Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zezona e të enjteve dhe shpresa e bardhë e së dielës

Magazinë E hënë, 19 Tetor 2020 13:33
Zezona e të enjteve dhe shpresa e bardhë e së dielës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali

E enjtja politike nuk është thjeshtë një ditë kalendarike; është stacioni politik ku e keqja qeverisëse materializon vizionin e mbrapshtë të sundimit lokal dhe kombëtar, i tilli që paraqitet si qeverisje përmes akteve dhe ligjeve të miratuara në funksion të të njëjtit, jo vetëm në Parlament por dhe në këshillat bashkiakë, gjithashtu.

Padyshim që nuk mund të konsiderohet e “entja e zezë”, por zezona e reve politike që qëndrojnë në qiellin e demokracisë shkarkohet gjatë të enjteve politike ku mbizotëron arroganca e të gjithë-pushtetëshmit, megalomania e keqqeverisësit, mediokriteti i pseudo-opozitarit kinse parlamentar, vulgariteti dhe banalizimi i qëllimtë i retorikës politike, shfaqja e remineshencave politike të regjimit të shkuar dhe panairi politik i individëve të nëntokës që janë shndërruar në aktorët politikë që miratojnë njëanshmërisht ligje që skalitin paligjshmërinë.

Këto shtatë vite keqqeverisje kronike dhe në vazhdim nuk mund të formësoheshin si të tilla nëse djallëzia, ligësia dhe babëzia nuk do të kryenin takimin dramatik në kufijtë e tragjikes për perspektivën dhe të ardhmen e një shoqërie; të enjtet janë dëshmia e gjallë në veprime konkrete të spirales negative dhe lëmshit të tjerrur që ka penguar frymëmarrjen normale të Republikës; e tilla që po përjeton rënien dhe degradimin institucional , i provokuar nga segmente institucionalë të së njëjtës që tentojnë të kultivojnë anarkinë institucionale në dobi të interesit të tyre të ngushtë ekonomik dhe politik, gjithashtu.

Enumeracioni thellësisht regresiv i të enjteve politike në kontekstin e një mjedisi demokratik të shëndetëshëm fillon me bojkotin e vazhdueshëm të opozitës parlamentare të kohës si shkak i mungesës së hapësirave dhe besimit për dialog politik dhe institucional; dorëzimin e mandateve parlamentare nga i gjithë spektri politik i partive të koalicionit opozitar si dëshmi e humbjes së rolit institucional të Parlamentit; miratimi i buxhetit vjetor të shtetit si dokumenti themelor ekonomik që darovit me paranë publike klientët e shtet-pushtetit; miratimi i të ashtuquajturit ligj special për Teatrin; parada groteske e secilës të enjte nga ana e personazheve anonimë që pranonin mandatin për tu shndërruar në patericat e keqqeverisjes; e enjtja e 14 Majit ku mbledhja pa mbledhje e Keshillit monist Bashkiak të Tiranës vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për të vijuar humnerën e demokracisë me të enjten e 30 Korrikut ku enturazhi politik deledash vendosi njëanshmërisht në tempullin e paligjshmërisë grisjen e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Përgjatë të enjtes mediatike të javës që sapo mbyllëm, secili ishte dëshmitar i fytyrë-qeverisjes, njeriut politik të njehsuar me shtet-pushtetin, KryeKreut fabulëhumbur dhe risi-munguar që ka lënë shtetarin dhe ka gjetur hokatarin batuta- përsëritës. Muajt në vazhdim do të jenë dëshmi e përpjekjeve regresive për paligjshmërinë e institucionalizuar dhe arbitraritetin përsëritës në funksion të shkurajimit të flukseve shoqërore dhe reagimit qytetar, gjithashtu.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 18 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

E diela e 25 Prillit është stacioni fundor kohor ku mëkatarët njerëzor të keqqeverisjes duhet të marrin përgjigjen e merituar qytetare përmes ushtrimit të së drejtës demokratike të të votuarit për të garantuar një ndryshim thelbësor të mentalitetit qeverisës. Shpresa e bardhë e së Dielës së 25 Prillit nuk mund të errësohet nga tentativat e vazhdueshme të shtet-pushtetit që rreket të vijojë errësirën e një dekade që ka dobësuar Shqipërinë për të forcuar pozitën klienteliste të një arradhe apolitike që keqpërdor politikën. 25 Prilli është preludi i ditëve më të mira të dekadës së katërt së post-ndryshimeve demokratike; me një qeverisje ndryshe, Kryeministër normal për një Shqipëri normale. Shqipëria e vitit 2030 nuk mund të jetë plaçkë e papërdorshme e një aktori politik që qëndron në pushtet prej një çerek shekulli. 25 Prilli është shpresa e afërt për ndryshimin e madh që mund të arrihet përmes një bashkimi të madh. Bashkë sepse ka ende shpresë……

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Ardit Gjinali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.