Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:05 Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ceremonia për 105-vjetorin e lindjes së Ismet Elezit, presidenti Begaj: Profesori është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare

Politikë E hënë, 7 Prill 2025 16:45
Ceremonia për 105-vjetorin e lindjes së Ismet Elezit, presidenti Begaj: Profesori është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, me rastin e 105-vjetorit të lindjes së profesorit të së Drejtës Penale, Ismet Elezi, në një ceremoni të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e vlerësoi atë si një figurë mbresëlënëse të shkencës juridike, duke përcjellë edhe disa mesazhe për drejtësinë.

Në nderim të profesor Elezit për kontributin e tij në ndërtimin e të Drejtës Penale në shtetin modern shqiptar dhe në edukimin e brezave të studentëve, Kreu i Shtetit nënvizoi se modele të tilla marrin një peshë edhe më të madhe në një kohë kur drejtësia e re shqiptare po kalon procesin më të rëndësishëm të transformimit në epokën e demokracisë: “Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Presidenti Begaj u shpreh: “Drejtësia e re ka, gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë, për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke iu referuar procesit të transformimit të këtij sistemi në Shqipëri, Presidenti i Republikës vlerësoi arritjet e deritanishme:

“Në 10 vitet e fundit vendi ka njohur reformën në drejtësi që,për nga përmasa, ndikimi, transformimi e, mbi të gjitha, nga pritshmëritë ndaj saj, është një nga sipërmarrjet më të fuqishme të kryera në këto 3 dekada”.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kulturës së një hetimi profesional, të paanshëm e të pavarur si një tjetër gur kilometrik.

“Çrrënjosja e pandëshkueshmërisë dhe instalimi i kulturës së shtetarit si administrator i përgjegjshëm i interesit publik është një gur kilometrik. Zhvillimin sasior të saj e dallojmë nga numri i rasteve që ndiqen penalisht. Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm. Kultura e hetimit profesional, të paanshëm dhe të pavarur është, gjithashtu, një gur kilometrik”.

Presidenti i Republikës vlerësoi rëndësinë e ruajtjes të pastër të sistemit të drejtësisë: “Vetingu permanent, kontrolli i brendshëm dhe vetëpastrimi zënë vend të rëndësishëm në gurët kilometrikë të drejtësisë së re. Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër, si korrupsionin, klientelizminapo korporativizmin. Ajo duhet të shfaqë imunitet të padiskutueshëm dhe të jetë e padepërtueshme nga sëmundjet e vjetra. Drejtësia e re ka identitetin dhe moralin e njerëzve që e bëjnë dhe përbëjnë atë.”

Ndërsa u shpreh i sigurt për suksesin gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit apeloi: “Drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn. Rruga është ende e gjatë, por suksesi është shfaqur në horizont. Mbështetja ime ndaj jush është e palëkundur. Mbështes pavarësinë, transparencën dhe zbatimin e standardeve. Me përkushtimin tuaj, jam i sigurt që suksesi do të jetë i arritshëm”.

Këto mesazhe Presidenti i Republikës i përcolli në prani të personaliteteve të fushës së drejtësisë, përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, akademikëve dhe studentëve të drejtësisë të cilëve u garantoi mbështetjen e tij të palëkundur në këtë rrugëtim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve
Para 4 minutash

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i ...

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit
Para 7 minutash

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit

Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drejtuesit
Para 20 minutash

Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drej...

Andi Verçani shpërthen për ligjin e sponsorizimit: Fëmijët taksohen më shumë se kazinotë!
Para 25 minutash

Andi Verçani shpërthen për ligjin e sponsorizimit: Fëmijët taksohen më shumë se kazinotë!

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 14 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.