Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studiuesit: Ja cila është dita e saktë e kryqëzimit të Jezusit

Kultura E enjte, 4 Prill 2024 09:15
Studiuesit: Ja cila është dita e saktë e kryqëzimit të Jezusit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Bazat historike të pararendura nga faktet biblike, që vërtetojnë ditën, datën dhe vitin e saktë të kryqëzimit të Jezusit të Nazaretit, janë të pamjaftueshme dhe të diskutueshme, por vullneti i mirë arrin t’i gjejë mjetet për të konkluduar në një përfundim, i cili mund të jetë i hapur për debat, por i kalkuluar saktë në argumente që janë kokëforta dhe bindëse… për ata që besojnë.

Janë kryer disa kërkime dhe shumë të interesuar kanë ofruar predispozitën e tyre pozitive për të dhënë një kontribut të vlertë në këtë përcaktim, por dy hulumtime të veçanta të bazuara në fenomene, të cilat shoqëruan vdekjen e Jezu Krishtit, janë më bindës. Një studim është mbështetur në eklipsin dhe tjetër në tërmetin. Që të dy këto shoshitje arrijnë në një përfundim të përbashkë se: Dita, data dhe viti i saktë e kryqëzimit dhe vdekjes së Jezu Krishtit është e premte, 3 prilli i vitit 33. Por ka edhe përkime të tjera që ballafaqohen konkurrues në betejën e fakteve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DATA E KRYQËZIMIT TË JEZUSIT BAZUAR NË EKLIPSIN E DIELLIT

Colin Humphreys dhe Graeme Waddington, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit (Angli), besojnë se kanë përcaktuar datën e saktë të vdekjes së Jezu Krishtit. Duke u bazuar në Bibël dhe burimet romake, ata e dinin se kryqëzimi i Jezusit ka ndodhur në një të premte të muajit hebre Nisan, përpara Pashkës së Judenjve, midis viteve 26 dhe 36 pas Krishtit, dmth në periudhën kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të marrë më shumë informacion, ata rindërtuan kalendarin hebre dhe përmes një procesi të eliminimit duke u bazuar në referencat hebraike, Biblike dhe romake, arritën që të marrin si rezultat dy data të mundshme: 7 prill 30 dhe 3 prill 33. Gjithashtu duke u bazuar në faktin se në ditën e kryqëzimit siç pohon Libri i Veprave të Apostujve, hëna është parë me një ngjyrë të kuqe gjaku, e cila tregon një eklips. Duke llogaritur datat e eklipseve hënore të dukshme në Jeruzalem, shkencëtarët kanë formuluar teorinë se Jezu Krishti vdiq ditën e premte, në 3 prill të vitit 33.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

8 Nëntor 2026, 15:01
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31

DATA E KRYQËZIMIT BAZUAR TE TËRMETI

Shkencëtarët kanë konfirmuar tërmetin e madh në ditën e kryqëzimit të Jezusit i përshkruar në Ungjillin e Mateut. Historia sizmike e Detit të Vdekur ka zbuluar ditën në të cilën është kryqëzuar Jezusi i Nazaretit. Sipas Ungjillit të Mateu ditën e kryqëzimit të Tij ra një tërmet i madh prandaj gjeologët amerikanë dhe gjermanë analizuan historinë sizmike të vendit ku vdiq Jezusi. Hulumtimi i kryer në zonën e Detit të Vdekur dha si datën e saktë kur Jezusi vdiq në kryq, ditën e premte, 3 prill i vitit 33, siç boton e përditshmja ABC.es.

Gjeologët gjetën atje sedimente që tregojnë se janë të paktën dy tërmete të mëdhenj që kanë tronditur zonën. Një tërmet i madh ka ndodhur në vitin 31 para Krishtit dhe një tjetër ka ndodhur diku ndërmjet viteve 26 dhe 36 pas Krishtit. Duke krahasuar të dhënat gjeologjike, astronomike dhe kalendarin hebre si dhe faktin e regjistruar tek Ungjijtë se Jezusi vdiq kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë, rezulton që data e vdekjes së Jezusit të jetë dita e premte, 3 prill 33. Jefferson Williams shpjegon se në kapitullin 27 të Ungjillit të Mateut tregohet se kur Jezusi ishte duke vdekur në kryq, një tërmet goditi zonën, duke hapur varret dhe errësuar qiellin.

