Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Energjia për ndryshim sot, është vullneti për Shqipërinë normale nesër

Magazinë E enjte, 18 Shkurt 2021 10:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Ardit Gjinali

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Angazhimi njerëzor për një ndryshim thelbësor që do të shpëtonte Shqipërinë nga kthetrat e jo-normalitetit mbetet një mision i rëndësishëm shoqëror dhe patriotik; një shpëtim kombëtar që do të shërbente për një rrugëtim të ri në udhën e besimit dhe shpresës….. e tilla për të shpëtuar qytetarin dhe shoqërinë dhe për të fituar sërish Shqipërinë….. e tilla me të tashme të rrëmbyer përdhunshëm dhe të vërtitur diku në honet dhe skutat e normalitetit të vjedhur për të mos u gjetur…..një e tashme e rrëmbyer nga arbitrariteti pushtet-ushtrues dhe e fshehur nga djallëzia pushtet-mbajtëse. Anormaliteti është ngulur këmbë-kryq duke dërguar vendin në një udhëkryq të rrezikshëm; një anormalitet i imponuar nën ngjyrat e gënjeshtërta të natyrshmërisë shoqërore që vizatojnë shqiptarin jonormal, të tillin që meriton diktatin dhe pranon thundrrën e të gjithëpushtetshmit.
Jetojmë në realitetin e zymtë të ditëve autokratike, të tillat ditë që nuk zbardhen dot nga errësira që përcjell keqqeverisja; jetojmë në aktualitetin aspak normal ku çekani i arbitraritetit që nëpërkëmb secilën normë dhe shkel secilin ligj qëndron mbi kryet e secilit shqiptar të ndershëm e të zakonshëm, i tilli që përballon me dinjitet secilën pamundësi të shkaktuar nga ansambli i mëkatarëve pushtet-ushtrues; qytetari që ndjen imponimin e përdhunshëm të sagës së anormalitetit që kërkon përshtatjen dhe tjetërsimin e të tillit në një frymor; një frymor me zë të harruar dhe me kurajo të rrëmbyer që nuk përdor dot dorën e tij për të thënë “ndal” dhe “mjaft”, por i përdor të tillat për të duartrokitur normalitetin e munguar.
Realiteti i sotëm politik dhe shoqëror është fytyra asfare meritore e Shqipërisë, e tilla që nuk meriton përjetimin e një kalvari ku takohen paaftësia, papërgjegjshmëria e qëllimtë, njeriu i munguar dhe shtetari i tjetërsuar ; një takim dramatik në kufijtë e tragjikes për fatin e një shoqërie me të tashmen e uzurpuar nga vrangonjtë e arrogancës pushtetore. Arroganca pushtetore mund të përballohet përmes një energjie të përbashkët ndryshimi të faktorëve të ndryshëm shoqërorë që kërkojnë një Shqipëri tjetër…….Shqipëria e njerëzve që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend , në një shtet të së drejtës ku mundësia përbën thelbin e lirisë individuale, në një vend me ekonomi të qëndrueshme ,demokraci funksionale dhe me shpirt të reagimit shoqëror ndaj arbitraritetit dhe trajtimit të pabarabartë ; -në vendin ku mosharresa e së shkuarës së errët është antitrupi më i mire për të ndaluar përsëritjen e së njëjtës dhe për vijimin pozitiv të ndryshimit të së tashmes dhe ndërtimit të së ardhmes, gjthashtu.
E sotmja është kushtrimi për një bashkim të madh për të rikthyer të tashmen e rrëmbyer ; është apeli për të mundur shkurajimin, pezmin, trishtimin që shkakton veprimi i shtet-pushtetit; është thirrja për të vazhduar së bashku në emër të secilës sakrificë së ndërrmarrë gjatë këtyre viteve të vështira. E sotmja është ftesa për të hedhur tutje shumëçka nga ndasitë që janë të vogla në raport me aktin e madh të goditjes së udhëkryqit të imponuar nga autokracia qeverisëse që tenton të polarizojë skajshmërisht vendin, si i tilli element thelbësor që do të jetësonte sundimin keqqeverisës. E sotmja është energjia njerëzore për të garantuar një ndryshim të qënësishëm që do të kthente besimin për një fillim të Ri të një Shqipërie normale me ditë më të mira dhe një shpresë të re. Koha për një bashkim të madh për të shpëtuar të tashmen dhe për të vendosur themelet e një të ardhmeje normale të së nesërmes është tani! Një bashkim i madh është besimi për ndryshim dhe shpresë! Bashkë sepse ka ende shpresë….

Etiketat e lidhura

Ardit Gjinali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.