Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 12:01 Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Asamblenë e PS-së së Tiranës. Gjatë fjalës, kreu i qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elisa Spiropali: Kthehuni ta bëjmë Shqipërinë së bashku

Politikë E diel, 12 Maj 2024 16:46
Elisa Spiropali: Kthehuni ta bëjmë Shqipërinë së bashku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ju bashkua komunitetit shqiptarë të Greqisë, sot në në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’, me një fjalë shprehëse besimi dhe perspektive.

Mes të tjerash ajo ftoi shqiptarët në Athinë, të kthehen në Shqipëri, pasi siç u shpreh ajo, Shqipëria e sotme është vendi që kush kthehet me dijet, aftësinë dhe kursimet e punës në emigracion, i ka të gjitha për t’ia hapur vetes rrugën në një copë Europe në formim e sipër.

Fjala e plotë e Elisa Spiropalit:

Mirëdita këtu e kudo ku jeni shqiptarë të Greqisë nga Tirana, Korça, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Durrësi, Shkodra, Vlora, Kukësi, Fieri, Lezha, Dibra, Kolonja, Miredita a Malesia, e gjithe Shqipëria,

Kalimera Athina!

Një përqafim për çdo bir nëne që flet shqip në këte vend, për çdo motër vëllai, për çdo baba fëmijësh e bashkëshort gruaje që kanë ardhur apo po e ndjekin këtë kuvend nga të katër skajet e Greqisë, për të ndarë rrahje zemrash që këndojnë dhe vajtojnë në shqip dhe dashurojnë gjithashtu në gjuhën tonë të bukur, e cila na bën bashkë në ndjenjën e përkatësisë dhe të krenarisë shqiptare.

Miq, motra dhe vëllezër!

Sa herë vë këmbën në Greqi, më vjen i menjëhershëm mendimi i kohës kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe papritur kuptuam se ishim të gënjyer, se ishim të varfër e të pangrënë, se ishim të vetëm, në një botë tmerrësisht të madhe, që as e njihnim, as na njihte.

Atëherë, Greqia, fqinji ynë shekullor me të cilin shpesh kishim ndarë fate të përbashkëta, shpesh bukën e munguar, po edhe dashurinë, edhe plumbat, u shfaq pas asaj perdeje qorruese si toka e parë matanë humnerës së krijuar mes Shqipërisë dhe botës së lirë.

Krahë grekësh fisnikë e zemërgjerë, u zgjatën kur ne u shfaqëm në këtë tokë e ndanë me ne bukë e kripë, psomi e nero.

Dhjetëra mijëra histori suksesi hodhën farën e tyre në atë ribashkim fatesh, ku pati edhe fraktura të shumta e të dhimbshme nga përplasja si dallgë në fytyrë e një të panjohure, hija e një simbioze që po shfaqej në të gjithë perëndimin, ku emigranti ishte si fillim një kriminel dhe këtu në Greqi, krimineli ishte si fillim një shqiptar.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra dhe hesape të reja, në kufirin dikur të heshtur mes Shqipërisë dhe Greqisë, nisën të riluajnë si në një pllakë të shpluhurosur gramafoni kërcitje të forta, nën gjilpërën e mërive të reja të ngritura mbi hesape të vjetra.

Pjesa tjetër është histori e një ndryshimi kolosal. Epokal.

Sot ajo pllakë vazhdon të rrotullohet hera-herës, por kërcitjet e gjilpërës së gramafonit, nuk i kalojnë më dot korridoret politikës së ditës dhe gjinkallat mediatike nuk i amplikifojnë dot ato kërcitje përtej orarit kur edhe ushqyesit e gjinkallave mbyllin qepenat e dyqaneve të lajmeve online dhe shkojnë në shtëpi, ku janë fqinj të mirë me shqiptarët në çdo lagje e rrugë të Greqisë.

Shqiptarët e Tiranës apo korçarët e Athinës dhe Selanikut, shqiptarët e vjetër e të rinj të Patrës apo Pargës, Korfuzit apo Paramithisë dhe grekët e lindur e të rritur këtu, ndajnë sot gotën e uzos dhe të rakisë, dashurojnë me këngët e Dalarës dhe Pariosit, të Eleni Furerës, Dua Lipës e Elsa Lilës dhe vallëzojnë greqisht zembelikon.

