
Kryeministri Edi Rama tregon se vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër. Ai shkruan se punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.
”Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet. Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.
Kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët”,-shkruan Rama.
