Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti i BE,Juncker do të mbledhë para nga shtetet e BE-së

Lajme E enjte, 15 Prill 2021 23:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Europa dëshiron të investojë për të krijuar vende pune. Se si do të funksionojë është e diskutueshme. Presidenti i Komisionit Juncker ka një plan.

"Më duhen para dhe jo fjalë", u thotë Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit të BE, kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, që u mblodhen të enjten në samitin e dimrit në Bruksel. Juncker bën reklamë për fondin e tij të investimeve, që duhet të përfshijë 315 miliardë euro. Meqë shtetet anëtare kanë shprehur shumë dëshira në lidhje me fondet dhe financimin e projekteve, por nuk kanë bërë deri tani premtime konkrete për angazhimet e tyre për fondin, Jean-Claude Juncker është pak i nervozuar. "Ne do të mbulohemi nga miliarda euro, sikur të gjithë ta bëjmë atë, për të cilën flasin", tha presidenti me ironi në Parlamentin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 15 minutash
Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Para 19 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore

"Jo katedrale të tepërta"

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

28 shtetet anëtare të BE kanë paraqitur gjithsej 2000 projekte për financimin nga fondin e Junckerit, të gjitha të bashku do të kushtonin1300 miliardë euro. Por shumë nga projektet janë autostrada, ura, apo shkolla, pra investime, që bien brenda kompetencave të shtetit. Investitorë privatë, që do të kontribuojnë me rreth 250 miliardë për fondet, është shumë e vështirë të gjenden. Jean-Claude Juncker porosit që të kihet kujdes nga shumë projekte të mëdha betoni: "Jo të ndërtojmë katedrale të reja! Sepse qe tani kemi problem t'i mbushin kishat me besimtarë. Jo tunele të reja duke shpuar malet, që gjithsesi kapërcehen edhe në mënyra të tjera. Projekte me kuptim! Jo thjesht projekte, për të patur projekte." Juncker dhe shtetet anëtare grinden, se kush do t'i zgjedhë projektet.

Disa shtete anëtare duan që, nëse japin para, të arrijnë që me to të financohen projektet në vendet e tyre. Komisioni i BE-së e refuzon këtë. Ai do që një panel ekspertësh nga Banka e Investimeve Evropiane në Luksemburg të shqyrtojë projektet dhe të zgjedhë pa presionin politik nga ana e shteteve anëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel e mbështeti në parim këtë kurs në deklaratën e saj për samitin. Por qeveritarët gjermanë deklaruan në Bruksel se hartimi i fondeve nuk është urgjent. Në mesin e vitit 2015 do të jetë gati buxheti i ri i Junckerit. Ekonomisti Daniel Gros nga "Qendra për Studime të Politikave Evropiane" në Bruksel ka dyshime të forta se fondi do të funksionojë me të vërtetë. "Është shumë e dyshimtë se çfarë interesi do të kishin një shtet anëtar, si Gjermania dhe Franca, që të thonë: ne japim këtu garancitë për projekte, për të cilat nuk mund të gjykojmë vetë, të cilat nuk mund t'i kontrollojmë vetë dhe për të cilat kemi dyshime, nëse ia vlejnë", thotë Gros për Deutsche Welle.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, përgjegjës për euron dhe çështjet ekonomike, Valdis Dombrovskis, tha pak para fillimit të samitit se shpreson që krerët e shteteve ta miratojnë fondin e investimeve. "Por rregullat e borxhit nga pakti i stabilitetit do të mbeten. Ne nuk duam të ndryshojmë marrëveshjet, por t'i bëjmë më fleksibël", tha Dombrovskis në një diskutim në institutin e studimeve "Lisbon Council" në Bruksel. Komisioneri i BE reagoi kështu ndaj dëshirës së Italisë për të mos i llogaritur investimet në të ardhmen në borxhin e ri. Shumë shumë mund të ketë një vlerësim më bujar për kontributet direkte në fondin e investimeve, premtoi Dombrovskis.

"Ne na nevojitet kapital privat"

Komisioni i BE-së e ka shpallur programin e investimeve projektin e tij më të rëndësishëm për vitet e ardhshme. Ai duhet të tërheqë në rradhë të parë investitorët privatë. Me një euro kapital shtetëror Jean-Claude Juncker synon të tërheqë 14 euro kapital privat. Ky mekanizëm është vendimtar, thotë Juncker.

Pra mendoj se është me mend që paratë nga buxheti i BE-së t'i kalojmë në drejtim të investimeve dhe të kujdesemi për të siguruar investime në ekonominë reale."

 Ky ekuacion nuk mund të funksionojë, kritikoi eksperti për ekonominë nga Brukseli, Daniel Gros. Kompanitë private nuk hezitojnë të investojnë, sepse nuk ka mundësi të mjaftueshme financimi. "Ka një përmbytje kapitali në Evropë. Kjo shihet në normat jashtëzakonisht të ulëta të interesit jo vetëm për shtetet por edhe për firmat. Të gjitha kompanitë e mëdha, që zakonisht kanë projekte të mëdha, mund të marrin sa të duan para në tregun e kapitalit. Dhe nëse nuk e bëjnë, atëherë kjo ka arsyet e veta", thotë Daniel Gros. Për shumë projekte thjesht nuk del llogaria, ato nuk u sjellin sipërmarrësve fitim. Projektet e tjera bëhen aq të pasigurta përmes procedurave të licencimit apo burokracisë, prandaj firmat u rrinë larg. "Këto të gjitha janë probleme, që BE-ja nuk mund t' zgjidhë."

Pritshmëritë e larta janë të rrezikshme

Jean-Claude Juncker do që programi i investimeve të ushtrojë edhe ndikimin e tij psikologjik dhe të përcjellë mesazhin: Europa do t'ia arrijë! Këtë shefi i ri i Komisionit e kishte shpalluar që katër javë më parë. Tani në samit është fjala për detajet. Por vendimet e vërteta nuk duhen marrë ende. Ndoshta fondi vlen për reklamë, thotë Daniel Gros nga "Qendra për Studime të Politikave Evropiane", por ndikimi i tij ekonomik do të mbetet i kufizuar. "Ky është rreziku i madh: Unë gjithmonë kam paralajmëruar se BE-ja ndërmerr programe shumë të mëdha, ku nuk mund të mbajë premtimet e tij. Para dy vjetësh ka pasur një iniciativë të ngjashme zhvillimi, ku vetë Kancelarja Merkel thotë, se fondet nuk janë marrë. Unë besoj se këtu ka për të qenë po kështu."

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.