Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rikard Ljarja, modeli i fisnikut shkodran, integriteti i pacenuar i një ylli që jetën e shndërroi në vepër

Kultura E hënë, 20 Prill 2026 11:55
Rikard Ljarja, modeli i fisnikut shkodran, integriteti i pacenuar i një ylli që jetën e shndërroi në vepër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Që prej 20 prillit 2020, Rikard Ljarja iu dorëzua përjetësisë, për të mbetur në kujtesën e gjeneratave si një përkorës i rrallë i artit, si ai shpirti prej drite që fisnikëronte çdo rol, çdo fjalë, çdo heshtje. Ai iku duke lënë pas jo thjesht një jetë, por realen e një ëndrre të jetuar me pasion e përkushtim, atë që çdokush do të dëshironte ta kishte skalitur në epitafin e përjetësisë së kujtesës dhe nderimit.

Rikard Ljarja dhe Ndrek Luca, episod nga filmi “Duel i heshtur”

Jeta e tij nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm drejt fundit, por një ngjitje e pandalur drejt një lartësie ku arti dhe njeriu bëhen një. Ai e shndërroi jetën në vepër dhe veprën në dëshmi, duke u bërë kështu një thesar i çmuar i traditës shqiptare të artit skenik. U shua siç shuhen zjarret që nuk vdesin, duke lënë pas Feniksin e shpirtit që rilind në çdo kujtesë, në çdo kremte të besimit artistik, në çdo altar ku arti kërkon përulje dhe përkushtim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rikard Ljarja, Dritan Shkaba, në filmin Komisari i dritës”

Do të mungojë në solemnitetin e heshtur të skenës, aty ku krijuesi nuk flet me zë, por me drithërimë. Ai që pipëtinte në thellësinë e përpjekjeve të padukshme, në ato ngulmje të nënzëshme që ushqejnë artin me orë të gjata vetmie dhe përkushtimi. Ishin këto dy “përndjekësit” e tij besnikë, pasioni dhe puna, që i rrëmbenin kohën, por i jepnin pavdekësinë.
Njeriu i përkorë dhe vetëmohuesi i devotshëm ndaj veprës ishte në një simbiozë të natyrshme me modelin e fisnikut shkodran. Ai nuk e mbajti këtë përkatësi si stoli, por si barrë përgjegjësie, si një amanet që kërkonte dinjitet në çdo hap. Dhe ai e mbajti, pa e përdorur kurrë si trampolinë, por si një themel mbi të cilin ndërtoi vetveten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Refuzoi ndere, shmangu dritat e panevojshme, edhe pse i meritonte si pakkush. Kishte shumë për të thënë, por zgjodhi të flasë përmes veprës. Modestia ishte “burgu” i tij i vetëzgjedhur, një burg që nuk e kufizoi, por e lartësoi.
Besoi vetëm te puna, dhe puna i dha një galeri të pasur ku aktori mbizotëronte, por ku nuk mungonin dimensionet e tjera të tij: regjisor, skenarist, shkrimtar… e madje edhe piktura e muzika, ku ai derdhi të njëtin shpirt krijues, të njëjtën dritë të brendshme.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Lindi, jetoi, krijoi dhe u shua si një shkodran fisnik. Dhe sot, askush që i afrohet me serioz figurës së tij nuk do ta vinte në dyshim këtë përmasë.
Kinematografia shqiptare dhe arti skenik gjetën tek ai një mishërim të plotë të vlerave më të mira, një aktor që nuk ishte vetëm interpretues, por një ndërmjetës i ndjeshmërisë njerëzore, një ndërtues karakteresh që mbeten.
Edhe nën hijen e realizmit socialist, që kërkonte të uniformizonte dhe të nënshtronte artin, ai arriti të mbetet i pacenuar. Diti të jetë i mirë me të gjithë, edhe kur përballë kishte armiqësi. Dora e tij nuk u kursye, as për ndihmë, as për frymëzim. Ai besonte se çdo shpirt kishte diçka për të dhënë në themelet e artit.
Në këtë panteon vlerash, ai nuk zë vend për përfitim, por për kontribut.
Rolet që ai jetësoi nuk ishin thjesht personazhe, ishin gjurmë eteri, përvoja të një rruge të gjatë sprovash dhe ngulmesh. Ai nuk luajti role, ai i përjetoi ato, duke i dhënë frymë dhe një përmasë që i tejkalon kohët.
Ai do të mbamendet jo vetëm si emër, por si një varg figurash që jetojnë në kujtesë: Dritan Shkaba, Skënderi, Perlati, Naimi, komisari, inxhinieri, mjeku… figura që nuk mbeten në ekran, por depërtojnë në vetëdijen tonë.
Edhe sot, në një kohë që kërkon të rishikojë të shkuarën me gjykime të reja, figura e tij mbetet e paprekur. Edhe pse një pjesë e veprës së tij lindi në një sistem të ngarkuar ideologjikisht, ai vetë mbeti i pastër, i papërlyer, një integritet i rrallë që nuk u përkul.

Ai u dha personazheve të tij atë dlirësi dhe dritje që buronte nga vetë shpirti i tij, një zë i butë, një prani e ëmbël, një virtuozitet që nuk kërkonte të impononte, por të depërtonte.
Gjithë kjo kolanë rolesh dhe karakteresh u mishërua në atë që ai ishte në të vërtetë: një njeri i mirë. Dhe kjo është ndoshta vepra e tij më e madhe.
Ai u largua pa bujë, ashtu siç jetoi, pa kërkuar asgjë për vete. La pas një boshllëk që mbushet vetëm me kujtim. Familja, miqtë, kolegët, dhe të gjithë ata që e deshën artin e tij, mbeten me një mall që tingëllon si kambanë e përvajshme në ndërgjegjen tonë.

Por ai nuk u largua krejt. Ai mbetet aty, në filmat që shohim, në rolet që rikujtojmë, në nostalgjinë që na bashkon me një kohë ku arti kishte një tjetër peshë, një tjetër dritë.
Në udhën e përjetësisë, ai shkoi i shoqëruar nga rrezet që vetë ngjizi. Dhe këto rreze vazhdojnë të na ndriçojnë, duke e bërë të pamundur harrimin.
Kujtesa do t’i përkundë këto emra, këto figura, si një ninullë e ëmbël nostalgjie, aty ku ne rikthehemi jo vetëm për t’i takuar ata, por për të rigjetur edhe një pjesë të vetes sonë.

Etiketat e lidhura

albert vatajRikard Ljarja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 9 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 24 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 33 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 34 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.