Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama, bullist në ditë Pashke

Magazinë E diel, 4 Prill 2021 15:13
Edi Rama, bullist në ditë Pashke
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Maho

“Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar”

Vetëm dy orë pasi kishte bërë një urim për besimtarët në faqen e tij personale, Edi Rama, do të postonte një tjetër, atë të një qeni që fle para një zyrë elektorale të opozitës. Kryeministri që nuk lë rast pa e përmendur, se i përket fesë katolike nuk harroi të përdorte sërish një gjuhë bulluese, dhe në ditën e cila duhet të jetë ajo e Ringjalljes dhe e shpresës për njerëzimin.

Shprehjet e hidhura dhe përçarje-ndjellëse nuk harroi t’i përdorte dhe gjatë takimit elektoral që zhvilloi në Fier, të cilin e vizitoi për të dytën ditë rresht. Shihet qartë se llogaritë elektorale nuk dalin në atë që rilindja e quan hambar të votave të saj. Qyteti me 16 mandate mund të jetë një surprizë aspak e këndshme për të majtën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një panoramë krejt tjetër, ofroi kreu i opozitës Lulzim Basha i cili pas urimit të rastit zhvilloi një takim elektoral me banorët e Unazës së Re, ku premtoi zgjidhje për problemin e tyre. Asnjë sharje në adresë të kundërshtarit, vetëm diskurin e tij tek hallet dhe programi i partisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të premtosh dëmshpërblim për shtëpitë e prishura nga një aferë korruptive si ajo e 20 milionë eurove për kilometër, apo çështjet e legalizimit, është në të drejtën e tij. Më pas, ai do të zhvillonte një viztë në kishën katolike në Jubë të Durrësit, ku dhe një herë uroi besimtarët për ditën e shenjtë të pashkëve.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në këto vigjilje zgjedhjesh Ramës s’i ka mbetur tjetër vetëm të sillet si një lider mediokër që defektin e sheh jo tek programi i kundërshtarit. Mendoni një moment sikur mos kishte ardhur pandemia dhe tërmeti, çfarë mund të thoshte në këtë fushatë.

Më shumë se fatkeqësi që kërkojnë ndërhyrje energjike, ato po përdoren si varkë shpëtimi për mungesën e programit, për varfërinë e shtuar, taksat, legalizimet apo vendet e punës që nuk i hapi kurrë.

Të gjitha këto janë zëvëndësuar me bullizmin e skajshëm që ai po përdor ndaj kundërshtarëve, e përqëndruar jo në thelbin e asaj çka ata përfaqësojnë të kujton ato gratë tallagjare, siç i quajnë tiransit, që nuk lenë njeri pa marrë nëpër gojë. Por, tallagjarizmin e tij nveritës e veleritës vetëm si vlerë smund t’ia njohim përkundrazi…

Ky deformim i karkaterit të Ramës nuk do ishte problem në rast se komplekset e tij nuk do shfaqeshin në punën e tij si menaxher i ekonomisë, sigurisë, arsimit apo shëndetësisë në këtë vend. Në mes të njerëzve thjeshtë do ishte një nga ata që ne i quajmë “cipëplasur”, punë e tij kjo,  kush të donte mund të zgjidhte t’i rrinte larg.

Por në pozicionin që është kjo lloj sjellje është rrezik potencial siç dhe është provuar tash tetë vjet. Me artilerinë e propagandës që mbart pas , po tenton të shitet si vlerë dhe ndikon në sjelljen e elektoratit duke e egërsuar skajshëm.

Akoma më e rëndë bëhet situata kur mendon taborrin e braçeve, ballave, spiropalëve etj që imtiojnë deri në detaje veset me karakter perxhorativ të liderit.

Rama mund të jetë kryeministri i vetëm që me sulmet e tij , ka krijuar një hendek të madh social mes njerëzve duke ndarë si me thikë në mënyrë të paimagjinueshme, të majtë e të djathtë. Dhe të mendosh se në vitin 2013 fliste në emër të bashkimit.

“Ne dhe ata”, “Ata dhe ne”, është refreni i fjalimeve kryeministrore.  “Ata” janë  njerëzit që robtohen njësoj si të majtët për të paguar  bodiguardët e kryeministrit, njerzit e tij të afërt, drekat te Nusreti në Dubai të ministrave të tij. “Ne” janë enturazhi politik i kryeministrit që notojnë në luksin e padrejtë të pushtetit.

Shqipërisë i ka ardhur koha për një realitet normal! Këtë normalizim, që mirë apo keq po zinte prishi ardhja aksidentale e individit Edi Ramë, në krye të pushtetit.

Atij që u shfaq si misionar, për ta ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër, rezultoi thjesht abuzuesi më i madh i saj. Një aksident fatkeq, që shqiptarëve i përsëritet në thuajse çdo dy dekada.

Prandaj, ky 25 prill është quajtur historik që taksapaguesit ta degdisin këtë bullues dhe në ditë Pashke, në katakombet nga erdhi këtu e 23 vjet më parë.

Etiketat e lidhura

Armand Maho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 31 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 37 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.