Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Piktori Ilir Pojani sjell mbi 40 portrete për qenien njerëzore në galerinë “Kalo”

Kultura E mërkurë, 8 Shtator 2021 12:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekspozita “Exploring the invisible” me punime të piktorit të njohur Ilir Pojani u çel për publikun në galerinë e artit “Kalo” mbrëmjen e djeshme.

Ekspozita që vjen për publikun përmes portreteve dhe është kuruar nga Ardian Isufi, i cili vlerëson jo pak punën e autorit të saj. Me punën e tij, piktori Ilir Pojani është i njohur për publikun duke u prezantuar edhe në të tjera ekspozita. Kjo është e para ekspozitë personale në galerinë e artit “Kalo”, dhe përmban mbi 40 piktura, që janë realizuar prej tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kuratori Ardian Isufi për ekspozitën “Exploring the invisible” (Të eksplorosh të padukshmen” tregon se janë punime të realizuar pas vitit ’90. Një pjesë e pikturave të prezantuar në ekspozitë janë pjesë e koleksionit të galerisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kuratori Ardian Isufi shprehet se nëse analizojmë krijimtarinë e piktorit Pojani, përgjatë viteve duhet njohur fillimisht rrugëtimi i jetës së tij në trajektoren ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës. “Dy botë të ngjizura në artin e tij, ndërmjet situatave lokale dhe globale. Ilir Pojani në veprën e tij është i interesuar në mënyrë konstante për ekzistencializmin e qënies humane me të gjitha misteret që ajo përmban dhe shpesh në forma trashedentale na ofron pikturën e mjeshtrave të mëdhenj si Velazquez, Goya, El Greco etj, të rikontekstualizuara në tendencat dhe orientimet e artit bashkëkohor nëpërmjet një gjurme të re piktorike dhe shkujdesje konceptuale”, shprehet kuratori për pikurat e Pojanit.

Sipas kuratorit Ardian Isufi, piktura dhe vizatimi janë mediume që evidentojnë qëndrimin e tij artistik edhe ndaj trashëgimisë kulturore. “Piktura dixhitale, vizatimi dhe fotografia janë mediume që jo vetëm pasurojnë krijimtarinë e tij, por edhe evidentojnë qëndrimin e tij artistik ndaj peisazhit urban të trashëgimisë kulturore botërore si dhe kompozimeve komplekse duke “eksploruar të padukshmen” me figuracionin qendror njeriun”, vijon kuratori Ardian Isufi për ekspozitën në galerinë “Kalo”.

Punimet e Ilir Pojanit janë ekspozuar në Shqipëri, Turqi, Greqi, Gjermani, Francë dhe Zvicër. Gjithashtu ka marrë pjesë në një ekspozitë organizuar nga një grup artistësh shqiptarë në New York, Janos Gat Gallery.

Veprat e tij ndër vite janë të realizuara me një teknikë të përsosur dhe ruajnë freski. Ciklet e tij, apo më saktë veprat e Pojanit, i kushtohen njeriut dhe pushtetit, duke preferuar tablo me pak figura, të cilat interpretohen dhe stilizohen, e shpesh kthehen edhe në simbole apo dhe shpalosin heshturazi vizione, mundësi, analiza vetjake të artistit mbi historinë apo fenomene të caktuara.

Me aktivitetin e tij ka marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare të karikaturës (Turqi, Kanada, Bullgari) dhe vlerësohet me çmime të rëndësishme (çmimin e 3-të në Sallonin Ndërkombëtar të Karikaturës, Montreal, Kanada, Çmim nderi në Festivalin e I-rë Ballkanik të Karikaturës, Athinë, Greqi).

Ekspozita do qëndroj e hapur për publikun deri më datë 28 shtator në galerinë ”Kalo”. /a.a/ /a.g/

 ATSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 8 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.