FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Vala e protestave për Zvërnecin arrin në Berlin

Vala e protestave për Zvërnecin ka arritur në Berlin, ku pjesëtarë të diasporës shqiptare në Gjermani, shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore.

Protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, më shumë transparencë lidhur me çështjen e Zvërnecit dhe rritje të llogaridhënies nga institucionet publike. Organizatorët e cilësuan protestën si një reagim qytetar të diasporës ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

Sipas tyre, demonstrata në Berlin pasqyron shqetësimet e një pjese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe vjen në vijim të protestave të zhvilluara së fundmi në Tiranë. Në mesazhet e përcjella gjatë tubimit, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?