Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Winston Churchill i vërtetë, përmes një portretizimi pa maskë, i shkrimtares dhe biografes Daniela Musini

Kultura E diel, 30 Nëntor 2025 17:06
Winston Churchill i vërtetë, përmes një portretizimi pa maskë, i shkrimtares dhe biografes Daniela Musini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndoshta ishit mësuar ta deshifroni ndryshe figurën ikonike të Winston Churchill, të këtij lideri të madh të glorifikuar deri në vërbim, por ajo Daniela Musini, ka guxuar ta sjellë këtë personalitet nën një ndriçim faktesh reale, jo për ta zbehur atë, por për ta treguar njerëzor, ashtu siç ai ishte.
Po!
Arrogant, i bezdisshëm, kokëfortë, oportunist dhe egocentrik, kështu e gjykonin bashkëkohësit e tij dhe kështu ai ishte në të vërtetë. Por Winston Leonard Spencer Churchill mbetet një nga burrështetasit më të rëndësishëm në Historinë e njerëzimit, shkruan biografia.
Ai lindi më 30 nëntor 1874 nga një familje që i përkiste rangjeve më të larta të aristokracisë britanike: një nga paraardhësit e tij, John Churchill, Duka i Parë i Marlborough, ishte një komandant i famshëm, i vetmi në Histori, bashkë me Scipio Africanus dhe Aleksandrin e Madh, që nuk pësoi kurrë humbje në betejë.
Nga ana tjetër, gjyshi i tij nga nëna, amerikani Leonard Jerome, ishte pronari i New York Times dhe kishte lidhje familjare me Roosevelt-ët dhe me Ernest Hemingway.
Churchill ishte duhanpirës i thekur (i cigareve), pijetar i fortë, bixhozçi i madh, piktor i respektuar (me pseudonimin Charles Morin), shkrimtar i plodshëm e brilant (fitoi Nobelin për Letërsinë në vitin 1953), diplomat tepër i aftë dhe i shumëanshëm, ndjekës pasionant i ezoterizmit dhe traditave kelte, orator tërheqës e karizmatik (edhe pse fëmijë kishte vuajtur nga belbëzimi), një personalitet magnetik dhe kontradiktor (urreu Hitlerin, për shembull, por admiroi pa kushte Musolinin; ishte këmbëngulës në antikomunizëm, por nuk hezitoi të bëhej aleat me Rusinë për të frenuar Gjermaninë naziste). Churchill u dashurua dhe u urrye, u frikësua dhe u nderua, në të njëjtën masë.
Ai kishte një karakter të vështirë dhe nuk mundonte aspak ta fshihte. Vuante nga depresioni (që ai e quante “qeni i zi”) dhe e trajtonte me amfetamin.
Shumë nga thëniet e tij hynë në Histori, si ajo e 13 majit 1940, në fjalimin e tij të parë si Kryeministër: “Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar veç mund, lot dhe gjak”, një frazë e huazuar megjithatë nga një fjalim i Garibaldit (për të cilin Churchill kishte shprehur synimin, kurrë të realizuar, për të shkruar një biografi).
Të famshme mbetën edhe batutat dhe sarkazmat e tij (si: “Një mollë në ditë e largon mjekun, nëse ke shënjestër të mirë”) si edhe replika therëse me bashkëbiseduesit.
Sikurse me dramaturgun George Bernard Shaw (një tjetër personazh i ashpër e sarkastik), me të cilin nuk kishin marrëdhënie të mira. Megjithëse ushqenin respekt të fshehur për njëri-tjetrin, nuk duronin dot praninë e tjetrit.
Disa ditë para premierës së komedisë së tij “Pygmalion” (nga e cila më vonë u realizua filmi “My Fair Lady”), Shaw i dërgoi Churchill-it këtë telegram:
“Rezervova dy vende për ju. Ejani dhe sillni një mik. Nëse keni.”
Telegrami i Churchill-it erdhi menjëherë, po aq therës: “I paaftë të vij në premierë, pres shfaqjen e dytë. Nëse do ketë.”
