Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çelet në Pogradec ekspozita fotografike “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941″

Kultura E diel, 21 Shtator 2025 16:03
Çelet në Pogradec ekspozita fotografike “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941″
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë për publikun materiale të rralla fotografike nga “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941”, të autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis, bëri të ditur sot bashkia e Pogradecit.

Mesogeitis në periudhën e luftës italo-greke në ditarin e tij përshkruan në detaje operacionet ushtarake të ushtrisë greke kundër forcave italiane në Shqipërinë e Jugut, por njëkohësisht pasqyron edhe jetën e përditshme të banorëve të zonave ku kaloi dhe qëndroi, kryesisht përreth Pogradecit dhe Maliqit.

Fotot dhe shënimet sjellin në fokus fshatrat, vendet arkeologjike, profesionet, zakonet dhe vështirësitë e luftës.

Veçantia e këtij materiali sjellë tashmë në ekspozitë fotografike qëndron në faktin se nuk kufizohet vetëm tek ngjarjet ushtarake, por ndalet edhe te njerëzit e thjeshtë, duke dhënë një panoramë të plotë të jetës gjatë luftës.

Autori u nda nga jeta në vitin 1944 pak para çlirimit të Greqisë dhe la pas një dëshmi të çmuar historike që tashmë e prezantoi për publikun shqiptar pasardhësi i tij Petro Filipi.

“Jam shumë i lumtur që pas 85 vjetësh hap këtë ekspozitë fotografish të gjyshit tim arvanitas Petros Mesogjitis. Këto fotografi janë të botuara në libër nga gjyshi im dhe pas kaq kohësh arritëm që ta sjellim për herë të parë në një ekspozitë. Mesogjitis kishte mbaruar për arkeologji dhe më pas u angazhua në luftën italo-greke me forcat greke dhe gjatë asaj periudhe ka mbajtur ditar rreth luftës dhe vendeve që kalonin duke shkrepur edhe foto. Ai ka ndihmuar në atë periudhë edhe familjet e varfra gjatë kohës që ka qenë në këtë zonë.

Mund t'ju interesojë

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 7 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 9 orësh
PD propozon Shqipërinë një zonë të vetme zgjedhore, Bylykbashi: Lista 100% të hapura dhe rikthim i koalicioneve

PD propozon Shqipërinë një zonë të vetme zgjedhore, Bylykbashi: Lista 100% të hapura dh...

Para 9 orësh

Libri dhe ekspozita i dedikohet zonës së Maliqit dhe Pogradecit, flitet për vështirësitë që haste ushtria në malet me dëborë gjatë luftës dhe njerzit kanë mundësinë që nëpërmjet tyre të shohin dhe mësojnë më shumë rreth periudhës së luftës italo-greke”, tha Ledian Zeqollari, kuraror i ekspozitës.

Ekspozita sjell imazhe të zonave që sot nuk ekzistojnë më siç është liqeni i Maliqit, kullat tre deri në katër kate në fshatrat e Pogradecit dhe jetën e fermerëve në fshatra.

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.