
“Në mbyllje të vizitës së shkurtër në Tokio, një përqafim me komunitetin shqiptar në Japoni! Shumë mirënjohje Ambasadorit Gjergj Teneqexhiu dhe misionit tonë të Ambasadës Shqiptare në Japoni, për punën e palodhur e të përkushtuar prej vitesh!
Kënaqësi dhe takimi me ish-ambasadorin japonez në Tiranë, Ito Makoto, dhe atë të Kosovës në Tokio, Sabri Kicmari. Mirënjohje për shërbimin ndaj kombit e komuniteteve tona!”- shkruan Erion Veliaj.
