Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:04 Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni. Kryeministri Edi Rama nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot në 170-vjetorin e vdekjes së filozofit, Søren Kierkegaard, mendimtarit që na përballi me dëshirat, ankthin dhe trishtimin e ekzistencës

Kultura E martë, 11 Nëntor 2025 09:33
Sot në 170-vjetorin e vdekjes së filozofit, Søren Kierkegaard, mendimtarit që na përballi me dëshirat, ankthin dhe trishtimin e ekzistencës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Søren Kierkegaard, themeluesi i ekzistencializmit dhe anatomisti i ankthit, e pa njeriun si një qenie që zgjohet në botë jo përmes harmonisë, por përmes paradoksit. Çdo mendim i tij fillon si dyshim dhe mbaron si thirrje e brendshme, si një zë që e çan qetësinë e ekzistencës për ta shtyrë njeriun drejt vetvetes, e jo drejt botës.
Në shkrimet e tij, shpesh me një elegancë therëse, Kierkegaard vëren se gëzimet tona ngjajnë me ato insekte që vdesin menjëherë pas çiftëzimit. Çasti i kënaqësisë së plotë, kulmi i lumturisë, zhduket në vetë çastin që e arrin, duke lënë pas një boshllëk të mprehtë. Ky është ligji i brendshëm i ekzistencës, çdo majë shndërrohet në humnerë pikërisht nga madhështia e vet.
Në “Enten-Eller”, ai e quan këtë rit fatal “dialektika e çastit”, sa herë që përjetojmë gëzim të plotë, diçka brenda nesh shuhet, sepse çdo përmbushje, në vetvete, është preludi i shpërbërjes. Dhe njeriu, pastaj, lëviz i shtyrë nga etja e një dëshire të re, të një force që është njëkohësisht krijuese dhe shkatërruese.
Kështu njeriu jeton mes ekstazës dhe zbrazëtisë, mes dëshirës dhe shuarjes së saj, në një cikël që Kierkegaard e sheh si vetë motorin e ekzistencës, jeta që ushqehet me vdekjen e çasteve.
Por papërsosmëria më e thellë njerëzore, sipas tij, nuk qëndron te pafuqia jonë për të përmbushur dëshirat, por te drejtimi i tyre. Ne dëshirojmë gjithmonë pikërisht atë që na mban kundër vetes.
Në këtë subversion të dëshirës fshihet ironia më tragjike e njeriut. Në “Diaries” dhe “Either/Or”, Kierkegaard sjell shembuj që duken si karikatura të natyrës njerëzore:
hipokondriku – tërbohet nga gëzimi,
romantiku – filozofon me finesë për dashurinë që e lëndon,
perversi – predikon moralin,
skeptiku – endet në kërkim të besimit,
shenjti – mbërrin në shenjtëri vetëm pasi ka kaluar nëpër mëkat.
Sipas tij, shenjtëria nuk është ndonjë lartësi e purifikuar, por një ngjitje nga humnera. Njeriu nuk e gjen dot veten e tij të dytë pa kaluar nëpër vetveten e parë – të rrënuar, të përlyer, të zhytur.
Në një nga pasazhet më prekëse të ditarëve të tij, Kierkegaard përshkruan trishtimin e pafund që ndjen përballë njeriut të vetmuar “tek pullë në botë”. Vetmia nuk është për të një gjendje sociale, por ontologjike:
të qëndrosh vetëm përballë pafundësisë është të zbulosh sa pak peshë ka ekzistenca jonë.
Ai përmend një vajzë të gjorë që ecte vetëm, dhe tek ajo pa metaforën e njeriut modern: një qenie që shkon drejt pohimit të vetmisë së vet, jo përmes tragjedisë, por përmes zakonshmërisë së ditës.
Në vështrimin e tij ironik dhe tragjik, pleqëria nuk është përmbushje, por zbulim. Ai sjell shembullin e Jonathan Swift-it:
në rini ai projektoi një shtëpi për të çmendurit;
në pleqëri, vetë përfundoi brenda saj.
Kierkegaard nuk e përdor këtë episod për të tallur, por për të treguar mënyrën si jeta e korrigjon njeriun: ajo e ekspozon para asaj që ai kritikonte, e zhyt brenda asaj që kishte parë nga larg.
Njeriu, thotë ai, në rini ndërton forma të bukura; në pleqëri hyn brenda atyre formave dhe e sheh veten si të huaj.
Por një nga reflektimet më origjinale që Kierkegaard jep, e që prek thelbin e kulturës sonë tradicionale, është ai mbi fuqinë e poezisë së vjetër popullore.
Ajo ka një sekret: fuqinë e dëshirimit.
Dëshira në poezinë e vjetër nuk është e vogël, as turpshme, as llogaritëse.
Është dëshirë absolute, dëshirë që ngrihet drejt qiellit, që shpërthen me madhështi. Ajo nuk është pazar me të përditshmen, nuk është betejë me interesin, nuk është përkulje ndaj utilitarizmit të jetës moderne.
Aty ku koha jonë dëshiron “për hesap të të afërmit”, poezi të tilla e dinë se i afërmi nuk mund të plotësojë etjen e shpirtit.
Ndaj Don Zhuani shfaqet para nesh me “1003 dashnore” dhe askush nuk qesh, sepse miti nuk matet me banorin e zakonshëm të kohës.
Sot, një Don Zhuan i ri do të ishte veçse një karikaturë, një tallje, një qesharak i rrjeteve sociale.
Në kohërat e mëdha, dëshirat ishin të mëdha.
Në kohërat e vogla, edhe dëshirat zvogëlohen.
Kierkegaard-i ishte i bindur se jeta nuk kuptohet nga jashtë, por nga thellësia e shpirtit.
Njeriu është një qenie paradoksale, e ndërtuar nga kontradikta: dëshiron atë që i bën dëm, shmang atë që i bën mirë, ikën nga vetja dhe vrapon ta gjejë atë nëpër botë, e pastaj kthehet i zhgënjyer.
Ai na e la një urtësi të pashuar:
jeta duhet jetuar përpara, por kuptohet vetëm prapa.
Dhe ndoshta, pikërisht aty qëndron bukuria tragjike e qenies sonë:
te rruga që e kërkon veten, te dëshira që na shuan e na ringjall, te vetmia që na zbulon, te mohimi që na rilind.
Në fund, Kierkegaard-i nuk kërkon nga ne një jetë të qetë, por një jetë të vërtetë.
Dhe e vërteta, për të, fillon aty ku njeriu guxon të dëgjojë ankthin e vet duke ju përgjithur me gjithë praninë dhe thellësinë e mendimit, përjetimit dhe përfshirjes.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Etiketat e lidhura

albert vatajSøren Kierkegaard
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 2 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 4 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 9 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 26 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.