
Pas një shpërndarjeje pas sulmit në Gjykatën e Apelit, protestuesit u mblodhën për disa çaste në Parkun Rinia. Pasi forcat e rendit i lanë të qetë për disa çaste, policia ka avancuar me autobotet e ujit për të shpërndarë protestuesit. Siç shihen në pamjet nga gazetari i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, policia hodhi shumë gaz lotsjellës, duke i kapur në befasi protestuesit.
Policia ka shtuar numrin e furgonave dhe efektivëve të përfshirë në kontrollimin e turmës, duke mos i lejuar të grumbullohen.
Protestat kanë nisur javën e kaluar, fillimisht te Ministria e Arsimit, e më pas janë përhapur në të gjithë qytetin, duke u bërë më të dhunshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra të rinj dhe jo vetëm janë arrestuar gjatë këtyre ditëve.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit akuzoi të hënën se ata frymëzohen nga ANTIFA dhe nuk kanë lidhje me studentët
