Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Doktrina e frikshme e BE-së: Territor në këmbim të anëtarësimit

Forum E hënë, 26 Korrik 2021 03:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arben Manaj
Deklarata kërcënuese e “Mr. Konjakut” evropian, “të uritur” në Tiranë, Zhon Klod Junker, se Shqipëria, do duhet të zgjidhë çështjet territoriale me Greqinë, përpara se t’i hapet drita jeshile për në BE, zor se nuk sinjalizon aplikimin e një doktrine diplomatike të rrezikshme nga BE-ja, sipas së cilës, vendet aspirante do duhet të cenojnë territore ndaj fqinjëve veto-vendosës, në rast se duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

E thënë shkoqur, ai i tha shqiptarëve që të bëjnë “deal” me Athinën për detin, e cila duhet kënaqur prej saj, pasi është kusht që të fillojnë negociatat për anëtarësim me Tiranën. Nënteksti është se Greqia mund ta bllokojë këtë proces. Dhe nuk është hera e parë që BE po aplikon një doktrinë të tillë. Në Kosovë, demarkacioni me Malin e Zi, është e njëjta gjë, sepse përndryshe nuk ka regjim vizash për kosovarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

Imagjinoni se çfarë mund të kërkohet më vonë dhe në çfarë thele mund të katandisen kaposhët shqiptarë deri në anëtarësim të plotë, nëse lejohet të kalojë miu njëherë poshtë hundës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Padyshim, BE-ja, me vende si ato nga Ballkani, që prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë, dhe me aq shumë çështje të ndërlikuara territoriale, nisur edhe nga precedenti i Sllovenisë dhe Kroacisë, dëshiron t’i zgjidh këto çështje përpara se vendet kandidate të hyjnë në BE dhe të mos ketë kosto e vonesa, që rrjedhin nga vetot e mundshme të vendeve që janë ndërkohë anëtare ndaj fqinjëve të tyre kandidatë.

Kjo është e kuptueshme, por ajo që është e frikshme, është se kandidatët janë më të rrezikuarit dhe më të cenueshmit përballë fqinjëve paraprakisht anëtarë.

Dhe, të kërkosh humbje të tilla sovranitetetesh territoriale, si çmim për anëtarësim, është ku e ku, me humbjet e sovraniteteve kushtetuese, parlamentare apo ligjore, që kanë egërsuar shumë marrëdhëniet e shteteve anëtare me Brukselin, siç ishte rasti i BREX-it.

Rasti i marrëveshjes se Detit me Greqinë, dhe nevoja akute e qeverisë së ditës në Shqipëri, për një sukses të përkohshme politik, në kurriz të një humbjeje të madhe hipotetike afatgjatë, në rast të një marrëveshje në dëm të Shqipërisë, do të ishte një tradhti kombëtare në thelb.

Ramën e kam vlerësuar maksimalisht për politikën e tij të jashtme dhe qasjen në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi kam menduar dhe ende mendoj, se ka sjellë një element të munguar deri me sot në diplomacinë shqiptare; atë të dinjitetit të munguar dhe vetërespektin jokompleksiv me të huajt.

Unë nuk dua të paragjykoj dhe nuk mendoj se do të jetë rasti që Rama të këmbejë një arritje të vogël politike dhe diplomatike në kohë, siç është shumë e rëndësishme në vetvete, çelja e negociatave për anëtarësim me humbje territoresh, nëse do të ishte ky çmimi që do duhet të firmos, poqese e lanë ta firmosë, gjithsesi.

Negociatat, për nga përkufizimi klasik, nënkuptojnë gjetjen e një terreni të përbashkët dhe kompromisi për të dyja palët që negociojnë, përndryshe nuk quhet e tillë.

Por, në rast se një presion i shtuar si ky i Junkerit nga BE-ja, për të bërë medoemos kompromis dhe arritur një marrëveshje për çështjet territoriale detare me Greqinë, do të ishte haraçi shqiptar për hapjen e negociatave, atëherë kurrë mos u hapshin.

Më e ndershme në një rast, e përsëris hipotetik, do të ishte ose referendumi popullor për atë marrëveshje, ose çuarja e çështjes në gjykatën ndërkombëtare në Hagë, për t’i dhënë ajo zgjidhje, ç’ka do lehtësonte politikisht nga një barrë e madhe politike me elemente tradhtie kombëtare, çdo qeveri dhe kryeministër të ditës në Tiranë.

Maqedonia, të mos harrojmë, nuk lëshoi dhe nuk po lëshon territore edhe përkundër mos-hyrjes në NATO për çështjen e emrit, por thjesht po merret me konvencione, e heq emra aeroportesh e rrugësh, por nuk po cedon territore.

Nëse Shqipëria dhe administrata e saj aktuale, sërish poqese e lënë, do t’i hyjë kësaj rruge, do të krijojë përpos të tjerash, edhe një precedent të frikshëm edhe për procese të ngjashme në të ardhmen, edhe për vende të tjera të rajonit si Kosova, së cilës mund t’i kërkohen sakrifica të mëdha për kompromis me Serbinë, e cila do ç’bej territorialisht, atë që arriti ta ruajë fushata ajrore e NATO-s në ish-Jugosllavi.

Nuk besoj se Junker e lëshoi bombën në Tiranë se ishte nën efektin e paplotësuar të vartësisë së madhe nga konjaku dhe as nga kërcitjet e barkut nga uria, por dukshëm, kjo është një doktrine, në thelb selektive, e aplikueshme me vende fragjile dhe lehtësisht të shantazhueshme, të cilat anëtarësimin në BE e kanë ëndrrën më të madhe, ndërkohë që largimin prej tij, të tjerët e kanë po aq ëndërr, siç po ndodh me BREX-it. /Shqip/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 15 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 16 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 20 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.