Mbahet në GJKKO seanca për dosjen “Partizani”. Berisha nuk merr pjesë, Malltezi i pranishëm

Ka nisur në GJKKO seanca për dosjen “Partizani”,  ku mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike Berisha përfaqësohet në seancë nga avokatët e tij, ndërsa i pranishëm raportohet se është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur.

I pranishëm është edhe i pandehuri Xhimi Begeja, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga mbrojtësit ligjorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?