Nga Agron Gjekmarkaj
Ata pyesin! Kush jeni ju?! Kush?!
Partia Socialiste që duhej të ishte sociale dhe socialiste me shqiptarët, apo një organizatë partnere dhe e tillë vetëm me banditët e cituar nga ish Zv. Kryeministri juaj?
Kush jeni, partia që matet elektoralisht me kundërshtarët apo ajo që pret agimin e ”Fitoreve” pas natës së errët të kërcënimit të tyre nga të “fortet” me “thikat e tyre te gjata”.
Kush jeni, lokomativa apo vagonët?
Kush jeni, partia e gjuhës politike apo ajo e enkroçatit?
Kush jeni, padronët apo Hyzmeqarët lepe peqe, administratoret e asaj që konsiderohet “Res publica” apo grabitësit e saj ?
Kush jeni, ata që marrin urdhra natën për tu dridhur ditën, apo e dridhni ditën për të fjetur natën?
Kush jeni, partia e qytetarve apo e investitorve strategjikë të partisë? Kush jeni, partia që i djeg plehrat në inceneratorë apo inceneratori që djeg paratë e lë plehrat?
