Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

S’ka paqë me standardin pa u kthye paskajorja

Magazinë E enjte, 17 Qershor 2021 14:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Filip Guraziu

I vetmi argument, e vetmja mbrojtje për moscënimin e standardit gjuhësor, të vendosun politikisht në përputhje me luftën e klasave prej komunistave enveriste në vjetin 1972, që sot po përdoret prej të ashtuquejtunve atdhetar të cilët në plan të parë vendosin ( gjoja) bashkimin e shqiptarëve ka mbetë akuza e “ndasisë kombtare të shqiptarëve” me të cilen anatemojnë të tanë ato persona që e çojnë zanin në mbrojtje të gjuhës së nanës, gegnishtes.

Kjo lloj sjellje a asht lajthitje apo demagogji?
Tue u nisë prej mungesës së arsyes me të cilen ndërtohet argumentimi i anatemës kundër idhtarëve të gegnishtes, të shkon mendja se janë ” të thartuem” në psiken e tyne, por po të ” gërmojmë pak ma thellë” mundemi me konstatue se realisht asht nji numer jo i vogël akuzatorësh të cilët përdorin të njajten akuzë ( ndasinë kombtare…) e në kët rast, arsyeja na thotë se nuk munden me qenë të tanë të lajthitun psiqikisht, ç’ka randon anën e peshores ku qendron demogogjia…, por si e spjegon Fjalori i Gjuhës Shqipe fjalen demagogji:
” Mashtrimi i masave punonjëse, duke i joshur me fjalë të bukura e me premtime të rreme për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara politike; qëndrim i politikanëve me dy faqe, që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë; fjalë të bukura e të zbrazëta që kanë për qëllim të mbulojnë e të shtrëmbërojnë të vertetën. Demagogji politike (borgjeze , revizioniste). Demagogji e stërholluar, Demagogjia e kishës ( e klerit)”
( Shënim i imi: Janë po këto “intelektualë” që dënuen gegnishten në vjetin 1972 dhe që ndërtuen ” Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe mbi parimin ideologjik komunist të luftës së klasave ( si ma nalt) me vetem 40.000 fjalë (!), që ende sot ” qesin e bërtasin”, çirren e anatemojnë kedo që kërkon të drejten e tij legjitime për ruejtjen e identitetit kombtar shqiptar, për ruejtjen e gjuhës së nanës, gegnishtes).
* Pse ju o “pseudo patriotë të bashkimit kombtar shqiptar”, kurrë nuk e keni thanë nji fjalë, kurrë nuk keni demostrue shqetësim për ndasinë e thellë kombtare shqiptare që shkaktoi kongresi famëkeq komunist i drejtëshkrimit i vjetit 1972 ?!
* Simbas jush, o “pseudo patriotë”, gegnishtja nuk asht pasuni kulturore shqiptare?!
Shqipja e maleve Arbnore, që simbolikisht përfaqëson “Identitetin Shqiptar” ka dy krahë; gegnishten e tosknishten, plagosja e nji krahu, ” Shqipen” e rrxon përtokë!
* More të ashtuquejtun ” idhtar të bashkimit kombtar shqiptar” pse nuk doni me kuptue se vetem me tosknishten muk mundet me pasë “Identitet Shqiptar”, pra bashkim shpirtnor të vertetë. ?
* Kaq thellë paska pasë qenë ngul në shpirtin tuej parimi i internacionalizmit proletar, sa nuk ju lejon me kuptue se nji popull pa “Identiteti Kombtar” zhbahet, nuk mundet me egzistue ?
* Po si ju shkon ndërmend o ” të bekuem” se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha do të ndrroni identitetin kombtar shqiptar?! A ju kujtohet vendimi enverist për zhdukjen e besimeve fetare në Shqipni në vjetin 1967? Çka ndodhi mbas 1990-tës? Shqiptarët sot janë shumë herë ma besimtar se para 1967-tës. Kët fat ka me pasë edhe vendimi tjeter absurd komunist i 1972 për zhbamjen e gegnishtes. Faktet flasin vetë; Doni apo s’doni, sot me qindra e e qindra persona shkruejnë prozë e poezi në gegnisht dhe miliona të tjerë e flasin në shoqni e në familje…
* Mblidheni mendjen o ” Don Kishotë ” , s’paku futeni në punë, atë pjesë të trunit që mund të ju ketë mbetë e pa ideologjizueme, largohuni prej fanatizmit ideologjik dhe arsyetoni; “Identiteti Kombtar e Shqiptarizmi” peshojnë shumë herë ma tepër se formimi i juej ideologjik komunist i cili ju frymëzon urrejte për çdo vlerë të gegëve.
