
Ka nisur në GJKKO seanca për dosjen “Partizani”, ku mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike Berisha përfaqësohet në seancë nga avokatët e tij, ndërsa i pranishëm raportohet se është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur.
I pranishëm është edhe i pandehuri Xhimi Begeja, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga mbrojtësit ligjorë.