DITA E KRYQËZIMIT KRAHASUAR ME POZICIONIN E PLANETEVE

Një tjetër fakt shumë domethënës dhe përcaktues për datën e sajtë të kryqëzimit të Jezusit është edhe pozicioni i planetëve të sistemit tonë diellor. Sipas përllogaritjeve të bëra nga astronomët, më 3 prill, 33 pas Krishtit, planetët Saturn, Urani, Jupiteri, Toka dhe Venusi u rreshtuan për të formuar atë që paraqet Jezusin në kryq me kokën e baraslarguar nga duart, këmbët e shtrira dhe të bashkuara në një pozicionim të saktë. Edhe unazat e Saturnit mund të shihen si përfaqësues të brerores, ose “kurorës së ferrave”. Ky pozicionim i planetëve ka ndodhur vetëm 6 herë në dymijë vite, ekuivalente me një herë në 333 vjet! Vetëm një rastësi?

DITA E KRYQËZIMIT KRAHASUAR ME EKLIPSIN HËNOR

Evidencat hënore të eklipsit janë një tjetër tregues që sjell përputhshmëri me datën e saktë të kryqëzimit ë Jezusit. Ekziston një konsensus, nëse fenomeni fizik i lidhur me vdekjen e Krishtit të ishte parathënë qindra vite më parë nga profeti Joel. Profeti Joel paratha se,  “Dielli do të shuhet ​​dhe hëna do të përgjaket… Dhe kushdo që këtë moment thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet »  (Joeli 2:31, 32) Dielli u errësua në mes të ditës gjatë kryqëzimit , dhe kështu ndodhi. Pas tre orësh të një errësire totale që kaploi vendin, ​​një eklips i pjesshëm hënor ishte i dukshëm, pothuajse në të gjithë Izraelin, sapo hëna u ngrit atë natë. Ishte e premte, 3 prill 33. Praktikisht, kur eklipset hënore janë më të larta në qiell, ata shpesh shfaqen përmes dritës së kuqe ose portokalli, por kur është e ulët në horizont, ashtu siç ishte ajo atë natë, ngjyrat e kuq errësohen duke marrë ngjyrën e gjakut, duke u shfaqur kështu një hënë e larë në gjak. Kjo eklips hënor zgjati 333 minuta dhe 66 gradë në horizont.

DITA E KRYQËZIMIT SIPAS NUMEROLOGJISË

Për të përforcuar ditëvdekjen e Jezusit po marrim në konsideratë edhe numerologjinë, edhe pse ka më shumë mosbesim se sa dakordësi. Një gjë e mahnitshme që mund të kenë vënë re ata që kanë lexuar apo studiuar Biblën përsëritja jo rastësore e numrit 3. Numri 3 është përdorur 467 herë në Bibël, dhe është numri i përsosmërisë. Numri 3 është i rëndësishëm në lidhje me ringjalljen. Për shembull, Jezui u lut 3 herë në Kopshtin e Gjetsemanit para arrestimit të Tij. Ai u vu në kryq me 3 orë ditë, saktësisht në orë 9 dhe vdiq në orën 3 të pasdites. Kishte 3 orë të errësirës që mbulonin tokën, ndërsa Jezusi po vuante në kryq nga ora 6 deri në orën 9. Krishti ishte i vdekur për 3 ditë dhe 3 netë përpara ringjalljes së Tij!

Kur Jezusi tha: “Është e përfunduar!” (Gjoni 19:30) para vdekjes së Tij, ishte pikërisht në orën 3 të mëngjesit të 3 prillit, 33 pas Krishtit, ndërsa Jezusi ishte në moshën 33 vjeç. Përveç kësaj, shtrirja planetare me konfigurimin e Jezusit në kryq, ngjarje e cila ndodhi përafërsisht një herë në çdo 333 vite, eklipsi hënor që zgjati 333 minuta dhe 66 ( 33 x2) gradë në horizont! Vetëm Perëndia mund të orkestrojë diçka të tillë.

Këto janë prova të fuqishme për historinë e kryqëzimit të Krishtit më 3 prill 33 pas Krishtit. Kryqëzimi i Jezusit ishte një ngjarje e vërtetë historike.

Etiketat e lidhura

albert vatajJezusiKryqezimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 12 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 27 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 36 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 38 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.