Po aq të famshme janë edhe përplasjet e tij me Viskaunteshën Nancy Witcher Astor (gruaja e parë e zgjedhur si deputete në Dhomën e Komunave të Parlamentit Britanik). Një ditë, pas një debati të ashpër, ajo, e tërbuar, i pëshpëriti:
“Winston Churchill, po të isha gruaja juaj, do t’ju hidhja helm në çaj!”
Dhe ai, qetësisht: “Zonjë Astor, po të isha unë burri juaj, do ta pija!”
Me gruan e tij besnike, Clementine Hozier, pati 5 fëmijë dhe prej saj mori përkushtim, durim dhe mirëkuptim. Shumë mirëkuptim.
Madje edhe kur ai, në vitin 1930, u përfshi në një lidhje të zjarrtë me fisniken magjepsëse dhe transgresive Lady Doris Delevingne Castlerosse (halla e stërmadhe e modeles së sotme Cara Delevingne), për të cilën humbi krejt mendjen (“Doris, ti të ringjall edhe të vdekurit”, i thoshte ai pas netëve të nxehta në suitën luksoze të Hotel Ritz në Paris, që ishte bërë strehë e dashurisë së tyre).
Sensuale dhe ambicioze pa masë, me bukuri të pakontrollueshme dhe këmbë mbresëlënëse, Lady Doris kishte synuar më herët vetë Mbretin Eduard VIII, por s’kishte mundur të mposhtte ndikimin e fuqishëm të Wallis Simpson-it.
U “kënaq” me Churchill-in, për të cilin u kthye në një stuhi, ai i dhuroi 250 palë këpucë, ndërsa ajo, e pangopur, joshi edhe të birin e tij, Randolph-in, atëherë 21 vjeç.
Në atë pikë, edhe vetë Clementine, e cila kishte duruar shumë, ndërhyri dhe i rimori burrin dhe djalin.
Sa për Lady Delevingne, ajo vazhdoi “karrierën” si joshëse dhe ngjitëse sociale e pamëshirshme, derisa vdiq në moshën 42-vjeçare në një hotel nga mbidoza e barbiturikëve.
Churchill-i, nëse kishte arritur të shmangte infarktin gjatë asaj marrëdhënieje të stuhishme e tepër të zjarrtë jashtëmartesore, nuk mundi të shmangte sulmet e vërteta në zemër dhe trombozat, që e goditën disa herë dhe të cilave ai u kundërpërgjigj me vullnet të hekurt, vendosmëri dhe një masë të mirë fati.
Por në vitin 1951, kur në moshën 77-vjeçare u rizgjodh Kryeministër, arterioskleroza që po i avanconte ia rëndoi shumë jetën e përditshme: humbje të menjëhershme kujtese, shqiptime të shtrembëruara, herë-herë konfuzion mendor.
Një përmirësim i papritur dhe i mrekullueshëm i aftësive të tij mendore i lejoi madje të përfundonte veprën e tij kolosale në 6 vëllime mbi Luftën e Dytë Botërore, por në vitin 1959 një tjetër sulm tromboze, më i rëndë, ishte fatal: aftësitë e tij intelektuale u dëmtuan në mënyrë të parikthyeshme dhe ai përjetoi madje edhe halucinacione vizuale, në kopsht tregonte me gisht kafshë të mëdha imagjinare që, sipas tij, ngjiteshin nëpër pemë.
Ai vdiq më 24 janar 1965 dhe në funeralin e tij morën pjesë 300.000 njerëz.
Mes amaneteve të tij të fundit, të respektuara me përpikëri, ishte edhe ky: që në shtëpinë e tij në Chartwell të kishte gjithmonë, përherë, një mace të kuqe me emrin Jock, ashtu si ajo që ai kish dashur shumë, që i flinte në prehër dhe që ai e ledhatonte teksa shijonte një puro të mirë, (shumë) brandy, dhe ndoshta, kush e di, mendonte për këmbët e mrekullueshme të asaj dashnoreje të vjetër, të paharruar.
Përgatiti: Albert Vataj

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 15 orësh
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

albert vatajDaniela MusiniWinston Churchill
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.