Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbreti Ahmet Zogu, një burrë shteti perendimor

Forum E martë, 20 Korrik 2021 13:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në fund të viteve ’30 në Shqipëri do të sanksionohej me ligj një kod i ri veshje. Te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Bernd J. Fischer jep detaje se si u hoq ferexheja dhe se si burrave shqiptarë iu ndalua…Në fund të viteve ’30 në Shqipëri do të sanksionohej me ligj një kod i ri veshje.

Te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Bernd J. Fischer jep detaje se si u hoq ferexheja dhe se si burrave shqiptarë iu ndalua që të vishnin rrobat popullore në jetën e përditshme.  Ndërsa evidenton përpjekjet e mëparshme që ishin bërë në këtë drejtim, Fischer ndalet te vigjilja e vitit të ri 1936 ku me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor. E në këtë pritje fundviti, Mbreti Zog do të deklaronte: “Ne duhet të bëjmë hapa të shpejtë dhe të mëdhenj drejt kulturës dhe qytetërimin perëndimor. Një gjë e tillë na imponohet prej historisë, prej gjeografisë, pozitës sonë politike dhe prej karakterit të kombit tonë”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 44 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 54 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Fischer shkruan se brenda pak javësh Mbreti kishte përgatitur një projekt konkret social dhe ekonomik me qellim që të vinte në jetë një plan të tillë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fushën shoqërore, Zogu propozonte heqjen e perçes që mbulonte fytyrën e grave muslimane dhe eleminimin e veshjeve të përziera shqiptare dhe europiane midis meshkujve.

“Mbreti filloi nga zbatimi i reformës sociale e cila mund të kryhej pa ndonjë prekje të madhe të buxhetit. Në mars, Parlamentit iu paraqit një ligj, i cili u votua menjëherë, sipas të cilit konsiderohej shkelje e dënueshme me gjobë që shkonte deri në 500 franga ari, për çdo grua që e mbulote fytyrën terësisht apo pjesërisht. Ligji parashikonte një dënim edhe më të rëndë për të gjithë ata që i ndalonin ose përpiqeshin t’i bindnin gratë të mos e zbatonin këtë ligj” shkruan Fischer.

Në këtë kuadër, do të kryhej një punë përgatitore para se të kalohej në zbatim konkret të kësaj risie.

“Së pari, Mbreti dërgoi tri prej motrave të tij të pamartuara dhe muslimane, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide për një vizitë të papritur në qytetin e Shkodrës, zona të cilat supozoheshin si qendrat e mbeturinave të fanatizmit. Qëllimi i kësaj vizite ishte kryesisht të jepej një provë bindëse dhe e prekshme e mundësisë dhe prakticitetit të zbulimit të grave shqiptare, duke treguar para të gjithëve fytyrat e këndshme të motrave të Zogut.

Të tri princeshat, veshur me rroba të modës së fundit europiane, me funde të shkurtëra e të ngushta dhe me fytyra të lyera, qendruan në Shkodër një javë, të shoqëruara nga Juka, Aranitasi dhe nëpunës të tjerë shtetërorë. Motrat bënë vizita në shkolla, kisha, xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan një kohë të mirë në takime me njerëz të ndryshëm. Aktiviteti ekonomik i Shkodrës u pezullua krejtësisht.

Princeshat, të cilat deri në atë kohë kishin qenë praktikisht të mbyllura si robina në pallatin mbretëror dhe që deri atëhere dilnin në publik vetëm për ndonjë shëtitje me kalë, shoqëruar prej rojesh të armatosura nëpër rrugët e veçuara pranë Tiranës, në Shkodër dolën kudo hapur, duke dhënë dreka e darka, gjithmonë në praninë e fotografëve. Turneu pati jashtëzakonisht sukses” shkruan Fischer. Paralelisht me këtë turne, Zogu do të kujdesej që të kishte edhe mbështetjen e komuniteteve fetare, megjithatë për këtë nismë nuk do të mungonin kundërshtitë. Krahas elementeve të tjerë, një ndër kundërshtitë lidhej me pamundësinë e shqiptarëve për të përballuar çmimet e larta për blerjen  e veshjeve të kohës.

“Filluan të qarkullonin fjalë mbi mundësinë e një kundërshtimi ndaj këtij veprimi  në Shkodër si edhe të organizimit të një opozite të heshtur pasive  në formën e një greve të grave në shtëpi. Por më në fund,në krejt vendin nuk u vu re kurrfarë kundërshtimi reale dhe në fakt thuajse krejt elementet e shoqërisë shqiptare e mirëpritën këtë ndryshim me gëzim.  Grupi i vogël i ciganëve të Shqipërisë, i cili deri atëhere i kishte skandalizuar qytetarët e Shkodrës e të krahinave të tjera duke ndenjur zbuluar, u gëzua pa masë kur pa se kishte pasur kurdoherë të drejtë.

Merita e pranimit të këssaj mase prej popullit shqiptar në këtë kohë i përket Zogut, pasi ai që më parë kishte mundur të përgatiste themelet që bënin të mundur marrjen e një vendimi të tillë, ndonëse nuk shkoi më larg. Ai kërkoi heqjen e perçes duke u lënë grave të drejtën të vazhdonin të ruanin veshjen e mëparshme, duke përfshirë këtu edhe shaminë e kohës. Autoritetet mjaftoheshin edhe me zbulimin qoftë të vogël të një pjesë të fytyrës” vijon Fischer te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”.

Veshjet e burrave

Edhe pse me një ndjeshmëri tjetër, e njëjta rrugë do të ndiqej për aplikimin e një kodi të ri veshje për burrat. Në verën e vitit 1937, do të adoptohej kodi i ri i veshjes për meshkujt sipas të cilit kostumet kombëtare do të lejoheshin vetëm me rastin e festave kombëtare./scan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 18 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 21 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 24 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 31 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.