Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takimet elektorale, Gjiknuri: Ne e mundim Lulzim Bashën edhe vetëm me lagjen Çole

Magazinë E premte, 23 Prill 2021 10:30
Takimet elektorale, Gjiknuri: Ne e mundim Lulzim Bashën edhe vetëm me lagjen Çole
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë zhvilluan takime elektorale përmbyllëse të fushatës në rajonin Nr.4 dhe Nr.5 të qytetit bregdetar.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në takimin e organizuar në lagjen Çole sipas Gjiknurit është treguesi më i qartë se rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë i padiskutueshëm dhe i thellë.

“Shikoni sa shumë jemi këtu sot. Më shumë kemi njerëz këtu në këtë takim në Çole se sa kishte Lulzim Basha me gjithë Qarkun në mitingun e Vlorës. Ne e mundim Lulzim Bashën edhe vetëm me Çolen sepse Çolja është zemra e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, ajo çka ndodhi në Vlorë nuk erdhi rastësisht por sepse në pushtet kemi Partinë Socialiste e cila e ka vërtetuar se e do Vlorën. “Alternativat e tjera nuk na çojnë askund. Është e faktuar se Partia Demokratike kur është në pushtet nuk mendon fare për Vlorën por veprat e punët e nisura i lë si zgavra të hapura. Projektet e nisura në lagjet “Çole” e “Kume” të rajonit 4 duhet të vijojnë ndërsa i garantoj banorët se shumë projekte të tjera na presin. Të votosh për Partinë Socialiste këtë herë do të thotë të votosh për Vlorën. Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera e kanë dhënë garancinë se janë të vetmit që punojnë për ju”, theksoi Gjiknuri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mandatin e tretë, vijoi ai, ne do të përfundojmë legalizimin e të gjitha pronave konform ligjit. “Ne nuk prishim siç bëjnë ata por vetëm ndërtojmë e do të vijojmë ta bëjmë Vlorën qytetin më të rëndësishëm. Përballë transformimit të Vlorës, kundërshtarët tanë politik i ka zënë frika e fitores tonë të thellë dhe po aludojnë duke akuzuar për vjedhje votash. Ndërkohë, në fakt janë ata të LSI-së që po kapen duke tentuar blerje votash. Këtu nga Vlora ne ju themi se nuk ka gjë që ta ndalojë uraganin vlonjat, i cili në 25 Prill do t’ja kthejë referendumin Presidentit duke marrë 9 mandate, sepse vlonjatët janë popull mirënjohës dhe gjithçka që është bërë për Vlorën ata do ta shpërblejnë më votë masive për numrin 12, për Partinë Socialiste”, u shpreh Gjiknuri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kandidati Ilir Metaj përpara elektoratit të tij theksoi se “Vlora është një qytet me zhvillim të pakthyeshëm turistik që është krijuar nga Partia Socialiste me Edi Ramën Kryeministër. Të gjitha investimet transformuese po e rrisin çdo ditë potencialin ekonomik të qytetit me prespektivë të madhe zhvillimi. Në 25 Prill ne do t’i tregojmë të gjitha partive se vota meritohet vetëm me punë, vetëm kush bën për Vlorën atë që ka bërë qeverisja e Edi Ramës e meriton votën. Në 25 Prill do të vijojmë të qëndrojmë të gjithë bashkë që Vlora të jetë e bekuar e ku fëmijët tanë do të ndërtojnë të ardhmen. Në 25 Prill do të vërtetojmë se Vlora është mirënjohëse ndaj atyre që punojnë për të. Në 25 Prill ne do të jemi me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, theksoi kandidati Metaj.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Duke falenderuar të gjithë banorët e Rajonit 4 për mbështetjen masive që vazhdimisht i kanë dhënë Partisë Socialiste, deputetja Vilma Bello theksoi se “Me punë konkrete Partia Socialiste e ka treguar se është e vetmja alternativë që sheh të ardhmen. Dhe e ardhmja është Shqipëria e Shqipëria bëhet me punë dhe vetëm me punë. Në këto dy mandate qeverisje nuk arritëm të bënim dot aq shumë sa do të donim por për këtë e duam mandatin e tretë për të bërë akoma më shumë. Siç Vlora është transformuar, ky trasformim do të bëhet realitet edhe në lagjet më periferike, përfshi lagjet “Çole” dhe “Kume”, ku puna konkrete përmes projekteve transformuese ka nisur. Besimi i jepet vetëm atyre që e kanë vërtetuar se punojnë, jo atyre që shohin ëndrra me sy hapur, vetëm atyre që janë me njerëzit e për njerëzit, jo atyre që shkatërrojne e vrasin. Këtu në Vlorë do i japim Partisë Socialiste 9 mandate. Ne do e ndezim Vlorën zjarr votash për Partinë Socialiste të Shqipërisë, i vetmi zjarr që do ndezin vlonjatët, i vetmi”, theksoi deputetja Bello.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste përpara banorëve të Rajonit 5, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri duke u ndalur në të gjitha investimet infrastrukturore të realizuara në këto dy mandate qeverisëse në këtë rajon, theksoi se rruga e nisur nuk ka kthim pas e se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në zonat periferike.

“Fushata elektorale është drejt fundit, natyrshëm mbështetja për PS është e dukshme. Fitorja ndjehet kudo dhe jam i sigurtë se PS do ta marrë këtë mazhorancë. Kjo i ka tërbuar kundërshtarët, sidomos atë Presidentin e Republikës, që ka dalë tani të gjejë kudo fajtorë për humbjen e të shpallë atë revolucionin që ka në kokë që vlonjatët e shqiptarët në tërësi do marrin armët, sfurqet e shpatat se ky zotëria po na humbka zgjedhjet. Kjo është shenja e parë e humbjes së tyre. Po të ishin të sigurtë për fitoren ata pse do bënin zhurmë? Siç kemi bërë ne në 2013 kur ishim krejt të qetë se fitorja dukej. Kanë filluar të thonë po blihen vota, ndërkohë që të vetmit njerëz që kapen janë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e tyre që blejnë vota. Pra, kanë filluar të përgatisin justifikimin për humbjen”, theksoi Gjiknuri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 4 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 9 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 12 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 26 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.