ta çojnë në gabime, të cilat vijnë si rrjedhojë e pakujdesisë apo nga një formim i shtrembër i atij vetë si përkthyes. Përkthyesi është mirë, të mos joshet nga fjalët e stërzgjatura apo pleonazmat e tepërta apo nga një tepri veskeqe fjalësh.

Në çdo fjalë, në çdo frazë, në çdo emfazë të një romani ka pothuaj përherë një synim të dytë të fshehtë që vetëm autori e di. Dhe përkthyesi nganjëherë përballet me problemin që, nëse do t’i qëndrojë tejet besnik origjinalit, ngjyrat kuptimore do të jenë të shpëlara dhe nuk do të përcjellin emocionet e duhura.

Është e padyshimtë që roli i përkthyesit është vendimtar. Ai gati-gati zë vendin e autorit në veprën e përkthyer.

Markesi thotë se veprat e tij i pëlqejnë vetëm në gjuhën që i ka shkruar, por kur i lexoi ato në anglisht, të përkthyera nga Xhorxh Rabassa, gjeti pasazhe që i pëlqyen më shumë se në origjinal. Madje thuhet se falë këtij përkthyesi Markesi u përzgjodh si kandidat për çmimin Nobel, të cilin edhe e mori. Por, ndodh edhe e kundërta: një vepre e bukur letrare apo një autor i madh mund të masakrohet prej një përkthmi dosido. Kështu ka ndodhur me “Pedro Páramon” e Huan Rulfos. Nga një përkthim i keq në anglisht, kjo kryevepër e realizmit magjik nuk u shijua dhe nuk u vlerësua siç e meritonte.

Përkthyesi duhet t’i shmanget sa më shumë shpjegimit të një fjale në fund të faqes. Markesi jep një shembull të përkthimit të një libri të tij në portugalisht, ku përkthyesi fjalën “astromelias” e shpjegonte në fund sikur ajo të qenkësh një lule imagjinare e shpikur nga Garsia Markes. Dhe çudia ishte se ky emër luleje ishte në gjuhën portugeze.

Ndërkohë që përktheja romanin e Mario Josës “Vajza e prapë” ndesha termin “trujiman” dhe duke mos e përkthyer dot e pashë të arsyeshme ta shpjegoja në fund të faqes. Redaktori që kishte lexuar përkthimin rusisht të romanit më thotë se përkthyesi rus paskësh gjetur një fjalë të vjetër të rusishtes për këtë term. Pasi vrava mendjen, e gjeta zgjidhjen: befas më ra ndërmend fjala popullore “terxhuman” që do të thotë “përkthyes”. Çudia ishte se “trujiman” dhe “terxhuman” është e njëjta fjalë e ardhur nga arabishtja. Në Spanjë e kishin lënë arabët, gjatë pushtimit shumë shekullor, ndërsa në Shqipëri e sollën turqit që e patën marrë po prej arabëve. Kësisoj nuk pata nevojë ta përktheja.

/ Shqip – Bajram Karapolli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.