Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nëntori i fundit nën zgjedhën e keqqeverisjes

Magazinë E enjte, 26 Nëntor 2020 17:23
Nëntori i fundit nën zgjedhën e keqqeverisjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ditët përkatëse të kujtimit të çlirimit të qyteteve u kthyen në shfaqje të kryebashkiakëve me legjitimitet të diskutueshëm juridik dhe tërësisht të munguar politik- të tillët që rreken të vijojnë zakonin e vjetër të hipokrizisë politike që ka ndryshuar formën, por ka të njëjtin mentalitet dhe sjellje arkaike një-partiake që dëshmohet në një ngjyshmërinë e përfaqësimit politik në bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Në secilin nëntor jemi dëshmitarë të politizimit të skajshëm, evokimit të ndasive politike dhe në monopolizimin politik dhe ideologjik të një lufte çlirimtare kombëtare që përfshinte të gjitha flukset intelektuale, nacionaliste, patriotike dhe popullore;- familje të njohura që kontribuan jo vetëm financiarisht, por gjithashtu në burime njerëzore në mbështetje të luftës çlirimtare.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Të njëjtat familje u shpronësuan në emër të ideologjisë politike të ndryshme; të rinj dhe të reja atdhetarë të shkolluar në perëndim që ranë për liri ose të njëjtët që ishin në vijën e parë të luftës, i shpëtuan vdekjes nga pushtuesi, gjetën ferrin përmes pushkatimit ose u dergjën burgjeve pas çlirimit të arritur dhe për të tillin që kishin luftuar. Intelektualë të rënë në luftë, qëllimisht të harruar për shkak të ideologjisë së ndryshme politike; nacionalistë atdhetarë të vrarë nga pushtuesi, por të shpallur armiq nga politika e ndarjes për mëkatin e vetëm të orientimit të kundërt politik me regjimin e instaluar pas çlirimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrugëtimi i trishtueshëm i atdheut është përshkuar kryesisht në kalvarin pushtim territorial-keqqeverisje kombëtare; pushtimi territorial është uzurpimi i territorit politik dhe fizik të një vendi; është një plagë që nuk është e pashërueshme,- arritja e lirisë kombëtare territoriale është shërimi nga pushtimi territorial ; keqqeverisja është një sëmundje e thellë që tenton të prekë secilën qelizë të shoqërisë ; një infeksion i shkaktuar nga aktorët politikë qeverisës që rendin pas qëllimeve afatshkurtra duke mënjanuar në pluhurin e harresës qëllimet e larta kombëtare; është uzurpimi i shtetit nga pushteti duke goditur çdo balancë pushteti dhe institucion garantist kushtetues; keqqeverisja është nëpërkëmbja e dinjitetit të qytetarit përmes cënimit të lirisë individuale përkatësisht ekonomike, politike, informimit, barazisë së munguar të shanseve, mediokritetit të pushtetarit, shërbim shëndetësor i mangët, arsim publik larg interesit të publikut, kërcënimi i jetës fizike së qytetarit për shkak të pasigurisë që mbizotëron në qytetet tona.

Keqqeverisja krijon ndasi të qëllimta politike dhe polarizim kombëtar për të mundësuar vazhdimësinë qeverisëse; është një ngrehinë politike që ndërtohet mbi propagandën, fshehjen e të vërtetës, realitetin e gënjeshtërt , median e kërcënuar dhe deformimin e vullnetit politik të qytetarit. Ky Nëntor dhe dimri në vazhdim është i acartë, i tillë jo vetëm për shkak të kushteve metereologjike; është i acartë për familjet që po kalojnë dimrin e dytë në çadra për shkak të hapave më të ngadaltë se të breshkës të proçesit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të një viti më parë; është i acartë për të sëmurët me Covid-19 që duhet të përballojnë individualisht secilën prej kostove të sëmundjes pavarësisht faktit që janë taksapagues të rregullt; është i acartë për secilin qytetar që ka pamundësi për të përballuar kostot financiare tësëmundjes dhe nuk e shikon kurrkund dorën e shtrirë të shtetit, por dëgjon zërin kërcënues të antishtetit të mveshur me përgjegjësi ligjore dhe përfaqërfaqësim institucional; është i acartë për secilin qytetar që ka humbur vendin e punës dhe nuk po gjen një të tillë të ndryshëm por po endet mes frikës së të tashmes dhe pasigurisë për të ardhmen; është i acartë për pensionistët që janë jo vetëm me të ardhura qesharake.

Gjithashtu jetojnë vetëm për shkak të largimit nga vendi të fëmijëve të tyre si pasojë e pamundësisë së tyre për të siguruar një jetë normale në atdhe ; është i acartë për personelin shëndetësor që është në vijën e parë të betejës, por përballet në mungesa tërësore në infrastrukturë; është i acartë për secilin student që pagoi tarifën universitare por duhet të ndjekë mësimin në versionin online; është i acartë për personelin e sistemit arsimor që është i ekspozuar ndaj infektimit , por që “ka frikë të sëmuret” sepse nuk e ka të garantuar mbajtjen e vendit të punës; është i acartë për sipërmarrjen private me të ardhura të mpakura , por që duhet të shlyejë brenda afatit çdo detyrim fiskal përballë shtetit.

Acari i tilli aspak stinor, është keqqeverisja që nuk ka një emër të dytë; keqqeverisja cënon çdo qytetar pavarësisht secilës përkatësi të të njëjtit; nuk kursen askënd në shtrirjen e së keqes që shndërrohet nga individuale në shoqërore; një klientelë e ngushtë e aliazhit politiko-ekonomik shpëton nga keqqeverisja dhe pasojat e ushtrimit dhe instalimit të saj nuk e prekin, por mund ti përshtatet volitshmërisë së tyre.

28 Nëntori i lavdishëm për historinë e Shqipërisë së shumëvuajtur është një inspirim për një bashkim të madh që do të realizonte një ndryshim thelbësor; është inspirimi për tu çliruar nga zgjedha e keqqeverisjes së mbrapshtë ndaj një shoqërie të drobitur ku zbrazëtia e së tashmes, paqartësia e së ardhmes dhe shpopullimi i qëllimtë nuk mund të pengojnë lindjen dhe mbrujtjen e një shprese të re. 28 Nëntori është inspirimi i përbashkët për një Shqipëri të ditëve më të mira, me liri, punë dhe dinjitet. Bashkë sepse ka ende shpresë…

Etiketat e lidhura

Ardit Gjinalikeqqeverisja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.