Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ermir Gjinishi: Në mëshirën e fatit, të dënuar me vdekje

Forum E martë, 17 Nëntor 2020 14:16
Ermir Gjinishi: Në mëshirën e fatit, të dënuar me vdekje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ermir Gjinishi –

Pas 8 vitesh në pushtet, në mungesë të një bilanci qeverisës, kryerilindasi ka zgjedhur si platformë politike për zgjedhjet e 2021, rrëke helmi me sharje e fyerje për median dhe opozitën.

Kryemjeshtri i manipulimit, për t’i ikur përgjegjësisë mundohet t’i fshihet realitetit. Më kot, gropa ekonomike sociale e politike ku e ka zhytur vendin rilindja nuk mbushet dot as me recitime gallataxhinjsh as me diversione dhe demagogji.

Askush s’e ka ushtruar me drejtësi pushtetin e fituar me poshtërsi thotë Taciti. Sipas vlerësimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipërisë ra në 4.5 në 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Referuar këtij rezultati, ne jemi vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europën Juglindore, pas Bosnjë- Hercegovinës.

Sipas raportit, qeveria ka dështuar me shëndetësinë, korrupsionin, drogën, PPP-të, pastrimin e parave dhe informalitetin, ndërsa institucionet e ndëshkueshmërisë janë të kapura nga qeveria.

Shqiptarët po jetojnë kohën e mortit. Jemi të kënaqur me 50 viktima deklaronte kryerilindasja e Durrësit pas tërmetit nëntorin e kaluar, por kurrë nuk ndërmori ndonjë hap për të nxjerrë para drejtësisë vrasësit e ndërtimeve jashtë standartit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa tani, ministresha e shëndetësisë falas deklaron se do të bëjmë seleksionim nëse rëndohet gjendja. Krim shtetëror. Në vend të shërbimit, sekto-rilindja i ofron shqiptarëve vdekjen. Çfarë keni bërë ju zotërinj që gjendja të mbahet nën kontroll?

Mund t'ju interesojë

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

16 Nëntor 2026, 12:35
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Shifrat e vdekjeve janë të manipuluara. Gjatë muajve korrik-shtator ministria raportoi 322 vdekje ndërsa INSTAT 1300. Sigurisht shifrat janë akoma më të mëdha. Harta e përhapjes së pandemisë sot përfshin 24 bashki ku shërbimi mjeksor është katandisur si mos më keq.

Vetëm në Peqin javën që kaloi vdiqën 6 persona nga Covid, ndërsa mbrëmë në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë infektuar 10 të sëmurë.

Jemi të fundit, jo vetëm në Europë, por edhe rajon për përballimin e Covid-19. Medikamentet nuk rimbursohen, spitalet nuk përballojnë as fluksin e tamponëve.

Të papunët, invalidët, njerëzit me aftësi të veçanta, familjet me asistencë, nuk kanë asnjë mbështetje financiare nga shteti. Shqiptarët po marrin kredi për t’u trajtuar nga Covid-19. Referuar të dhënave të OBSH-së kostot për t’u kuruar shtyjnë drejt varfërisë 8% të familjeve shqiptare dhe rrënojnë ekonomikisht 12% të familjeve më të varfëra.

Shqiptarët janë të varfër sepse kanë 8 vite që vidhen nga një bandë hajdutësh që po u merr dhe shpirtin. 100 milion euro ishte shuma që u është paguar koncesioneve PPP të oligarkeve të qeverisë deri në maj 2020. Ndërsa 4 oligarkët e PPP-ve të deritanishme në shëndetësi (check-up, sterilizimi, dializa dhe laboratorët), do t’i kushtojnë buxhetit plot 370 milion euro.

Strategjia botërore e trajtimit të Covid-19 testim-gjurmim-trajtim tek ne nuk ekziston. Kryevirologu jonë i partisë-shtet, me “kompetencë”, deklaron se testimet nuk kanë asnjë vlerë, duke na kujtuar se pushteti në duart e një të padituri, është si shpata në dorën e një të çmenduri. Me metoda fashiste i turret me gjoba njerëzve pa maska, ndërkohë që të diagnostikuarit positive, gjezdisin serbes rrugëve.

Njerëzit po vetëvriten nga spitalet e shëndetësisë falas, kurse kryevirologu insiston në kompetencën e tij, se kjo ndodh kudo. Ka humbur arsyen dhe ekuilibrin mendor.

Askund në botë, pacientët me Covid-19 nuk hidhen nga spitalet, askund. Parrulla “shëndetësia falas” e sekto-partisë qeverisëse e ktheu sistemin e shëndetësisë në një maskaradë.

Projekti i sektit të rilindjes për shëndetësinë nënkupton kondrabandë dhe tendera për oligarkët. 69 tendera në shëndetësi i janë dhënë një kompanie të vetme, 78% e të cilave pa garë, në mungesë totale të konkurrencës.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Sipas KLSH, 63% e kontratave të qeverisë janë në shkelje të rënda të ligjit.

Qeveria e hienave nuk ngopet as me vdekjen. Kryevirologu i kërkon mandatin e tretë popullit që e ka dënuar me vdekje. Ethet e kryeqeveritarit tonë dhe sektit të tij nuk janë të kovidit, por të pushtetit.

Janë ethet e humbjes së pushtetit të vjedhur me paratë e krimit. Ai i ngjan një fantazme hipur mbi gërdallën që tërheq qerren e korrupsionit qeverisë.

Edhe po të keni kështjella, nuk ju shpëtojnë dot nëse urreheni nga populli thotë Makiaveli. Ikni dhe lërini shqiptarët të jetojnë.

Etiketat e lidhura

Ermir Gjinishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 3 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 4 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 8 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.