Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shehaj: Mid’hat Frashëri, brezat e sotëm i detyrohen dyfish

Kultura E premte, 10 Shtator 2021 18:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti Agron Shehaj, njëherësh bashkëthemelues i Institutit së Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, tha se brezat e sotëm i detyrohen dyfish Mid’hat Frashërit, për jetën dhe veprën në shërbim të Shqipërisë perëndimore, por edhe pendimin për përpjekjen për ta dënuar dhe harruar këtë jetë e vepër.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e përurimit të veprës së 3-të të Mid’hat Frashërit, Shehaj u shpreh se mirënjohja më e madhe për njerëzit si Mid’hat Frashëri është të duam atdheun dhe gjuhën tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Duke cituar, Mid’hat Frashërin, Shehaj theksoi se të jemi shërbëtorë të Shqipërisë është virtyti që duhet të kultivojmë në veten tonë dhe të rrisim tek fëmijët tanë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Të dashur miq:

Sot ndjehem më i vogël e më i përunjur se kurrë në jetë teksa më duhet të flas për Mid’hat Frashërin, patriotin, djetarin dhe shqiptarin e madh, jeta dhe vepra e të cilit janë në themelet e kombit tonë, të gjuhës tonë dhe të frymës perëndimore të shqiptarëve.

Që sot ne jemi këtu, në atdheun tonë Shqipëri, duke folur gjuhën tonë shqipe, si europianë të vërtetë, është rezultat i rrugëtimit që nisën më shumë se një shekull më parë, ata që e çliruan atdheun tonë nga robëria orientale otomane dhe ja kthyen atij vështrimin drejt dijes dhe perëndimit.

Shqipëria e pavarur, shqipja e bukur dhe shpirti ynë perëndimor janë arritja madhështore e patriotëve etër të kombit tonë, mes të cilëve pa asnjë mëdyshje është Mid’hat Frashëri, pjesëtari i denjë i familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Shqiptarëve të tillë, kombi ynë do t’u jetë mirënjohës në përjetësi. Por Mid’hat Frashërit brezat e sotëm i detyrohen dyfish: i detyrohen mirënjohjen për jetën dhe veprën në shërbim të Shqipërisë perendimore, por edhe pendimin për përpjekjen për ta dënuar dhe harruar këtë jetë e vepër.

Prehja e eshtrave të tij në Shqipëri është jo vetëm mirënjohja që ne i bëjmë kësaj jete, është jo vetëm shprehje e ndjesës së thellë të vendit të tij për vuajtjet që i solli birit që e deshi më shumë se të tjerë, por edhe një monument që na bën të ndjehemi një komb i denjë perëndimor.

Ndaj unë, dhe të gjithë ne të Institutit Lumo Skëndo, jemi, sot, veçanërisht krenar për një kontribut sado të vogël për një njeri të madh.

Do doja të flisja pa fund për Mid’hat Frashërin, por fjalët e mia janë të pafuqishme, fjalët e mia janë të kota. Ndaj po përsëris për Mid’hatin fjalët që ai vetë tha për ungjin e tij, Naimin:

“O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!”

Mirënjohja më e madhe për njerëzit si Mid’hat Frashëri është të duam atdheun dhe gjuhën tonë.

Fjalët e fundit që Mid’hati shqipëroi vetëm pak orë para se të jepte shpirt ishin: “shqiptarët duhet të jenë të denjë, për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë.”

Të jemi shërbëtorë të Shqipërisë është virtyti që duhet të kultivojmë në veten tonë dhe të rrisim tek fëmijët tanë.

Le të jemi të denjë për Shqipërinë, që Shqipëria dhe gjuha shqipe që shpëtuan Frashëllinjtë dhe etërit patriotë të rrojnë përjetë.

Faleminderit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.