Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Rilindja po i privon të prekurit me COVID nga e drejta e votës!

Magazinë E premte, 26 Shkurt 2021 11:49
Pse Rilindja po i privon të prekurit me COVID nga e drejta e votës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Maho

Njeriu më i interesuar për të pasur një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje natyrisht është Edi Rama. KQZ me anë të kreut të saj Ilirjan Celibashi bëri me dije dje se të prekurit me COVID, nuk do të mund të votojnë, pasi institucioni që ai drejton nuk ka asnjë mundësi që t’i sigurojë infrastrukturën kësaj kategorie.

Në fakt, është një problem që si zgjidhje kërkon ndërhyrjen e qeverisë e jo burimet e pakta të KQZ dhe për këtë Celibashi s’mund të fajësohet. Shqipëria bëhet kështu, ndoshta i vetmi vend demokratik në botë që privon këtë kategori personash nga një e drejtë kushtetuese, dhe kjo jo për faj të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky lloj ngërçi vjen në një moment kur sapo kanë mbaruar votimet në Kosovë, që u organizuan brenda 45 ditëve. Qeveria e atjeshme bëri të pamundurën që asnjë shtetas mos mbetej pa votuar. Grupet e votimit të pajisura me veshjen anticovid pushtuan të gjitha mediat. Ata siguruan votën edhe në spitalet e infektivit. Të njëjtën gjë bëri dhe Maqedonia e Veriut, në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur në të gjitha vendet ku liderët e tyre kanë sadopak respekt për shtetin dhe Kushtetutën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vetëm në Shqipëri është rilindja ajo që bën sikur ka shpikur rrotën. Fakt është se shtetarë të tipit Rama dhe shpura që e shoqërojnë vetëm për votën s’kanë respekt. Ata mund të kenë afeksion për cilindo kriminel, trafikant, oligark që i shërben pushtetit të tyre. I ftojnë dhe në qeverisje e vendimmarrje. Por kanë zero konsideratë për mendimin dhe vendimmarrjen qytetare, aq më tepër kur ai mund t’i rrezikojë pushtetin.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në fakt, kategoria e të prekurve me COVID, janë dhe pjesa e popullsisë më e revoltuar me qeverisjen. Rrallë e tek mund të gjesh ndonjë person që ka kaluar infeksionin, që mos akuzojë qeverinë direkt për mungesën e vëmendjes. Rama natyrisht, nuk ka si iu çon grupe votimi personave që po paguajnë qimet e kokës në sistemin shëndetësor që ai ka ngritur.

Ai e di fort mirë se ç’do të thotë kjo.

Qartazi është një votë kundër pushtetit. Është një votë kundër infermierit që kërkon 50 mijë lekë për çdo injeksion kur ta kryen në shtëpi. Është një votë kundër “Tireve” që gëlojnë në spitale.

Është një votë për kompensimin e munguar të ilaçeve dhe holluesve të gjakut që kanë rrënuar ekonominë e çdokujt që e ka kaluar në mënyrë mesatare, dhe ka fundosur atë të atyre personave që e kanë kaluar rëndë.
Të prekurit me covid janë ata që e provuan më shumë nga të gjithë mashtrimin elektoral të shëndetësisë falas.

Nga dhjetori deri në ditët që po flasim numri i të prekurve nga Covid ka shënuar një rritje me 65 mijë, dhe trendi vazhdon të rritet. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare janë rreth 40 mijë persona të infektuar, dhe deri më 25 prill trendi sipas parashikimeve të ekspertëve do vazhdojë të rritet. Rama, në këtë rast nuk mendon si shtetar por si një hesapçi i vogël elektoral që synon të shuajë çdo zë kundër, të privojë çdo votë që ai mendon se nuk është në favorin e tij.

Por a mund t’ia shpëtojnë pushtetin Ramës këto veprime të vogla dhe pa moral? A do mundet ai që me cic-mice llogarish elektorale, ecejake drejt Rinasit për një grusht vaksina të fshijë abuzimin me paratë për publike? A do mundet ai që të mbulojë tenderat dhe PPP që u jep miqve të tij me dhjetëfishin e kostos, në një kohë që shumë shqiptarë luftojnë me jetën.

A do mundet ai që duke privuar nga e drejta për të votuar atë pjesë shqiptarësh që fati i keq i ra të kenë Rilindjen në krye të punëve në këtë ditë të zezë të shpëtojë këtë sistem korruptiv që ka ngritur. A do mundet ai që të fshijë të pabërat e tetë viteve në këto 50 e ca ditë që kanë mbetur deri nga përballja e 25 prillit. Vështirë, shumë vështirë!/ Mapo.al

Etiketat e lidhura

Armand Maho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 31 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 36 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.