Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhoela Bame, korçarja që përzgjidhet nga Forbes në 30 njerëzit nën 30 vjeç, me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror

Kultura E premte, 17 Prill 2026 10:38
Xhoela Bame, korçarja që përzgjidhet nga Forbes në 30 njerëzit nën 30 vjeç, me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Shqipëria e vogël e njerëzve të mëdhenjë, rritet dhe madhështohet nga emri, vlera dhe vepra e atyre që u treguan botës përmes modelit, shembullin e vullneteve dhe talentit që po shkruan historinë.
Ka emra si korçarja, Xhoela Bame që ndërtojnë një prani që përfundimisht bëhet referencë, shndërrohet në një tempull besimi, thyen barrierat, rimodelon shembullin e vajzës shqiptare, duke e pasuruar atë.
Xhoela Bame një identitet që nuk imponon vëmendje, por e meriton atë përmes përmbajtjes, përkushtimit dhe një etike të rrallë të dijes, fuqisë transformuese të ëndrrës në një reale sfiduese.
Përzgjedhja e saj në listën Forbes “30 Under 30” për vitin 2026, në kategorinë e Shkencës dhe Shëndetësisë, nuk është thjesht një dekoratë prestigji. Ajo është një akt njohjeje ndaj një mënyre të të menduarit dhe të vepruarit që i përket një brezi të ri, një brezi që nuk e sheh shkencën si një disiplinë të izoluar, por si një ndërthurje të thellë mes teknologjisë, humanizmit dhe përgjegjësisë globale.

Kush është Xhoela Bame?
Për ta kuptuar këtë emër, duhet të kthehemi në Korçë, një qytet që historikisht ka qenë vatër e arsimit dhe kulturës shqiptare. Në këtë hapësirë, ku tradita e dijes është një trashëgimi e gjallë, Xhoela hodhi themelet e para të formimit të saj në Kolegji “Preka”. Që herët, ajo nuk u mjaftua me të kuptuarin e botës; ajo kërkoi ta deshifrojë atë.
Ky kërkim e çoi në Universiteti Teknik i Stambollit, një institucion me një traditë të fortë në inxhinieri dhe shkencë, ku ajo filloi të ndërtojë një gjuhë më të sofistikuar të mendimit analitik. Por rrugëtimi i saj nuk ndaloi aty. Ai u zgjerua drejt Shteteve të Bashkuara, në Dartmouth College, ku ajo përfundoi doktoraturën (Ph.D.), duke hyrë në një territor ku kërkimi shkencor nuk është më vetëm akumulim njohurish, por prodhim i tyre.
Sot, si Research Fellow në University of Oxford, Xhoela Bame është pjesë e një prej ekosistemeve më të avancuara të kërkimit në botë. Ky pozicion nuk është vetëm një titull akademik, është një dëshmi e aftësisë për të kontribuar në frontin e dijes, aty ku e panjohura bëhet sfidë e përditshme.

Pse u përzgjodh nga Forbes?

Në një epokë ku teknologjia dhe mjekësia si praktikë reaktive, drejt një mjekësie të asistuar nga inteligjenca dhe precizioni teknologjik, Xhoela ka arritur të deshifrojë ‘orët biologjike’ që qëndrojnë pas plakjes dhe riparimit të trurit. Puna e saj kërkimore ka hapur dritare të reja për zbulimin e hershëm të degjenerimit, muaj përpara shfaqjes së simptomave, dhe sot ajo po udhëheq kërkime për zbulimin e barnave rigjeneruese që ndihmojnë trupin të shërojë veten nga çrregullimet kardiometabolike.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo nuk është një ndërmarrje thjesht teknike. Ajo prek një dimension thelbësor të ekzistencës njerëzore, jetën. Integrimi i teknologjisë në kirurgji nuk është vetëm çështje eficience, është një përpjekje për të reduktuar pasigurinë, për të minimizuar gabimin dhe për të zgjeruar kufijtë e asaj që është e mundur në ndërhyrjet mjekësore.
Në këtë kuptim, puna e saj kërkimore dhe sipërmarrëse shënon një zhvendosje paradigmatike, nga mjekësia si praktikë reaktive, drejt një mjekësie të asistuar nga inteligjenca dhe precizioni teknologjik. Xhoela është pjesë e atij brezi shkencëtarësh që nuk presin të ardhmen, por e ndërtojnë atë.
Megjithatë, ajo që e bën historinë e Xhoela Bame-s domethënëse nuk është vetëm itinerari i saj akademik apo profesional. Është mënyra se si ky itinerar reflekton një potencial më të gjerë: atë të një Shqipërie që, përmes individëve të saj, hyn në dialog me botën në nivelet më të larta të dijes.
Nga Korça në Oksford, nga një klasë e një gjimnazi në laboratorët e kërkimit shkencor global, rrugëtimi i saj është një dëshmi se talenti, kur ushqehet me disiplinë dhe vizion, nuk njeh kufij gjeografikë. Ai bëhet gjuhë universale.
Dhe pikërisht këtu qëndron vlera e vërtetë e këtij suksesi, jo vetëm si arritje personale, por si një model. Një dëshmi se mundësia nuk është një dhuratë e rastit, por një strukturë që ndërtohet me punë të përditshme, me sakrifica të padukshme dhe me një besim të palëkundur në fuqinë e dijes.
Xhoela Bame nuk është thjesht një emër në një listë prestigjioze. Ajo është një tregues drejtimi. Një pikë referimi që i fton të rinjtë shqiptarë të mos e shohin botën si një hapësirë të paarritshme, por si një terren ku ata mund të kontribuojnë, të krijojnë dhe të transformojnë.
Në fund, pyetja që shtrohet mbetet, “kush është Xhoela Bame?”, mbetet, jo sepse ajo është ende në ndërtim, ende në hapat që udhëprijnë asaj majen, përmbushjen.
Dhe ndoshta kjo është përgjigjja më e saktë, ajo është një proces në zhvillim dhe mrekullimi, një histori që nuk ka arritur ende kulmin, por që tashmë ka lënë gjurmë të shkëlqimta në hartën e dijes dhe të ambicies njerëzore.
Mark Zuckerberg, Donald Glover, Malala Yousafzai, Daniel Ek, Rihanna, janë ndër emrat që kanë qenë pjesë e kësaj liste në etapa të ndryshme të historisë së saj. Ata nuk përfaqësojnë vetëm sukses individual, por një standard të vendosur nga Forbes për atë që konsiderohet ndikim real në botën bashkëkohore.
Kjo e zhvendos kuptimin e përfshirjes së Xhoela Bame nga një arritje e momentit në një futje në një traditë ndikimi. Nuk është thjesht një përzgjedhje, është një rreshtim me një brez mendjesh që kanë riformatuar teknologjinë, kulturën, ekonominë dhe shoqërinë.
Dhe në fund të kësaj vije emrash, yjesh që shndrijnë qiellin e famës, shtohet ajo fjali e thjeshtë, por me peshë të jashtëzakonshme semantike: “and now, you.”
Një formulim që nuk shton vetëm një emër në listë, por shënjon, e rendit atë në një linjë vazhdimësie, ku pritshmëria nuk është vetëm të jesh i suksesshëm, por të jesh transformues i një bote ëndërrtare, ku korçarja, Xhoela Bame ka hedhur tashmë hapin e saj, hapin e madh ku Shqipëria jonë e vogël madhështon dhe krenohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajForbesXhoela Bame
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 14 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 29 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 37 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 39 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.