Vllazen shqiptarë prej kado që të jeni; kuptojeni nji herë e mirë se askush prej nesh nuk kërkon ndamjen e shqiptarëve , por bashkimin e vertetë; bashkimin shpirtnor të tyne.
Tue vlerësue gegnishten , vlerësojmë e konsolidojmë “Identitetin shqiptar” e çimentojmë atë çamje te thellë të shqiptarëve që krijoi ai kongres i mallkuem.
Mos harroni dhe çdoherë para se të reagoni duhet të kujtoni se:
1. Flasin gegnisht 70% e shqiptarëve.
2. Gegnisht foli edhe Homeri ( Kryeveprat e Homerit legjendar të shkrueme rreth 2600 vjetë ma parë përmbajnë ma tepër fjalë gegnishte se të greqishtes se sotme !)
3. Gegë asht themeluesi i “Identitetit Kombtar Shqiptar”, Heroi Kombtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
4. Me gegnishten dokumentohet shkrimi i parë shqip ” Formula e pagëzimit” ( Imzot Pal Engjelli, 1467)
5. Me gegnishten fillon historia e shkrimit të librit shqip ( Dom. Gjon Buzuku, 1555)
6. Gegnisht u shkrue romani i parë në gjuhën shqipe ” Çeta e profetëve” ( Pjeter Bogdani, shekulli XVII-të)
7. Prej shkrimtarëve gegë që shkruen historinë e Gjergj Kastriotit legjendar e të rrethimit të Shkodrës prej turqve etj. ( Marin Barleti, Marin Beçikemi, Frang Bardhi), bota mësoi për vlerat e kombit shqiptar.
8. Gegnisht asht e shkrueme ” Lahuta e malcisë”, kryevepra epike e letersise shqiptare dhe europiane prej poetit kombtar At Gjergj Fishta.
9. Bylbyli i poezisë shqipe Dom Ndre Mjeda, gegnisht i këndoi natyrës arbnore.
10. Gegnisht kanë shkrue Pashko Vasa, Filip Shiroka, Kostandin Kristofotidhi, Dom. Anton Zanoni, Dom Ndoc Nikaj, At Shtjefen Gjeçovi, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Pader Justin Rrota, Pader Anton Harapi, Migjeni, Pader Benardin Palaj. Ernest Koliqi, Martin Camaj, Et’hem Haxhiademi, Dom Lazer Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Sami Repishti, Imz. Vinçens Prendushi, Pader Donat Kurti, Injac Zamputi, Kolë Ashta, Kolë Kamsi, Arshi Pipa, Qemal Draçini, Hamit Gjylbegu, Pader Zef Pllumi, At Konrad Gjolaj, Imzot Frano Illia, Imzot Zef Simoni, Havzi Nela, Simon Rrota, Emidio Tedeschini, Zef Benussi, Zef Zorba, Ahmet Bushati, Lec Shllaku, Andrea Shkanjeti, Ernest Pikolini, Gjovalin Zeza etj., etj.
11. Gegnisht ishin perkthimet e para të kryeveprave letrare botnore prej përkthyesve; Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi, Gulielm Deda, Henrik Lacaj.
E lashë për fund, sepse ka vlerë të veçantë. por mos harroni vllazen shqiptar se Nana ma e njohun në botë, nana e të tanë njerëzve të vorfën kudo që ndodhen asht shqiptaria Nanë Terezia prej Gegnije…
….Mundemi me vazhdue deri neser tue demostrue vlerat e gegnishtes dhe kontributin kulturor të gegeve në fushën e kulturës e të sportit si dhe për aktivitetin e tyne ne konsolidimin e vendit të shqipeve, por e gjej me vend me i përfundue këto rreshta tue shprehë mirënjohjen time të thellë dhe vlerësimin maksimal për të gjithë ato shqiptarë me origjinë prej jugut të Shqipnisë që kontribuen aq shumë jo vetem për shqipninë e pamvarme, por edhe per “Konsolidimin Kulturor dhe “Identitetin Shqiptar” si dhe për përparimin e shoqnisë shqiptare pa dallin jug e veri.
Nuk mundet me pasë Identitet shqiptar pa gegnishten.
Nuk mundet me pasë identitet shqiptar pa tosknishten
S’bashku pra, Toskë e Gegë si në poezinë e të madhit At. Gjergj Fishta, nëpërmjet shtetit të së drejtës, ku ” shqiptarizmi ” duhet të jetë në krye të listës, kemi me mundësue lulzimin e vendit të shqipeve. AMEN.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 18 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Filip Guraziu

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 52 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 52 minutash

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 53 minutash

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 9 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.