
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri shpreh shqetësimin për shpërthimin e fundit të dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në vend. Në reagimin e saj, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe të zgjedhin dialogun konstruktiv.
Reagimi i plotë
Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
