
Një tjetër protestë kundër projektit të investimit në Zvërnec pritet të nisë tani në Vlorë. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, për rreth tre orë para godinës së qeverisë, qytetarët vijuan protestën e tyre për të gjashtën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesat për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestë pati në 6 qytete, të cilën protestuesit synojnë ta shtrijnë përtej kufijve duke i bërë thirrje diasporës të bëhet pjesë e rezistencës së tyre.
Lexoni edhe:
FOTO/ Çështja e Zvërnecit, protestë edhe nga shqiptarët në Itali

