Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shteti, shtetarët dhe Kulla e Osnabrykut

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Irfan Rama

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 15 minutash
Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Para 19 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore

Mora shkas të përhedh në celuloid ca germëzime fjalësh për ngjarjen apo scoop-in kryeministror shqiptar- sepse në vende të tjera europiane dhe tejatlantikase, shtetarët deri në poste zenitore japin vetë dorëheqje dhe i përjepen drejtësisë për çfarëdo skandali, deri në disa euro, dollarë apo paund- të padëgjuar ndonjëherë në Shqipërinë tonë shumë shekullore, të shkarkimit të zv.ministres së Mjedisit nga i pari i qeverisë Edi Rama. Shkarkimi u bë për arsyen më normale, se ajo e dyta e një dikasteri s’kish paguar energjinë elektrike në një banesë të dytë të saj në Velipojë, në një zonë të heshtur tashmë dimërake turistike. Kisha kohë që e përhidhja nëpërmend një mendurim të tillë, por beftnaja e veprimit që është dukur i pamundshëm më parë, më bëri që të bëj një krahasim me një normalitet në Gjermani, këtu e mbi 500 vjet më parë. Një paralelizëm kohor, por që ja vlen që ta rrëfejmë: Në shkurtin e vitit 1997 ndodhesha në Gjermani me një grup pedagogësh, mësuesish, drejtues shkollash të arsimit profesional, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit që kryesohej nga drejtori i Arsimit Parauniversitar të MASH, zoti Fatmir Vejsiu, njohës shumë i mirë i arsimit shqiptar, tashmë në pension dhe që prej atyre ditëve edhe një mik shumë i mirë i imi- në një seminar dyjavor për sistemin dual të zhvillimit të arsimit profesional gjerman, një sistem i shkëlqyer që e ka dërguar Gjermaninë në pikat stratosferike të zhvillimit ekonomik, kulturor e… Në planet apo agjendat ditore të GTZ gjermane dhe të degës në Shqipëri që drejtohej në ato vite nga gjermani i adhurueshëm Herr Braun, përveç vizitave në kolegjet e Frerenit, Mynsterit etj na dërgonin edhe në qendra qytetesh në Gjermani e Holandë për tu njohur me kulturën, artin dhe progresin e tyre shumëfaqshëm. Një ditë shidiell- karakterike gjermane, anglosaksone e nordvike – gjermanët finokë dhe mësimpërcjellës na e kishin rezervuar për një tur turistiko kulturor dhe historiko- edukues në qytetin e lindjes së Remarkut të madhërishëm, Osnabryk, që edhe sot sundon botën e qytetërimin gjithëmoshor me magjinë dhe madhështinë e Masterpiece-ve (kryeveprave) të shpirtit njerëzor. Përgjatë turit ditor të njëzetenjë shqiptarëve e tre gjermanëve me autobus, pasi pamë e vizituam kisha, bashkinë, ekspozita arti etj befas autobusi ndali shpejtësinë normale dhe e kaloi në “marsh të parë”. Ciceronja gjermane, një grua rreth të gjashtëdhjetave me flokë të prerë gjysmëshkurt dhe ngjyresë të verdhë, një gjinse gjermane na tha: “E shikoni, këtë ndërtim vjetarak në krahun e majtë tuajin- dhe uli pak kokën, po ashtu bëmë edhe ne – që është edhe një nga simbolet e qytetit tonë”. -Po, i thamë të gjithë. “Këtu-vijoi ajo me një ton dritëdëgjues- janë mbyllur ato njerëz, 500 vjet më parë, të popullatës e të shtetit, të cilët nuk paguanin taksat dhe detyrimet e tjera ligjore”. Ne pamë njëri-tjetrin plot habi dhe më pas edhe nënqeshnim edhe diskutonim me njeri tjetrin, për këtë ndodhi gjermane kaq të moçme. Kulla e Osnabrykut i përngjasonte Torrës, aq të bukur e të vjetër të MesDurrësit, por ajo ishte më e lartësuar dhe me frengji të vogla hekurore të ngjashme me dritaret miniaturë të kullave mbrojtëse e dylbinore të Veriut Shqiptar. Si frengjitë lartmuruese të dhomave burgosmbajtëse të Kështjellës Ujdhesë, ku mbahej Konti Monte Kristo. Apo në Shën Helenë ku ruhej Bonoparti! Me sa duket gjermanja e zgjuar kish parë e dëgjuar dyndjet kolektive të papara shkatërrojse të 1997. Fillesën e shkatërrimit e vrasjeve lukunike, në Shqipëri, që ngjanin me dyndjet primitive tepër të hershme. Edhe ne me shumë dhimbje pamë histerizmin ushtarako – populist të shqiptarëve në rrugët e fortesat institucionale të Vlorës. Më pas grabitjet e armëve dhe depove ushqimore e me gjithcka nga datat 10-11-13 mars 1997 e më tej. Televizionet gjermane ZDF, ARD etj dhanë pamjet e përplasjeve histerike të shqiptarëve në mesvedit në Vlorë, si luftrat shqiptaro- turke në Kështjellën e Krujës në shekullin e pesëmbëdhjetë me gurë, shkopinj, zjarre, katrova e armë. I shihnim edhe ne në ato netë e ditë drithëruese në Gjermani në televizionet gjermane. Kryeministri Rama me shkarkimin e zv.ministres së “truallit të vet” po rrëfen se ligji do të zbatohet për të gjitha kokat e shqiptarëve në poste, digastere e popullatë. “Flijim i shpatës së tij” në zbatim të ligjit do të jenë të gjithë. Edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta është në një unison me kryeministrin për implementimin e ligjeve sepse ai, Meta, është kreu i krijimit dhe e të bërit ligjeve. Ndaj zbatimi i ligjeve – që përfaqësojnë tërësi normash e rregullash që duhen zbatuar – fillon nga maja e piramidës legjislative e shtetërore e vijon poshtë tek biznesmenët jo korrekt e tërë populli mbarë. Oh sa bukur me ken shqiptar korrekt, ligjpëlqyes e ligjtundues. Imazhi fillon këtu…    

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.