Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri dhe Llatja: Elbasani në vëmendjen e qeverisë për shumë projekte dhe investime

Aktualitet E mërkurë, 5 Qershor 2024 14:02
Gjiknuri dhe Llatja: Elbasani në vëmendjen e qeverisë për shumë projekte dhe investime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një investim prej 13.8 milionë euro nga KFV-ja gjermane ka gjetur zbatim në Elbasan me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë në rajonin Nr. 3 dhe në qytetin e Elbasanit.

Gjatë një inspektimi të vijimit të punimeve, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Gledian Llatja dhe deputeti i zonës Florenc Spaho, theksuan rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm në qytet, i cili prek jo vetëm linjat kryesore, por edhe ato sekondare dhe terciale.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, bëri një përmbledhje të punimeve, duke theksuar, se “ne po punojmë me tetë sektorë në qytet, në bashkëpunim me Ujësjellësin, duke marrë të gjitha masat që të mos kemi probleme me qarkullimin e mjeteve aty ku po ndërhyhet. Janë shumë rrugë në të cilat po ndërhyhet në qendër të Elbasanit, për të siguruar ujë 24 orë për qytetarët. Ky projekt, që po ecën me ritme të mira, është mbështetur nga KFV-ja gjermane dhe qeveria shqiptare. Ne po sigurohemi që të gjitha punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe me standardet më të mira.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Investimi prek jo vetëm linjat kryesore, por edhe ato sekondare dhe terciale. Ai po kryhet në të gjithë qytetin me qëllim që i gjithë Elbasani të ndjejë ndikimin e tij, me rajonin Nr. 3 që përfiton më shumë nga ky investim. Projektet parashikojnë shtrimin e 2.6 km tubacione kryesore dhe 42.5 km tubacione shpërndarjeje, nga të cilat do të përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Llatja shtoi se, “kemi filluar një projekt të cilin e kishim premtuar se do të ecte shpejt. Me investimin e ri, që përfshin standardet më të mira europiane, jemi të sigurt që përveç presionit të mirë për të gjithë banorët, do të kemi edhe prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe një sistem të plotë ndërlidhjeje nga tubacioni kryesor te konsumatori fundor. Projekti po ndërhyhet në të gjitha lagjet kryesore të qytetit dhe synon të sigurojë ujë 24 orë për të gjithë qytetarët e Elbasanit.”

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 3 orësh
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Para 4 orësh
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

Para 4 orësh

Në këtë kuadër, kryebashkiaku Llatja kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për trafikun disi të rënduar për shkak të punimeve kudo në qytet.

Drejtuesi i qarkut Damian Gjiknuri duke qenë dëshmitar i zhvillimit të këtij projekti, edhe një herë vuri në dukje faktin se projektet do të vazhdojnë, pasi Elbasani është në qendër të vëmendjes së qeverisë shqiptare dhe një nga këto infrastruktura kaq të rëndësishme si uji i pijshëm dhe ujërat e zeza do të jenë në vëmendje të financimeve të vazhdueshme të qeverisë.

“Kam qenë dëshmitar i zhvillimit të projektit në shumë lagje të Elbasanit. Premtimi bazë që qyteti i Elbasanit të ketë furnizim të vazhdueshëm me ujë po realizohet. Ky projekt është vetëm fillimi, dhe financimi nga qeveria shqiptare është siguruar për projekte të tjera në të ardhmen. Ne qëndrojmë pranë qytetarëve në këtë fazë tranzitore, duke u siguruar që përfitimet afatgjata do të jenë të ndjeshme për të gjithë“, tha ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 3 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 4 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 3 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 6 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 8 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.