Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skema e mazhorancës për të bllokuar referendumet e PD

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nga skenarët e Partisë Demokratike për të bllokuar reformën territoriale është dhe zhvillimi i referendumeve lokale. Për këtë qëllim, rreth 80 komuna dhe bashki kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesa për mbajtjen e referendumeve. Për të shmangur një zhvillim të tillë të situatës, mazhoranca ka parashikuar që të rrëzojë  në Kolegjin Zgjedhor vendimet që mund të marrë Komisioni i Zgjedhjeve. Partia Socialiste, që ka kërkuar në Gjykatën e Apelit rrëzimin e vendimit të KQZ-së për dhënien e formularit tip për çdo njësi vendore, që ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale, për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale. PS ka kërkuar shfuqizimin e këtyre vendimeve, si rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit e Kodit Zgjedhor, thuhet në çdonjërën prej 130 kërkesë padive. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë asnjë vlerësim të thelbit të kërkesës, paraqitur nga nismëtarët. Është KQZ që bën vlerësimin formal të kërkesës, thotë PS, kur ngre një pyetje: A do të pajisë KQZ-ja të gjithë nismëtarët e një referendumi, nëse ata kërkojnë për shembull ndryshimin e Rretheve Gjyqësore, Gjykatës Administrative, Kodit Zgjedhor apo atij Civil? Socialistët thonë në aktpadi, se verifikimin e kërkesës së nismëtarëve e ka për detyrim ta bëjë KQZ. Tani i mbetet Kolegjit Zgjedhor të bëjë vlerësimin. Në rast se rrëzohen vendimet e KQZ-së, çështja e referendumeve merr fund këtu. Në rast të kundërt, është Gjykata Kushtetuese, që shihet nga PS si vendbeteja tjetër ligjore e kësaj çështjeje, për të verifikuar kushtetueshmërinë e çështjes së veçantë, atë që PS thotë se ishte detyrim i KQZ-së për ta bërë. Ndërsa socialistët janë në këtë betejë ligjore dhe opozita e sheh si kauzën e radhës politike, nëse do të ndikojë apo jo kjo çështje në zgjedhjet e 21 qershorit, kjo mbetet për t’u parë. Por, ajo që u risoll në vëmendje janë dy problematika: kuadri i vjetëruar dhe i mangët ligjor për referendumet dhe një KQZ e paplotë, ku mazhoranca nuk është e përfaqësuar me anëtar. 

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 15 minutash
Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Para 19 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.