Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 13:01 Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri Macron paralajmëron për një "nivel të ri" agresioni rus pas incidenteve në disa vende evropiane. Polonia njoftoi se dy raketa ruse dhe një dron…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada e SHBA dhe e BE mbështesin propozimin e kryeministrit Rama

Aktualitet E mërkurë, 8 Maj 2024 20:44
Ambasada e SHBA dhe e BE mbështesin propozimin e kryeministrit Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian reaguan sot ndaj propozimit të paraqitur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash për të forcuar sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Këto reforma sipas kryeministrit do të përshpejtonin rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin europian.

Ambasada amerikane në një deklaratë të saj foli për një “propozim premtues”, ndërsa nënvizoi se “si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme, ndërsa bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”.

Socialistët propozojnë krijimin e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë që u ngrit 10 vjet më parë për Reformën në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje opozitës që palët të lënë dallimet e forta politike e “të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjik Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtet bërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambasada amerikane në deklaratën e saj thotë se “nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”.

Gjatë ditës, dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian, Silvio Gonzato, tha se kishte dëgjuar fjalimin e kryeministrit Rama “i cili duket se dëshiron të nisë një debat të ri kombëtar për luftën kundër korrupsionit. Mendoj se është diçka që ia vlen të shikohet dhe diçka që ne do ta shikojmë me interes, nëse është një mënyrë për të nxitur shoqërinë, jo vetëm shtetin, por është një transformim shoqëror që duhet të ndryshojë mendësinë, që është kyç për procesin e zgjerimit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Partisë demokratike Zyrtare Lulzim Basha, e konsideroi dje propozimin e zotit Rama një “retorikë boshe”, duke e akuzuar atë si përgjegjësin kryesor të përhapjes së korrupsionit në vend. Sot dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili tanimë përfaqëson grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha. Zoti Bardhi u shpreh se “çdo reformë apo nismë që krijon mundësinë për të çuar përpara integrimin europian të vendit, do të ketë kontributin tonë”. Por sipas tij “me Edi Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij të korruptuar ky proces vetëm sa vështirësohet, pengohet e zgjatet”. Zoti Bardhi nuk dha ndonjë përgjigje të prerë nëse deputetët e grupit të tij do të bëheshin pjesë ose e jo e Komisionit te Posaçm të propozuar nga socialistët, duke theksuar se “grupi do të ketë qëndrim kur propozimi të bëhet pjesë e procedurave parlamentare”./VOA/

Mund t'ju interesojë

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 24 minutash
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 31 minutash
Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Para 37 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri
Para 24 minutash

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?
Para 31 minutash

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Hakerat shënjestrojnë bazën e të dhënave kriminale të FBI-së
Para 34 minutash

Hakerat shënjestrojnë bazën e të dhënave kriminale të FBI-së

Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë
Para 37 minutash

Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 14 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 16 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 18 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 14 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.