Në seancën plenare të kësaj të enjteje, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Deputetët do të vendosin mes dy raporteve të paraqitura për këtë çështje, një nga pakica parlamentare dhe një nga shumica.
Para nisjes së leximit të raporteve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi sipas rregullores së parlamentit se fjalën duhet ta merrte fillimisht vetë Balluku për të paraqitur qëndrimin e saj para deputetëve.
Megjithatë, Peleshi theksoi se nga ana e saj nuk ishte paraqitur asnjë kërkesë zyrtare për të marrë fjalën në këtë seancë. Si rrjedhojë, procedura parlamentare vijoi me leximin dhe shqyrtimin e raporteve përkatëse, përpara votimit nga deputetët.