Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.1 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE kërkon zgjidhjen me “dy shtete”. Cilin drejtim po merr politika e Unionit për Lindjen e Mesme?

Bota E martë, 28 Maj 2024 09:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Në BE ka pak zgjidhje të praktikueshme dhe të reja në lidhje me gjendjen në Izrael apo në territoret palestineze. A ndihmon njohja e një shteti të Palestinës nga gjithnjë e më shumë anëtarë të BE?

Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnike në plan afatgjatë zgjidhjes “me dy shtete”, pavarësisht luftës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. BE me këtë zgjidhje ka parasysh shtetin e Izraelit nga njëra anë dhe në anën tjetër shtetin palestinez në kufijtë, që u përcaktuan në vija të trasha para më shumë se 30 vjetësh në të ashtuquajturën ujditë e Oslos.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën (27.05. 2024) kujtoi edhe njëherë, se BE vërtet zyrtarisht i qëndron “zgjidhjes me dy shtete”, por kjo zgjidhje nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ne duhet të flasim për këtë. “Kriza humanitare në Rripin e Gazës ka tani prioritet, tha kryediplomati i BE, por “nëse ne duam një zgjidhje afatgjatë politike, duhet që të angazhohemi më shumë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rritet në 11 numri i njohjeve

Të gjitha vendet anëtare të BE e njohin shtetin e Izraelit. Territoret palestineze i njohin vetëm 9 vende. Nga e marta (28.05.) edhe Spanja dhe Irlanda e njohin një shtet palestinez, të përbërë nga Jordani Perëndimor, Jeruzalemi Lindor dhe Rripi i Gazës. Megjithatë nuk ka një qeveri të njësuar në këto rajone. Në Rripin e Gazës deri më tani ka sunduar Hamasi, që kategorizohet nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende si organizatë terroriste.

Mund t'ju interesojë

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Para 9 orësh
Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Para 10 orësh
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

Para 10 orësh

Malta dhe Sllovenia kanë bërë të ditur, se duan të njohin si shtet Palestinën, sapo të jetë momenti i duhur. Belgjika vendosi që eri në një moment tjetër të mos i njohë si shtet territoret palestineze, bëri të ditur ministrja e Jashtme, Lahbib. Shumica e vendeve të tjera anëtare të BE, po ashtu si Britania e Madhe dhe SHBA nuk e njohin shtetin palestinez. Vendet lindore, anëtare të BE, nga Polonia deri tek Bullgaria e kanë njohur Palestinën si shtet që në fund të viteve 80-të, kur ishin pjesë e bllokut lindor, që ndodhej në anën propalestineze. Edhe RDGJ e kishte njohur Palestinën si shtet me të drejta të plota. Me fundin e Republikës Demokratike Gjermane më 3 tetor 1990 dhe bashkimin me Republikën Federale kjo njohje u shua.

Gjermania, Franca, Italia presin

Shumica e vendeve të BE, mes tyre edhe Gjermania duan të njohin një shtet palestinez, kur të sundojë paqja dhe kur këtë hap ta bëjë edhe Izraeli. Një hap që duket gjithnjë e më shumë i pamundur. Qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanjahu, e refuzonte që para luftës aktuale kundër Hamasit një zgjidhje me dy shtete. Grupi terrorist i Hamasit nga ana e tij e refuzon plotësisht shtetin e Izraelit dhe ka shpallur si qëllim shfarosjen e shtetit hebre.

“Ne e mbështesim krijimin e një shteti palestinez, por shteti palestinez duhet të njohë Izraelin dhe të njihet nga Izraeli. Me siguri nuk mund të ketë shtet palestinez që drejtohet nga Hamasi, që është një organizatë terroriste”, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, që drejton aktualisht edhe grupin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

Ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi në takimin e Brukselit, se para së të fillojë angazhimi serioz për zgjidhjen me dy shtete, duhet të marrë fund konflikti i përgjakshëm mes Hamasit dhe Izraelit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkoi sërish një ndërprerje humanitare të luftimeve në Gaza, “për t’i dhënë fund vuajtjes së pengjeve të marra, për t’i dhënë fund vuajtjes së njerëzve në Gaza.” Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1200 vetë, dhe mori 250 pengje, ushtria izraelite filloi një aksion shumë të zgjeruar ushtarak, për të shkatërruar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Injorim i udhëzimit të gjykatës – çfarë nënkupton kjo?

Por një ndërprerje e luftimeve është ende larg. Hamasi ka qëlluar sërish me raketa nga Rripi i Gazës në Tel Aviv. Ushtria izraelite bombardoi në Rafah ku u godit edhe një kamp refugjatësh, me pasojë vdekjen e 35 vetëve sipas të dhënave palestineze. “Të dyja palët nuk i respektojnë udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare”, tha i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Borrell. “Kjo është një dilemë e vërtetë. Çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare që vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të zbatohen?” Me këtë pyetje Borrell iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të premten me kërkesë të Afrikës së Jugut, kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë oparacionin ushtarak në Rafah dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare.

Ministrja e Jashtme e BE, Baerbock flet për shumë vende anëtare kur thotë. “Masat e përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme, dhe duhet natyrisht që të vihen në zbatim. Ne po shohim të kundërtën. Ka pasur goditje të tjera me raketa nga Hamasi. Në të njëjtën kohë shohim, se nuk sjell asnjë lloj përfitimi për sigurinë e Izraelit, kur asnjë nga pengjet nuk lirohet dhe kur njerëzit digjen në çadra.”

Baerbock iu referua me këtë sulmit të Izraelit në Rafah të dielën, ku u godit edhe një kamp refugjatësh. Rastin po e shqyrton tani edhe Prokuroria e Izraelit. “E drejta ndërkombëtare vlen për të gjithë. Kjo vlen edhe për luftimet izraelite”, tha Baerbock. Ministri i Jashtëm italian, Tajani kujtoi se edhe Hamasi e shkel të drejtën ndërkombëtare, duke i fshehur pozicionet e veta në mesin e popullsisë civile. Hamasi i instrumentalizon njerëzit në Rafah. “Izraeli duhet të tërhiqet në një grackë mediale.”

“Jo antisemitizëm i kryeprokurorit”

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell ushtroi kritikë të ashpër ndaj qeverisë izraelite. Njoftimi, se nuk do të respektohen aspak udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare nuk pranohet, tha ai. Borrell kërkoi që të trajtohet me respekt jo vetëm Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, që është përgjegjëse për shtetet, por edhe Gjykata Ndërkombëtare që është përgjegjëse për persona të veçantë.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë ndër të tjera ka aplikuar për urdhërarrest edhe kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për dyshimin për krime lufte. “Ne duhet të lemë gjykatën të vendosë, pa fyerje, se çfarë mendon për kërkesën e kryeprokurorit. Për fat të keq ky nuk është rasti. Kryeprokurori fajësohet për antisemitizëm, gjë ndodh gjithmonë, kur ka diçka që qeveria e Nentanjahut nuk e pëlqen. Akuza e antisemitizmit kundër prokurorit këtu nuk mund të pranohet aspak,” tha Borrell.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë
Para 14 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 14 minutash

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër
Para 14 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 9 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 11 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 7 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.