Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Viktimat e Tivarit”, filmi i fundit i Ndrek Lucës dhe roli i tij më i madh që ai i la si testament Artit të Shtatë

Kultura E mërkurë, 3 Shtator 2025 19:11
“Viktimat e Tivarit”, filmi i fundit i Ndrek Lucës dhe roli i tij më i madh që ai i la si testament Artit të Shtatë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në karrierën e Ndrek Lucës nuk mund të flasësh me skemat e zakonshme: “rol protagonist”, “personazh episodik” apo “rol negativ”. Për të, çdo rol ishte një altar ku ai derdhte madhështinë e shpirtit të tij, duke e shndërruar aktin krijues në dëshmi të përjetshme. Ai mbeti i pakonkurreshëm në traditën e artit skenik shqiptar, i pathyeshëm si një vigan që përballonte jo vetëm kërkesat e skenës e të ekranit, por edhe ndeshjet e kohës dhe ndryshimeve që donin të gjykonin e madje të rivlerësonin vetë drejtësinë hyjnore të artit. Ky art, të cilin Ndrek Luca e skaliti me shkrepëtima yjesh, ndriti në qiellin e adhurimit të publikut, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës sonë kulturore.

Por në mesin e dhjetëra roleve që ai mishëroi me fuqinë e talentit dhe me zjarrin e shpirtit, roli i tij në filmin “Viktimat e Tivarit” mbetet një kulm, një përmbledhje e të gjithë madhështisë së tij aktoriale. Aty, Ndrek Luca nuk luan një personazh; ai e ringjall, e shndërron në mish e shpirt, duke e ngritur në përmasat e një tragjedie universale. Forca e interpretimit, thellësia e përjetimit, dramatizmi i përmbajtur dhe njëkohësisht shpërthyes që ai përcolli, janë shënjimi i një aktori që nuk thjesht reciton, por jeton dramën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në lojën e tij, ngjarja historike e Tivarit nuk është thjesht një episod i dhimbshëm i së shkuarës, por bëhet drama e një njeriu që përfaqëson fatin e një kombi. Ai e sjell dhimbjen si përjetim personal, por e ngre në lartësinë e një dhimbjeje kolektive, duke kthyer kohën pas dhe duke e bërë tragjedinë të ringjallet me të gjithë zjarrin e saj. Ky rol është dëshmi se Ndrek Luca nuk ishte vetëm një aktor i madh, por një shpirt i flijuar në tempullin e artit, që i dha jetës dhe kujtesës sonë kombëtare një pasuri të papërsëritshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky rol, i realizuar pak para ndarjes së tij nga jeta më 1993, është ndoshta më i përmbushuri në aspektin emocional dhe artistik. Ai nuk kërkon duartrokitje, ai kërkon reflektim dhe gjithçka e thirri atë në këtë sfidë konsiderohet e përmushur, ndoshta edhe si një amanet i tij për të dhënë gjithë forcën e shpirtit të tij malësor, në një nga dmata më absurde dhe dhimbjet më të dhimbshme shqiptare. Dhe në këtë kërkesë, ai arrin të prekë telat më të ndjeshëm të shpirtit shqiptar, duke patur këtë akt gjigand si epilog të tij, një mbyllje e madhe e siparit të skenës gjigande ku ai blatoi një shpirt të madh.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 5 minutash
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Filmi Viktimat e Tivarit Filmi i Ekrem Kryeziut (1993) është një vepër dramatike që ndërthur fatin e një individi me tragjedinë historike të masakrës së Tivarit. Regjisori Ekrem Kryeziu e ka ndërtuar narrativën përmes një gjykatësi që kërkon të zbulojë të vërtetën për babain e tij të zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Interpretimi i Ndrek Lucës është veçanërisht prekës, duke sjellë një ndjenjë të thellë të humbjes dhe reflektimit, është një rikthim në kohë dhe rizgjim në plagët e së shkuarës, të cilat rivijnë përmes gjithë këtij rrugëtimi aktorial të Ndrek Lucës, me një origjinalitet dhe jëtësim real, thua se i madhi i artit tonë skenik po luante në këtë film veten e tij, po site në dramën e viktimave të Tivrit dramën e gjithë historisë së shqiptarëve, përmes forcës së tij interpretuese dhe thëllësisë përjetuese.

Në këtë film luajnë një kastë aktorësh të njëhur të kinemasë shqiptare, ndër ta, Ndrek Luca, Petrit Malaj, Kastriot Caushi, Marjeta Ljarja, Mevlan Shanaj, Niko Kanxheri, Agim Qirjaqi, Rikard Ljarja, Mimika Luca, Ema Andrea, Ilir Gjini, etj.

Në këtë film, Ndrek Luca, një nga aktorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, interpreton një rol kyç, duke dhënë një portretizim të fuqishëm të një prej personazheve që përfaqësojnë tragjedinë dhe vuajtjen e shqiptarëve në atë periudhë. Si aktor me një prani të fortë skenike dhe me një stil të veçantë interpretimi, Luca arrin të sjellë emocion dhe realizëm në këtë histori të dhimbshme, duke e ridimensionuar në kujtesë dhe vetëdije dramën, si një thirje e fuqishme për zgjim dhe ndërgjegje, si një manifest të shpirtit shqiptar që ngadhenjën.

Në këtë film, Luca nuk luan thjesht një personazh, ai përfaqëson një brez të tërë që kërkon të kuptojë, të shërojë dhe të dëshmojë. Me një zë që kumbon si jehona e maleve të veriut dhe një shikim që përshkon kohën, ai sjell në ekran një figurë të mbushur me dhimbje, dinjitet dhe përkushtim. Roli i tij është i ngarkuar me simbolikë: ai është babai i humbur, dëshmori i heshtur, kujtimi që nuk shuhet.

Kritikët e kanë cilësuar Lucën si “malësorin gjigand të artit skenik shqiptar”, dhe ky rol e përforcon këtë epitet. Ai nuk e interpreton dhimbjen, ai e jeton atë. Çdo lëvizje, çdo pauzë, çdo fjalë e thënë me kursim është një akt i përbrendshëm, një përballje me të kaluarën dhe me heshtjen që e ka mbuluar atë. Në këtë film, ai nuk është thjesht aktor, por një ndërmjetës mes historisë dhe ndërgjegjes.

Filmi është një nga përpjekjet e para të kinemasë shqiptare për të trajtuar këtë ngjarje historike, duke hedhur dritë mbi një tragjedi të gjatë të heshtur për dekada.

Etiketat e lidhura

“Viktimat e Tivarit”albert vatajNdrek Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 5 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 8 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 10 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 25 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.