Dhe duke ju parë juve këtu dhe ata dhjetëra e qindramijëra shqiptarë të tjerë të Greqisë, që i kanë sytë sot në këtë sallë, e cila u bë për ditë si një fortesë që do merrej a s’do jepej, më vjen të bërtas, o Zot sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Të dashurit e mi,

Ndryshe nga Majlinda dhe Romina, lidhja e trungut tim familjar me Greqinë kalon përmes dellit suljot të nënës sime të lindur në Tiranë. Një degë familjeje shqiptare, e besimit musliman, që si shumë të tjera në atë kohë krijimi të shteteve tona, luftoi e u shpëngul në skajin më jugor të Shqipërisë, aty ku kloni ndante të dy vendet tona. Nëna ime u martua me babain tim ortodoks, siç janë martuar dhe kanë lindur fëmijë një pafundësi shqiptarësh, për të cilët, as feja dhe as origjina etnike nuk kanë qenë kurrë pengesë për të bashkuar fatet e tyre, në këtë hapësirë ku gjeografia dhe historia shpesh janë bërë barrikadat e politikës kundër popujve dhe pririrjes së tyre të natyrshme për t’i kapërcyer kufinjtë për dashurinë, për punën, tregtinë, kulturën, dijen dhe dëshirën për ta jetuar jetën, plot pasion e vrull siç bëjmë ne ballkanasit si pakkush tjetër në këtë kontinent të bekuar me emrin Europë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E di që sot ju jeni mbledhur kaq të shumtë, për të dëgjuar fjalën e dikujt, që rreth 25 vjet më parë ishte emigrant në Perëndim. Ai sot është Kryeministri i vendit tuaj, ku natyrisht ka ende plagë për të shëruar  dhe rrugë për të bërë deri në sheshin e flamujve të Europës së Bashkuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë, që ta mendoje se vendi ynë do të bëhej magneti i më se dhjetë milionë turistëve në vit, ndër të cilët edhe grekë sa të duash, për të kuptuar se si është kthyer bota përmbys.

Sot kur shqiptarët që duan ta sprovojnë  veten në kërkim të më shumë mundësish se sa ata shohin në Shqipëri zgjedhin të ikin, kjo përmbysje është gjithashtu edhe lajmësja e parë e një ftese deri dje jobindëse për rikthim, të atyre që kanë kursime për të investuar në bastin e sigurtë të Edi Ramës dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të rrinë.

Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, po është padiskutim vendi ku kush kthehet me dijet, aftësitë, eksperiencën dhe kursimet e punës në emigracion, i ka të gjitha për t’ia hapur vetes rrugën, në një  copëz Europe në formim e sipër.

Ju po vini në fakt, gjithnjë e më të shumtë për ta parë Itakën tuaj, kurdo që mundeni dhe shumë prej jush kur vini, i vëzhgoni mençurisht shtigjet e mundësive të rikthimit.

Shqipëria po bëhet miqtë e mi, po bëhet më e zonja, më e fortë, më e hapur për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë diçka me hiret e saj, duke investuar në shtëpitë e të parëve, me pjellorinë e saj, duke prodhuar nga toka e të parëve, me dijet e saj të reja, duke ngritur celula për të shfrytëzuar teknologjinë.

Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja.

Por gjithësesi falë jush sot, ka ndodhur mrekullia, sepse ju që jetoni këtu me kokën lart, respektoheni për punën tuaj, jo vetëm s’keni më siklet të thoni emrin shqiptar, po keni edhe kënaqësinë të dëgjoni kur grekët kthehen të habitur me vendin tonë, e keni bërë Shqipërinë më të madhe.

Sot nuk ka Shqipëri vetëm në Shqipëri dhe krenari vetëm për Shqipërinë, po ka Shqipëri edhe këtu, si njëherë e një kohë, kur në këtë vend flitej shqip nga të katër anët dhe shqiptarët ishin pjesë krenare e jetës së Greqisë. Ndryshimi me atë kohë është se sot shqiptarët e Greqisë janë një nga pararojat e Shqipërisë së anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Njësoj si grekët ju i përkisni tanimë jo vetëm me zakon, po edhe me ligj asaj familjeje, të cilës së shpejti do t’i bashkohet edhe nëna jonë Shqipëri.

Duke ndjekur gjurmën tuaj, shembullin tuaj, fuqinë tërheqëse të sukesit tuaj.

Uh, kujtoja se palestra e parlamentit m’i kishte neutralizuar përgjithnjë ato emocionet e herëve të para në podiume. Por tani që fjalës sime i erdhi fundi e më duket ia dola deri diku ta përcjell siç desha, mund t’ju rrëfehem që mbrëmë s’kam vënë gjumë në sy.

Edhe njëherë, evkaristo para poli shqipet e Athinës dhe të gjithë Greqisë!

Një përqafim të madh për secilin nga ju dhe një urim nga zemra që të gjitha të mirat t’u prijnë familjeve tuaja.

Rroftë Shqipëria., përfundoi me fjalën e saj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara
Para 2 minutash

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të k...

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 11 minutash

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste
Para 21 minutash

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re
Para 31 minutash

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 12 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 15 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 17 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 12 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.