Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkë për një shoqëri pa dhunë…

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Entela Binjaku

Prej disa vitesh Shqipëria është bërë pjesë e fushatës botërore kundër dhunës me bazë gjinore. Në kuadër të kësaj fushate në vendin tonë, por kryesisht në kryeqytet, u zhvilluan aktivitete kundër kësaj dukurie. Këto aktivitete nisën si çdo vit më 25 nëntor dhe vazhduan deri më 10 dhjetor kur përfundoi edhe fushata. Nisur nga të dhënat shqetësuese për praninë e lartë të dhunës në vendin tonë, mbështetur në idenë se në një shoqëri të emancipuar e kulturuar dhuna ka më pak mundësi të gjejë vend, me idenë se kundër saj duhet të përfshihen sa më shumë aktorë, Fondacioni “Harriet Martineau” si një ndër organizmat e rinj të aktivizimit civil shqiptar, zhvilloi takimin me titull: “Gruaja në kinematografinë shqiptare: kontributi për një shoqëri pa dhunë”. Ky aktivitet i konceptuar si pasdite kulturore ndërgjegjësuese u organizua pasditen e së martës, në datën 9 dhjetor, një ditë para se mbyllej fushata. Këtë takim e nderoi me pjesëmarrjen e tij një personalitet i artit të kinematografisë në vendin tonë, regjisori i mirënjohur z. Kristaq Mitro. Pjesëmarrës në takim ishin të rinj universitarë, të ardhur nga fusha të ndryshme të aktivitetit studimor, të cilët të mbledhur në një nga strehëzat më interesante të kryeqytetit, quajtur “Foleja ShqipOn” dëgjuan e diskutuan rreth përshtypjeve të sjella nga regjisori Mitro prej një kohe të pajetuar fizikisht prej tyre, para viteve ‘90. Në filmat e z. Mitro gruaja është një nga personazhet qendrore të krijimtarisë, ndaj biseda synonte të sillte përshtypje mbi vështirësitë që paraqiste mendësia e kohës për të sjellë në ekran, gruan, figurën e saj dhe personalitetin femëror.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 15 minutash
Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Para 19 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore

Në këtë bisedë, të rinjtë pjesëmarrës i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet, diskutuan mbi mënyrën sesi ata e perceptojnë sot shoqërinë shqiptare para viteve ‘90 duke ju referuar prodhimeve kinematografike të asaj kohe etj. Z. Mitro analizoi disa nga personazhet artistikë që kishin interpretuar aktoret më në zë të kohës dhe që sot përbëjnë një pjesë nga fondi i rëndësisë së lartë të artit të kinematografisë tonë siç ishin: aktoret Eva Alikaj, Matilda Makoçi, Margarita Xhepa, Liza Laska, Rajmonda Bulku etj. Përveç punës së regjisorit në vite ku në vëmendje erdhën filmat e tillë si: “Dimri i Fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Duaje emrin tënd”, “Njeriu i mirë”, “Apasionata” etj., një nga çastet e kësaj pasditeje ishte shfaqja për të pranishmit e filmit të një prej studenteve të profesorit Mitro. Filmi “Sonatë” i regjisores së sapodiplomuar Anxhela Dervishi, një zë premtues i në këtë fushë erdhi si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe të ardhmes, përmes krijimtarisë së të tashmes. Filmi “Sonatë” solli ndër të tjera praninë e dhunës në shoqërinë aktuale ku e ardhmja e pasigurtë e të rinjve sot “kërcënon” edhe ndjenjat më të bukura siç janë dashuria dhe ëndërrta rinore, ku dhuna prodhohet edhe në skutat më të thella të natyrës njerëzore e prej ndjenjave të lënduara nga provokimet e kohës. Fushata kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore nisi në datën 25 nëntor e vazhdoi deri në datën 10 dhjetor. Në moton “Bëje botën portokalli” ky takim i zhvilluar në një njërën nga këto 16 ditë aktivizmi ju kushtua gruas shqiptare në një dimension të rëndësishëm të kulturës siç është prodhimi kinematografik dhe mundësia që ky art i jep shoqërisë për të zbutur dukuritë e kohës.  Takimi me titull: “Gruaja në kinematografinë shqiptare: kontributi për një shoqëri pa dhunë”, ishte i pari i ciklit të takimit të natyrës “Art-caffe”, që Fondacioni synon të zhvillojë edhe më tej, me të tjera tematika, me të tjerë personalitete nga fusha të artit. Takime të kësaj natyre mungojnë thuajse tërësisht në qytetet e tjera të vendit tonë, më në periferi, apo në zonat rurale ku arti mbërrin me vështirësi apo nuk mbërrin thuajse aspak. Sa më pranë kulturës të gjendet rinia aq më larg sjelljeve deviante do të qëndrojë ajo ndaj dhe aktivitetet me në qendër kulturën dhe artin synojnë të përmirësojnë shoqërinë tonë duke rritur kulturalisht nivelin e të rinjve pjesëmarrës në to.  Në këtë takim morën pjesë edhe organizata partnere me një profil interesant e bashkëkohor nga aktivizmi civil shqiptar. Një ndër to është lëvizja intelektuale “ShqipOn” ku në emër të saj koordinatorja Majlinda Kola i ftoi të pranishmit t’i bashkohen edhe nismave që kjo lëvizje organizon me synim forcimin e aktivizmit civil intelektual shqiptar. Komuniteti i quajtur "Foleja ShqipON" është një lëvizje intelektualësh të cilët janë bashkuar ndër të tjera të kryejnë dhe aktivitete kulturore. Kur arti bashkon në një të vetëm aktorë të ndryshëm të shoqërisë, ai mund të motivojë përmes sensibilizimit edhe shumë të tjerë. Për këtë ka nevojë që shoqëria të kërkojë më shumë aktivitete kulturore që do të mbanin larg njerëzve problemet e ndryshme që lindin nga mungesa e tyre, dhe jo vetëm në 16 ditë të vitit….

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.